Plazhi Velipojë, 100 lekë taksë hyrjeje nga korriku
2 posters
Faqja 1 e 1
Plazhi Velipojë, 100 lekë taksë hyrjeje nga korriku
Komuna e Velipojës ka vendosur që duke filluar nga 1 korriku të vendosë aplikimin e një takse hyrjeje prej 100 lekësh për të gjitha automjetet që do të hyjnë në plazhin e Velipojës.
Ky ishte vendimi i parë që mori këshilli i kësaj komune menjë herë pas konstituimit, vendim i cili miratua me shumicë votash me argumentimin se kështu do të rriteshin investimet në plazhin e Velipojës.
Mbledhja e taksës do të bëhet nga një grup pune të ngritur enkas dhe një postoblloku të vendosur dy kilometra pa hyrë në plazh.
Të parët që kanë reaguar kanë qenë pronarët e lokaleve dhe hoteleve të cilët mendojnë se kjo mund të largojë pushuesit, por edhe sepse pushuesit mund të dalin e të hyjnë dy-tre herë në ditë dhe nuk mund të paguajnë këtë taksë sa herë e kalojnë postobllokun.
Një pikëpyetje tjetër për taksën e re, është fakti se taksa të tilla janë normale në zona të shpallura ‘Park Kombëtar’, ndërsa plazhi i Velipojës është thjesht plazh publik, ndaj dhe pritet ende shprehja e ligjshmërisë së këtij vendimi nga prefekti i Shkodrës, raportoi e përditshmja Panorama./Telegrafi/
Re: Plazhi Velipojë, 100 lekë taksë hyrjeje nga korriku
mesa duket dashkan ti nxjerrin njerezit dificit;ose duan te fitojn same shum lek ne kurriz; te popullit te shkrete
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia
Similar topics
» Velipojë, hidhet nga kati i 5-të dhe vdes pushuesi nga Kosova
» Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 20 mijë lekë
» Pagova 3500 euro për gjoksin, ma shitën në gazetë për 200 mijë lekë
» Plazhi i Gjirit të Lalzit, gjendet i mbytur në det 90-vjeçari
» Kujdes plazhi mund të kthehet në një sërë sëmundjesh për ju
» Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 20 mijë lekë
» Pagova 3500 euro për gjoksin, ma shitën në gazetë për 200 mijë lekë
» Plazhi i Gjirit të Lalzit, gjendet i mbytur në det 90-vjeçari
» Kujdes plazhi mund të kthehet në një sërë sëmundjesh për ju
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|