Programe Forum - Welcome
Wikileaks: Vazhdon publikimi i dokumenteve sekrete People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Wikileaks: Vazhdon publikimi i dokumenteve sekrete People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Wikileaks: Vazhdon publikimi i dokumenteve sekrete

Shko poshtë

Wikileaks: Vazhdon publikimi i dokumenteve sekrete Empty Wikileaks: Vazhdon publikimi i dokumenteve sekrete

Mesazh nga Master Sun Aug 28, 2011 8:13 am


Wikileaks publikoi të premten raportin për rolin e ish kryeministrit Fatos Nano dhe raportin për kërkesën e Presidentit Bamir Topi, për takimin me ish Ambasadorin Amerikan në Tiranë, Xhon Withers, para vizitës në Kosovë.
Raporti i Wikileaks thotë se “marrja e kreut te PS nga Edi Rama Kryebashkiak i Tiranës dukej e pazakonte në atë kohë për njeriun me ambicie politike, Fatos Nano, që ishte dhe pritet te jete përsëri” “Deri tani synimet e tij politike nuk janë qartësuar, dhe veprimeve te tij u mungon që nga viti 2005 kohezioni”, thotë raporti.
“Disa besojnë se ai ka zhvendosur vëmendjen e tij në biznes dhe interesat personale para politikës, të tjerët presin që ambicia e tij politike të mbetet e fshehte, dhe ai pret vetëm për një mundësi të kthehet dukshëm në skenën kombëtare, ndërsa flirtet e fundit të Nanos me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), Kryetari dhe ish-kryeministri Ilir Meta, kanë mbushur Tiranën me spekulime se rikthimi i tij është gati të fillojë dhe sigurisht, disa këtu besojnë se ai ka bërë mirë që është larguar nga skena politike”, thotë raporti.
Raporti thotë se ”takimi mund të ketë arritur një qëllim afat shkurtër dhe shtrengimi publik i duarve mes Nanos dhe Berishës gjatë bojkotit në zgjedhjet 2006-2007 nuk shihej si kthimi triumfues i një burri shteti që Nano priste”, raportoi Panorama.
Një raport tjetër i Wikileaks thotë se Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi kërkoi një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Xhon Withers pak para vizitës së tij në Kosovë më 25 janar të vitit 2008.
Raporti i Wikilekas thotë se “në korrespodencën e diplomatit amerikan mësohet se ai ishte vënë në dijeni për planet e presidentit Topi për të vizituar Kosovën ndërmjet datave 25 dhe 27 Janar nga zëvendës ministrja e jashtme Edit Harxhi dhe sipas saj , presidenti do të udhëtonte me një delegacion prej rreth 90 personash, ndërsa vizita do të vinte theksin tek toleranca”, raportoi BW.
“Sipas zonjës Harxhi, Presidenti Topi do të vizitonte Gjilanin, të cilin Harxhi e cilësoi si qendër multi-etnike ku do të përcillte një mesazh për respekt e tolerancë reciproke’, thotë raporti.
Raporti thote gjithashtu se “Topi do të vizitonte gjithashtu kishën katolike në një fshat pranë Gjilanit, vendi ku u pagëzua “Nënë Tereza”.
“Harxhi theksoi disa herë se qëllimi i vizitës së Topit nuk ishte të përsëriste vizitën e kryeministrit Berisha apo udhëheqësve të tjerë shqiptarë në të kaluarën”, thotë raporti.
Raporti thotë se “Harxhi tha gjithashtu se presidenti Topi do të vizitonte kampin Bondstil për të falënderuar ushtarët për mbështetjen që i japin Kosovës dhe rajonit dhe sipas saj kjo vizitë ishte miratuar nga komandanti i Bondstil”.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi