Kejdi Jashari shpallet më e bukura e Shqipërisë Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

Programe Forum - Welcome
Kejdi Jashari shpallet më e bukura e Shqipërisë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Kejdi Jashari shpallet më e bukura e Shqipërisë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kejdi Jashari shpallet më e bukura e Shqipërisë

Shko poshtë

Kejdi Jashari shpallet më e bukura e Shqipërisë Empty Kejdi Jashari shpallet më e bukura e Shqipërisë

Mesazh nga Embelsira Sat Jul 16, 2011 9:12 pm

Më e bukura e Shqipërisë tashmë mban emrin, Kejdi Jashari. Vajza 17-vjeçare nga Tirana është shpallur “Miss Shqipëria” mbrëmjen e së dielës në kalanë e Krujës. Mes 31 konkurrenteve të ardhura nga të gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve, por edhe vende perëndimore ku jetojnë prej vitesh, bukuroshja nga Tirana ka arritur të dallojë, duke fituar kurorën e ëndërruar. Vajza, e cila sapo ka përfunduar vitin e dytë në “Kolegjin Turk”, është tanimë përfaqësuesja shqiptare në disa aktivitet ndërkombëtare të bukurisë, ekskluzivitet i “Deliart Association”. Shoqëruesja e parë u shpall Entela Bebri, ndërsa shoqëruesja e dytë e “Miss Shqipëria”, Enxhi Qehaja. Pozimi para fotografëve i treshes fituese i ka dhënë fund në orët e vona të së dielës edicionit të 13-të të “Miss Shqipëria”, i cili këtë vit u organizua në Krujë, mbi një skenë gjigande të ngritur në një sipërfaqe prej 800 metrash katrorë. Por, përveç garës së fortë, në destinacionin e fundit të shtegtimit të këtij viti, “Miss Shqipëria 2011” solli edhe spektakël me të ftuar dhe surpriza të shumta, nën drejtimin e prezantuesit Alert Çeloaliaj. Të ftuar në këtë mbrëmje ishin këngëtari Devis Xherahu, i cili prezantoi këngën e tij të re, të shoqëruar nga një klip i realizuar me 31 konkurrentet e këtij viti, Big Basta, Eneda Tarifa, Dr. Flori etj. Por, edhe vetë vajzat me performancat e tyre kanë krijuar një atmosferë të veçantë në kalanë e Krujës. Përpara natës finale, konkurrentet, ashtu siç është bërë traditë tashmë, zhvilluan një tur të gjatë, i cili filloi në Veri, vazhdoi në skajet jugore të Shqipërisë për t’u përmbyllur në Krujë. Stacioni i parë ishte një tjetër qytet historik, ai i Prizrenit në Kosovë, ku vajzat u pritën nga drejtuesit lokalë dhe kanë vizituar monumentet historike të qytetit. Në Kosovë ato bujtën edhe në qytetin e Suharekës, ku gjithashtu kanë gjetur mikpritjen speciale shqiptare, e cila është shoqëruar edhe nga minispektaklet që bukuroshet organizojnë përgjatë turit të përvitshëm të “Miss Shqipërisë”. Në kthim vajzat janë ndalur në “Hotel Continental” në Vorë, ku një javë para natës finale u zgjodh “Miss Bikini 2011”, e cila për këtë vit ishte 16-vjeçarja Sara Gjoni, basketbolliste e ekipit Kombëtar.
Prej këtij rrugëtimi, turi ka vazhduar drejt Jugut për të ndalur afër skajit më jugor, në Ksamil. Atje ato kanë shijuar bukuritë natyrore, freskinë e detit dhe traditën vendase, e cila ka vijuar me një udhëtim turistik përgjatë bregut deri në Vlorë, një tjetër qytet i përfshirë në hartën e vendeve që duheshin vizituar këtë vit. Stacioni i fundit është shënuar në Krujë, ku përveç vendeve historike, vajzat kanë vizituar edhe teqenë e Sarisatllëkut, shpellën që fshihet nën majën e malit që mban edhe qytetin e Skënderbeut. Krahas garës për kurorën e Miss Shqipërisë, vajzat kanë pasur mundësinë edhe të sfilojnë gjatë spektaklit “Netët e klipit shqiptar”, me veshje firmosur Sherri Hill, sponsor zyrtar i “Miss Univers”
Embelsira
Embelsira
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 562
Reputation : 3
Join date : 17/06/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi