This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Problemet pas lindjes
2 posters
:: Shkencat Ekzakte :: Mjekesia
Faqja 1 e 1
Problemet pas lindjes
Dhembja e shpinës që paraqitet gjatë shtatzënisë, shpesh zhduket spontanisht disa javë
Edhe pas lindjes kam dhembje shpine. A do të më kalojë kjo?
Dhembja e shpinës që paraqitet gjatë shtatzënisë, shpesh zhduket spontanisht disa javë pas lindjes. Megjithatë, mund të lajmërohet përsëri pas një kohe, e provokuar me bartje të rënda dhe me bartjen e foshnjës. Duke u rritur foshnja, rritet edhe dhembja. Mundohuni që te ndihmoni vetveten: kur foshnja fle, ndani disa minuta që të bëni ushtrime të tendosjes. Foshnjën ngriheni me trup, dhe jo me duar të hapura. Nëse ngrini foshnjën , uluni në gjunjë. Nëse dhembjet janë të mëdha, dhe nuk zvogëlohet intensiteti fare, atëherë konsultohuni me mjekun.
A janë normale dhembjet në zonën e bishtit të kockave?
Gjatë lindjes natyrale, sidomos tek lindjet e fëmijëve më të mëdhenj në peshë, mund të ndodh çarja apo fraktura e ashtit të pjesës së pasme. Kjo shkakton dhembje të mëdha në pjesën e pasme, të cilat rriten gjatë qëndrimit në këmbë dhe ulur. Mundohuni që të shtriheni anash, dhe të uleni në jastëk të butë. Nëse gjatë pushimit dhembja nuk ndalon, atëherë duhet ti lajmëroheni mjekut të ju bëjë një incizim apo të ju udhëzojë për trajtime të mëtejshme.
Jam mjaft e lodhur pas lindjes, a është kjo normale?
Po, natyrisht. Lindja është një ngjarje e lodhshme për organizmin e gruas, e cila harxhon një pjesë të madhe të energjisë. Nëse i shtojmë edhe humbjen e gjakut, zvogëlimin e sasisë së ushqimit, është më se e qartë se përse jeni të lodhur. Mundohuni që të pushoni, të flini, kurdo që të ju mundësojë këtë foshnja. Ushqimi duhet ti përshtatet perpunimit, gjegjësisht periudhës së paslindjes, me konsumim adekuat të lëngjeve.
Pas lindjes ende kam ënjtje këmbësh. A duhet ta zvogëloj konsumimin e ujit?
Jo, ënjtja e këmbëve nuk është e lidhur direkt me konsumim të ujit. Madje nëse e zvogëloni shumë konsumimin e ujit, mund të vije deri tek dehidrimi dhe problemet tjera. Së pari matni tensionin e gjakut. Nëse është mbi 140/90 mm, duhet ti lajmëroheni mjekut.
Në rastet me tension normal të gjakut, mundohuni të zvogëloni konsumimin e kripës apo shmangni gjërat ushqimore të cilat përmbajnë nivel të lartë të kripës (prodhimet e mishit të terur, djathërat e fortë, picat…) apo ndaloni të kriposni intensivisht ushqimin (patatet, sallatat) dhe konsumoni ujë natyral në vend të atij të gazuar. Gjatë pushimit ngrini këmbët mbi nivel të trupit, dhe në mbrëmje gjatë dushit, masazhoni këmbët me ujë të ftohtë apo të vakët.
Nëse ënjtja edhe më tej është prezent, lajmëroni mjekun. Gjithashtu, nëse ënjtja lajmërohet vetëm në një këmbë, e përcjellur me të skuqura dhe dhembje, duhet të konsultoheni me mjekun shkaku i rrezikut të paraqitjes së trombozës në vena.
A mund të jetë lodhja e paslindjes simptomë, që kam probleme me gjëndrën tiroide?
Rreth 5 % e grave, pas lindjes kanë tireoiditis postpartal. Sistemi imunitar sulmon gjëndrën tiroide, duke shkaktuar së pari punën e rritur të saj (hipertireoidizmin), ndërsa pas disa muajsh, funksionin e zvogëluar të saj (hipotireoidizmin). Paraqitet 4-12 muaj pas lindjes, kështu që nëse keni lindur para disa ditësh, kjo ndoshta është vetëm lodhje.
Shenjat e hipertireoidizmit:
• Ndjenja e nxehtësisë
• Humbja e peshës trupore gjatë apetitit të shtuar
• Rritmi i shpejtë i zemrës, me mbi 100 rrahje në minutë
• Ndjenja e rrahjes së zemrës
• Pagjumësia
• Dridhjet e duarve
Shenjat e hipotireoidizmit:
• Ndjenja e të ftohtit
• Apetit i zvogëluar
• Shtimi në peshë
• Lëkura e thatë
• Depresioni
• Lodhja
Kam vërejtur që po djersitem shumë, sidomos gjatë natës. A duhet të konsultohem me mjekun?
Djersitja e shtuar pas lindjes, më së shpeshti, është mënyra se si organizmi liron lëngjet e tepërta të mbledhura gjatë shtatzënisë. Përcjelljet me urinim të shtuar dhe të shpeshtë. Kjo gjendje zgjat disa javë, megjithatë është vërejtur që zgjat më shumë tek nënat gjidhënëse. Mos u brengosni dhe mos zvogëloni konsumimin e ujit, duke dashur të ndaloni djersitjen, përkundrazi preferohet të konsumoni sa më shumë lëngje ashtu që të arrini baraspeshën në organizëm./bebaime/

Snake- V.I.P
- Numri i postimeve : 87
Reputation : 0
Join date : 30/07/2011
Re: Problemet pas lindjes
A SA SHUM DO I DASHKI GRAT TI E ADMINI AHAHAHA
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Seksi i rregullt, tejkalon problemet
» KUSH KA KOHE TE PIME NJE KAFE DHE TE BASHKEBISEDIJM PER TE GJITHA PROBLEMET QE KEMI
» Ushtrime për gjoksin pas lindjes
» Kuptimet e diteve te lindjes
» Data e Lindjes dhe misteri i saj
» KUSH KA KOHE TE PIME NJE KAFE DHE TE BASHKEBISEDIJM PER TE GJITHA PROBLEMET QE KEMI
» Ushtrime për gjoksin pas lindjes
» Kuptimet e diteve te lindjes
» Data e Lindjes dhe misteri i saj
:: Shkencat Ekzakte :: Mjekesia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|