Kërkimet për thesare, një zbavitje popullore për britanikët Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

Programe Forum - Welcome
Kërkimet për thesare, një zbavitje popullore për britanikët People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Kërkimet për thesare, një zbavitje popullore për britanikët People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kërkimet për thesare, një zbavitje popullore për britanikët

Shko poshtë

Kërkimet për thesare, një zbavitje popullore për britanikët Empty Kërkimet për thesare, një zbavitje popullore për britanikët

Mesazh nga Master Wed Jul 13, 2011 9:11 am

Në Britani kërkimi për sende metalike është një hobi popullor prej vitesh. Klube të të apasionuarve pas këtij aktiviteti ekzistojnë në të gjithë vendin. Vitin e kaluar individët që merren me kërkime të tilla, apo detektoristët, siç i quajnë britanikët, kanë zbuluar objekte të rëndësishme si nga ana e vlerës ashtu edhe e rëndësisë arkeologjike.
Roger Mintit i buzëqeshi fati. Këto janë disa nga 6 mijë monedhat e arta dhe të argjendta që ka gjetur duke kërkuar për sende metalike në jug-lindje të Anglisë disa vjet më parë. “Këto monedha janë ar i pastër”, tregon Mintey.Ai bëri rreth 250 mijë dollarë nga ky zbulim. Monedhat datojnë nga shekulli i 13 deri në të 15-in dhe ofrojnë një dritare mbi atë periudhë. “Këtu shihet një anije dhe mbreti. Një simbol për t’ua kujtuar të gjithëve, edhe armiqve, se Anglia ishte fuqi e madhe”.Mintey i zbuloi monedhat në një kantier ndërtimi. Atje tani është ngritur një shtëpi. Zbulimi, siç e pohon ai vetë, ishte thjesht fat:“S’do të gjej më kurrë diçka të ngjashme, por kjo nuk më bën ta lë kërkimin. Nuk jam detektorist për famën, apo për paratë, por sepse më pëlqen”.Sot ai ka dalë për kërkim dhe shpreson që pajisja të japë sinjal.Kur merr sinjal, ai fillon gërmimin, por këtë radhë gjen vetëm metal pavlerë. Në Britani ky është një aktivitet popullor me klube entuziastësh në të gjithë vendin. Ka njerëz që kanë zbuluar objekte me shumë vlerë.Në Muzeun Britanik të Londrës, Staffordshire Hoard, është koleksioni më i madh i objekteve të artizanatit anglo-sakson, por njëkohësisht zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë nga një detektorist. Këto objekte u zbuluan vjet në Stafordshire në Anglinë qendrore. Michael Lewin është zëvendës drejtori i muzeut për objekte dhe thesare të vogla. “Ka plot sende ari e argjendi, kryesisht nga objekte lufte, si këllëfi i shpatës dhe gjëra të tilla, pra është një zbulim fantastik”.Ekspertët thonë se kur objektet pastrohen dhe analizohen, ata mund të ndryshojnë plotësisht botëkuptimin tonë për atë periudhë. Këto objekte anglo-saksone i gjeti Terry Herbert. Ai do të ndajë shpërblimin prej 5 milionë e 250 mijë dollarësh me të zotin e shtëpisë. “Më ka sjellë më shumë kënaqësi se të fitoj lotarinë. Gjëra të tilla ka ende nën tokë. Ndoshta ka edhe objekte më të vlefshme se ato që gjeta unë”.Pas zbulimit, arkeologët erdhën për të nxjerrë thesarin nga toka,pasi Herbert njoftoi autoritetet lokale. Lewis i Muzeut Britanik thotë se shumë zbulime arkeologjike janë bërë nga detektoristët dhe mes tyre dhe historianëve ekziston një bashkëpunim i mirë.“Jemi shkëputur nga periudha kur mes detektoristëve dhe arkeologëve kishte konflikte të shumta dhe jemi tani në periudhën kur përpiqemi të punojmë së bashku dhe të përdorim aftësitë e detektoristëve më të mirë të arkeologjisë”.Ndërkaq, Roger Mintey vazhdon të kërkojë, por ende s’ka gjetur ndonjë thesar të ri. “Nuk është monedhë romake siç shpresoja, bile nuk është as monedhë e periudhës së Viktorias”. Mintey thotë se rreth 60 për qind e objekteve që gjen janë pa vlerë. Të tjerat mund të jenë metal për t’u shkrirë ose monedha aktuale. Por ai e bën këtë për tjetër arsye: “Për ekzaltimin, pasi nuk i dihet kurrë se çfarë zbulon kur dëgjon një sinjal të ri”. Sinjali mund të paralajmërojë ekzistencën e një thesari. Megjithëse Mintey pohon se zbulimet e mëdha ndodhin një herë në jetë, ai nuk heq dorë nga kërkimi
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi