This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Vlorë, dy të rinj arrestohen me 500 gramë heroinë
Faqja 1 e 1
Vlorë, dy të rinj arrestohen me 500 gramë heroinë
VLORE – Lajmifundit – Dy persona janë arrestuar nga policia në Vlorë më datë 13.07.2011 rreeth orës 01:00 me akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike. Arrestimet sipas policisë janë kryer nga nga Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë në kuadër të operacionit të koduar “Rinia”.
Gjatë këtij aksioni kanë rënë në pranga shtetasit Adriatik Misto Lutaj, vjeç 20, banues në lagjen “10 Korriku” dhe Rikelv Apostol Alimuçi, vjeç 23, banues në lagjen “10 Korriku”.
Policia tha se arrestimi I këtyre shtetasve u krye pas informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Adriatik Lutaj shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Vlorës. Mbas kontrollit fizik që ju bë në orën 18:00, në lagjen “Isa Boletini” ju gjet një pako me pluhur e dyshuar si ajo e llojit Heroinë me peshë gjysëm kilogram, të cilën dyshohet ta ketë blerë te shtetasi Rikelv Alimuci.
Nga konrtolli i ushtruar në banesën e shtetasit Rikelv Alimuci janë gjetur dhe sekuestruar edhe 4.4 gr lëndë narkotike e dyshuar si Hashash si dhe 2.1 gr pluhur i bardhë i dyshuar si Kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 3 (tre) aparate telefonik celularë.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në kushtet e bashkëpunimit parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Similar topics
» Masakrohet me gurë 37-vjeçari në Berat, arrestohen dy vrasësit
» Greqi, 32-vjeçarja shqiptare arrestohet me dy kilogramë heroinë
» Atentati me eksploziv në Vlorë, dy pista për vrasjen e gjyqtarit
» Kërkonin 250 euro për provimet e maturës, arrestohen 4 mësues
» Katër shqiptarë dhe italiane arrestohen me 310 kilogramë marijuanë
» Greqi, 32-vjeçarja shqiptare arrestohet me dy kilogramë heroinë
» Atentati me eksploziv në Vlorë, dy pista për vrasjen e gjyqtarit
» Kërkonin 250 euro për provimet e maturës, arrestohen 4 mësues
» Katër shqiptarë dhe italiane arrestohen me 310 kilogramë marijuanë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|