This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 20 mijë lekë
2 posters
Faqja 1 e 1
Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 20 mijë lekë
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e pagës minimale në shkallë vendi në masën 5.2 përqind, krahasuar me pagën minimale aktuale. Në bazë të këtij vendimi, paga minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person fizik dhe juridik, vendas ose i huaj, do të jetë 20 000 lekë në muaj.
Gjithashtu, për një mbrojtje më të mirë të punonjësve që punojnë me kohë të pjesshme ose jashtë kohës normale të punës është parashikuar edhe paga orare në masën 115 lekë.
Sipas sistemit të pagave të punonjësve mbështetës, mbi pagën bazë jepen shtesa për vështirësi, dëmshmëri shëndeti, natyrë të veçantë pune, vjetërsi në punë etj., të cilat shkojnë mesatarisht në 50 përqind mbi pagën bazë. Kështu, duke llogaritur këto shtesa, paga për punonjësit që punojnë në punët më të thjeshta në sektorin shtetëror shkojnë mesatarisht në rreth 30 000 lekë në muaj. Vendimi parashikon që jo pagë minimale të fillojë efektivisht nga data 1 korrik 2011.
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10 405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj të jetë 20 000 (njëzet mijë) lekë.
2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
3. Paga bazë minimale orare të jetë 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë) lekë.
4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
5. Vendimi nr.566, datë 14.7.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2011.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
Re: Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 20 mijë lekë
sa shum qenkan te e rrit pagen;po dilkan dificit te shkretet po ta rrisin me shume
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Pagova 3500 euro për gjoksin, ma shitën në gazetë për 200 mijë lekë
» Plazhi Velipojë, 100 lekë taksë hyrjeje nga korriku
» Qeveria e Kosoves shkel Pakon e Ahtisaarit
» Norvegji, Breivik: Flas për sulmet por të dorëhiqet qeveria
» Qeveria: 25 363 kuota pranimi në universitete për 2011-2012
» Plazhi Velipojë, 100 lekë taksë hyrjeje nga korriku
» Qeveria e Kosoves shkel Pakon e Ahtisaarit
» Norvegji, Breivik: Flas për sulmet por të dorëhiqet qeveria
» Qeveria: 25 363 kuota pranimi në universitete për 2011-2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|