This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Vitamina D dhe kalciumi pergjysmojne rrezikun e kancerit
2 posters
:: Shkencat Ekzakte :: Mjekesia
Faqja 1 e 1
Vitamina D dhe kalciumi pergjysmojne rrezikun e kancerit
Nje studim tjeter ka vertetuar dobite shendetesore mahnitese qe vitamina D dhe kalciumi kane, studim ky i cili tregon se keto dy suplement zvogelojne per 50% rrezikun e zhvillimit te kancerit te lekures tek grate.
Vitamina D dhe kalciumi
“Duket sikur ka deshmi premtuese per vitaminen D dhe kalciumin per parandalimin e melanomes ne grupet me rrezik te larte,” ka thene per gazeten USA Today Dr. Jean Tang prijes i studiuesve dhe asistent profesor i dermatologjise ne Shkollen e Mjekesise Te Universitetit te Stanford-it.
Studiuesit kane thene se grate me rrezik te larte te zhvillimit te kancerit jane ato te cilat kane pasur forma te tjera te kancerit jo te melanomes.
Perderisa vitamina D dhe kalciumi qe me pare jane te njohura si ndihmues ne zhvillimin e eshtrave, studiuesit gjithashtu po zbulojne se ato gjithashtu ndikojne edhe ne qeliza te tjera. Per shembull, studimet e meparshme kane zbuluar se vitamina D dhe kalciumi mund te ndihmojne ne zvogelimin e rrezikut ndaj kancerit te gjirit, kanceri i zorres se trashe dhe kanceri i prostates.
Dr. Tang spekulon se qelizat kancerogjene mund te kene qene prezent ne lekuren e atyre grave te cilat kane pasur kancer jo-melanoma por me marrjen e vitamines D dhe kalciumit… eshte zvogeluar rreziku i zhvillimit te tumorit.
Ajo thote se te marresh vetem 400 IU (international units) vitamina D per cdo dite mund te jete mase parandaluese, edhe pse Instituti Amerikan i Mjekesise tani per tani rekomandon 600 IU per cdo dite.
Dhe perderisa ajo tha se nuk ishte e sigurt se cila vitamina D apo kalciumi ishin me te efektshem, qe te dyja dukeshin se funksionin shume mire ne kombinim. Mund te jete se kalciumi luan rolin e saj per shkak se eshte pare me pare se zvogelon rritjet e tumoreve ne pacient me kancer te zorres.
Studimi i fundit thjeshte ofron me shume deshmi per efektet pozitive te vitamines D ne shendet.
Vitamina D – Nivelet e uleta
Nje studim tjeter ka zbuluar se nivelet e uleta te vitamines D anojne te lidhen me kanceret me agresive te gjirit si dhe me rrezik me te larte te kesaj dukurie.
“Shume mjeke te onkologjise tanime vec po percjellin nivelet e vitamines D tek pacientet e tyre me kancer gjiri dhe po rekomandojne suplement per nivele te uleta,” thote Dr. Laurie Kirsten, mjeke ne Qendren Mjekesore Beth Israel ne Nju Jork. “Te lidhesh nivelet e vitamines D me agresivitet te ndonje tipi te vecante te kancerit te gjirit eshte nje zbulim interesant.”
Vitamina D kunder depresionit, osteoporozes, trashjes dhe diabetit
Pervec kancerit, vitamina D gjithashtu eshte zbuluar se ndihmon ne kontrollim dhe parandalim te depresionit, osteoporozes dhe bile mund te kete efekt pozitiv ndaj trashjes dhe diabetit.
E sa per mungesen e vitamines D, edhe kjo vazhdimisht eshte bere teme studimi. Nje grup studiuesish ne rritje e siper kane treguar se mangesia e ketij suplementi mund te coje drejt problemeve te ndryshme shendetesore.
Nivelet e uleta te vitamines D mund t’i prekin edhe te porsalindurit. Nje studim Holandez ka zbuluar se nivelet e uleta te vitamines D tek te porsalindurit i bene ata per gjashte here me me shume gjasa te zhvillimit te RSV (Viriusi Sincital Trakit Te Frymemarrjes), shkaktari primar i infeksionit serioz te mushkerive ne muajt e pare te jetes se foshnjes.
Sipas nje studimi te bere nga Universiteti i Pitsburg-ut, studim i cili ka percjell 200 pacient te racave (bardh dhe zi) te moshave nga 8 deri 18, Vitamina D, mungesa e saj, eshte gjithashtu e lidhur me trashjen tek femijet.
Nje raport ne rezultatet e ketij studimi tregon, ‘Rezultatet tregojne lidhje te forte ne mese te mungeses se Vitamines D dhe indeksit te larte te mases trupore, niveleve te larta te dhjamit, dhe nivele te uleta te kolesterolit te mire’.
A je i bindur se Vitamina D te ndihmon te jesh me i shendetshem, duhet te jesh sepse deshmite po shtohen per ta vertetuar kete.
Re: Vitamina D dhe kalciumi pergjysmojne rrezikun e kancerit
shyqyr qe te n dihmonkan per dicka se ngelen tu then vitamina,vitamina....
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
:: Shkencat Ekzakte :: Mjekesia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|