This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Aleanca Kuq e Zi: Protesta në tetor
Faqja 1 e 1
Aleanca Kuq e Zi: Protesta në tetor
Aleanca Kuq e Zi diskutoi të mërkurën mbi procedurën e shpalljes anti-kushtetues të ligjit për regjistrimin e popullsisë dhe detyrimin për heqjen e imunitetit të dy deputetëve që votuan në parlament në emer të kolegëve.
Aleanca “Kuq e Zi” paralajmëroi protesta në shtator dhe tetor dhe paralajmëroi se nëse ky regjistrim nuk deklarohet antikushtetues, atëherë do t’i bëhet thirrje qytetarëve, që në mënyrë masive të grisin formularin e regjistrimit etnik.
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu tha se “Greqia nuk mund t'i imponohet Shqipërisë për të ndjekur procesin e regjistrimit etnik, kur vetë ajo si anëtare e BE-së nuk e aplikon këtë procedure dhe nuk njeh pakica etnike apo pakica kombëtare në territorin e saj dhe i imponohen Shqipërisë me një standard të paqënë”. Zoti Spahiu publikoi formularin e regjistrimit të popullsisë në Greqi, i cili nuk përmban pyetjet mbi etninë dhe fenë.
"Greqia nuk njeh pakica etnike apo pakica kombëtare në territorin e saj dhe ne denoncojmë servilizimin qeveritar ndaj Greqisë", tha nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu.
Dhjetra historianë, intelektualë, juristë dhe gazetarë u bashkuan sot me aleancën Kuq e Zi në debatin dhe aksionin kundër regjistrimit etniko fetar që sipas aleancës, është një kërkesë e qarqeve greke për të shpallur Shqipërinë një shtet multietnik dhe që cënon integritetin territorial të jugut të Shqipërisë.
"Ky lloj regjistrimi është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ideja për këtë regjistrim dhe alarmi i parë janë dhënë që në vitin 2004”, tha historiani Pëllumb Xhufi, dhe nënvizoi se “regjistrimi me kriteret e vendosura në ligj, shënon përplasje flagrante me konventën ndërkombëtare.”
Aleanca Kuq e Zi kërkoi gjithashtu heqjen e imunitetit për dy deputetët që votuan me dy duar në parlament në mungesë të dy deputetëve të tjerë, që ndodheshin në Itali dhe Turqi duke shkelur parimin kushtetues se "vota është vetiake" dhe se "vota nuk delegohet". /Telegrafi/
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|