This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Rrezikon jetën por dëshiron ta ketë gjoksin më të madh në botë
:: Forume te tjera :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Rrezikon jetën por dëshiron ta ketë gjoksin më të madh në botë
Braziliania Sheyla Hershey (31 vjeçare), e cila për pak sa nuk vdiq nga infeksioni i shkaktuar nga silikoni i tepërt në gjinjtë e saj, sërish dëshiron ta ketë gjoksin më të madh në botë.
Në fillim të këtij viti kjo manekine me gjoks të bujshëm u përpoq ta vriste veten me tableta për gjumë pasi mjekët ia nxorën silikonet për t’ia shpëtuar jetën.
Herën e fundit kur i rriti gjinjtë ajo vendosi 3.5 litra silikon në secilin gji dhe kështu u regjistrua në librin e rekordeve Guinness. Titullin për gjinjtë më të mëdhenj nuk e humbi as kur për shkak të infeksionit të rrezikshëm me stafilokok mjekët u detyruan t’ia heqin, pasi askush nuk u paraqit me gjinj më të mëdhenj.
Operacionin më të ri për rritjen e gjoksit, e cila deri më tash ka bërë rreth 30 operacione, e ka rezervuar për fund të muajit korrik. Silikonet do t’i vendosë në Meksikë sepse madhësia e silikonit që ajo dëshiron të vendosë kalon kufirin e lejuar në Amerikë, ku edhe jeton së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijë.
“Silikonet janë pjesë e imja dhe nuk ndihem mirë pa ta, ndjehem sikur ta kem humbur identitetin,” tha manekinia. Mjekët ia kanë tërhequr vërejtjen të mos i nënshtrohet operacionit të ri, por Sheyla është e vendosur dhe nuk e ka ndërmend të heqë dorë.
Ajo i tha gazetës braziliane Globo se javën e ardhshme do të nisë xhirimin e një shou televiziv për njerëzit të cilët kalojnë kufijtë e shijes së mirë duke iu nënshtruar operacioneve plastike. Ky shou do të emitohet në kanalin televiziv të Oprah Winfreyt. /Telegrafi
Similar topics
» Kush e ka gjoksin me te madh? Bjondet i masin me peshore…
» 10 ARSYE PSE ALEKSANDRI I MADH ISHTE VERTET I MADH
» Shprehu Qa Deshiron
» Gjërat që femra nuk i dëshiron në paralojë
» 45 vjeçarja seks me qenin, rrezikon 16 muaj burg
» 10 ARSYE PSE ALEKSANDRI I MADH ISHTE VERTET I MADH
» Shprehu Qa Deshiron
» Gjërat që femra nuk i dëshiron në paralojë
» 45 vjeçarja seks me qenin, rrezikon 16 muaj burg
:: Forume te tjera :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|