This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Shqiptarët rrëmbyen mjekun grek, me paratë bënë pushime në Turqi
Faqja 1 e 1
Shqiptarët rrëmbyen mjekun grek, me paratë bënë pushime në Turqi
GREQI—Lajmifundit—Media greke ka shkruar sëfundi për historinë e pesë shqiptarëve që thuhet se kanë marrë peng një mjek e me paratë e marra prej tij kanë bërë më pas pushimet në zonat turistike të Turqisë. Sipas mediave të vendit fqinj mësohet se shqiptarët banues në Greqi në 22 maj të këtij viti rrëmbyen një mjek 67 vjeç në afërsi të zonës së Atikës. Autorët e rrëmbimit komunikuan në telefon më të birin e mjekut dhe i kërkuan atij 2 milionë euro për të lënë pengun të lirë. Familjarët e mjekut iu paguan rrëmbyesve 1 milionë e 300 mijë euro dhe mjeku u la i lirë. Autorët u identifikuan dhe policia konstatoi se pas marrjes së parave ata ishin larguar në Shqipëri. Policia mësoi se pas Shqipërisë, 5 rrëmbyesit ishin larguar më 8 korrik në Turqi. Gjurmët janë zbuluar në Antalia dhe Stamboll, ku ata kaluan disa ditë në hotelet më luksoze, por megjithatë policia nuk mundi t’i kapë në Turqi. Me një një urdhërarresti ndërkombëtar, shqiptarët u kapën nga policia bullgare në Bullgari, në bordin e një taksie pranë kufirit me Maqedoninë.
Similar topics
» Turqi behet transplanti i pare i fytyres
» Thenie per parate
» Përdhunon kamarieren shqiptare, arrestohet pronari grek në Lamia
» Aksidenti me 9 të vdekur, gjykata i ul 10 vjet burg shoferit grek
» Nishani, shqetësim për vonesat në kufirin grek
» Thenie per parate
» Përdhunon kamarieren shqiptare, arrestohet pronari grek në Lamia
» Aksidenti me 9 të vdekur, gjykata i ul 10 vjet burg shoferit grek
» Nishani, shqetësim për vonesat në kufirin grek
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|