Programe Forum - Welcome
Të mirat e të qenit llafazane People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Të mirat e të qenit llafazane

Shko poshtë

Të mirat e të qenit llafazane Empty Të mirat e të qenit llafazane

Mesazh nga Master prej Mon Jun 27, 2011 7:35 pm

Të mirat e të qenit llafazane F.0530232738942_m

Biseda është çudibërëse: t’ia besosh tjetërkujt mendimet, brengat dhe gjendjet shpirtërore kjo do të thotë ta zbusësh tendosjen tënde, ta ndihmosh veten të mos ndjehesh vetëm dhe të përballosh më lehtë vështirësitë...
Kjo është një lojë zbavitëse, por njëherësh edhe serioze, në asnjë mënyrë humbje kohe. Llomotitja është gati një lloj arti, i cili, nëse dimë, na vë në qendër të vëmendjes dhe na bën të këndshëm për shoqërinë në të cilën kurrë nuk ndjejmë monotoni. Por llomotitja është edhe mënyrë që të ndihemi më pak vetëm, të çlirohemi nga tendosja, t’i zgjidhim problemet. Prandaj biseda është e rëndësishme. Gjithmonë!

Po t’ia besosh tjetërkujt dyshimet, brengat dhe gjendjet e ndryshme shpirtërore, kjo mund të na ndihmojë që të përballohemi më qetë me problemet. Por edhe lumturia ka nevojë për fjalë. Çfarë kuptimi ka të ndihesh si një qiell të shtatë e këtë të mos mund t’ia thuash askujt? Pra, zgjidheni gjuhën dhe llomotitni kudo (në shtëpi, në floktore, në park) me të gjithë (familjen, partnerët, miqtë dhe, pse jo, edhe me të panjohurit). Por, me një kusht: zgjidhni me kujdes rrethanat dhe bashkëbiseduesit!

Në punë, me miqtë, në shtëpi ndryshohet kodeksi i komunikimit. Mësoni fjalët e duhura në vendet e duhura dhe në rastet e duhura! Flitni për gjithçka. Qeshni dhe mos u brengosni nëse ajo që thoni ndonjëherë mund t’ju duket marrëzi. Llomotitja gjithmonë është shenjë e afrisë, miqësisë dhe butësisë. Shpesh ajo është edhe vendimtare, sepse të jetosh nën të njëjtin kulm vetvetiu nuk do të thotë se keni gjithçka të përbashkët dhe se mirëkuptoheni për gjithçka. Por, mos e përzieni llomotitjen dhe diskutimin. Llomotitja është spontane dhe e pakufizuar, kurse diskutimi është i matur dhe i kujdesshëm. Duke biseduar lirisht mund të prekni tema të ndryshme, madje edhe ato të cilat, sikur të mendonit racionalisht do t’i censuronit dhe të t’i largonit si të panevojshme. Nëse jeni të kujdesshëm mund të merrni shenja të rëndësishme me ndihmën e të cilave do t’i zbuloni anët e fshehta të familjarëve tuaj.

Të mirat e të qenit llafazane Foot-1biesda

Në momentet e intimitetit: Nëse jeni nga të rrallët që menjëherë keni gjetur një gjuhë të përbashkët në seks, nëse jeni plotësisht të lirë, nëse gjuha juaj e trupit që nga fillimi është instinktive, kjo që pason nuk ka të bëjë me ju. Por nëse sjellja juaj (gjë që është rast i shpeshtë) është e kushtëzuar me tipin e edukimit, kulturën, familjen dhe personat nga rrethi juaj, mos harroni se biseda në momentet më intime mund të ndihmojë. Është kështu sepse partneri nuk është i detyruar që gjithnjë ta interpretojë sjelljen tuaj në mënyrë të drejtë. Për këtë arsye, me shumë kujdes, por së pari sinqerisht sqarojani se çfarë ju pëlqen. Komunikimi është hapi i parë drejt jetës harmonike seksuale. Mos harroni se “marrëzitë”, të thëna në momentin e duhur, kanë një forcë të çuditshme: ndonjëherë mjafton një fjalë e butë (e këndshme), një fjalë e guximshme dhe për të qeshur dhe marrëdhëniet seksuale të shndërrohen në një lojë të mrekullueshme erotike.

Në jetën e përditshme: Llomotitja nga zemra është trajtë e mirësjelljes, tolerancës, dashurisë. Një shenjë e pagabueshme e pajtimit dhe harmonisë. Mënyrë që të argëtoheni bashkërisht dhe t’i thoni njëri-tjetrit gjëra të bukura dhe spontane. Kur llomotitni, ju sikur e përkëdhelni me fjalë personin që doni. Nëse i konsideroni fjalët humbje e panevojshme kohe dhe llomotitja nuk ju intereson kjo do të thotë se dashuria juaj ka humbur pakëz shkëlqimin. Lirohuni, bisedoni më shumë, meditoni më pak. Është momenti ta njihni pjesën më të pjekur të vetvetes (gjë që, kuptohet, nuk do të thotë se duhet të tregoheni i mençur). Llomotitja në punë duhet të jetë e pjekur, e përmbajtur dhe jovetjake. Mos i shprehni gjykimet përfundimtare. Edhe nëse ju pyesin për mendimin tuaj, jini të kujdesshëm, në mënyrë që të mos ekspozoheni shumë dhe të mos bini rastësisht në konflikt me bashkëbiseduesin. Jini i afërt me kolegët dhe mos harroni se llomotitja (kuptohet, në momentet e dukura dhe në vendet e duhura) ndihmon në zbutjen e situatave të stresit, që padyshim ekzistojnë gjatë punës. Fjala e urtë orientale “Vetëdija me siguri që është ëmë e mirë se e vërteta” me të vërtetë është e dobishme. Me fjalë të tjera, vlerësoni pasojat e asaj që dëshironi të thoni, nëse nuk dëshironi të krijoni armiq. Bisedoni me orë të tëra në telefon, kurse kur të takoheni gjithnjë keni për të thënë diçka të re. Kurrë nuk mërziteni së qëndruari bashkë. Për asgjë në botë nuk do të hiqnit dorë prej shoqërisë së tij. Keni të drejtë, sepse miqësia është një thesar që duhet kultivuar. Nëse është kjo një miqësi e afërt (të cilën mund ta gjeni edhe në shtëpi, te nëna ose motra) lirisht shprehni ndjenjat, frikën dhe dyshimet tuaja të vërteta. Biseda e hapur vetëm mund t’ju ndihmojë. Kjo do ta forcojë edhe më shumë raportin tuaj. Mos harroni se duhet të dini edhe të dëgjoni, sepse kjo është një veti të cilën mikja e vërtetë duhet ta ketë. Me të tjerët gjithnjë duhet të jemi nga pak të përmbajtur. Bisedoni lirisht me kolegët në punë, me miqtë e shkollës, me të njohurit...por kini kujdes se mund t’i ofendoni rastësisht me të vërtetën të cilën nuk duan ta dëgjojnë. Dhe, para se të filloni të flisni për gjëra personale, mendoni, sepse ndoshta më mirë është të mos i thuhen në besim të gjitha, intimisht.

Ikni prej atyre që s‘dinë të dëgjojnë
Biseda mund të shndërrohet në monolog, nëse keni zgjedhur bashkëbisedues të gabuar. Nëse nuk doni të flisni në erë (për fat të keq, kjo ndodh shpesh ndërmjet partnerëve ose ndërmjet prindërve e fëmijëve) nëse nuk doni të keni punë me një person polemizues, jo tolerant ose me atë që derdh këshilla të pafundme, nëse nuk doni që ndokush ta keqpërdorë mirëbesimin tuaj… shkurt, nëse nuk doni të shpenzoni fjalë me persona të cilët nuk e meritojnë vëmendjen tuaj, mësoni t’i njihni bashkëbiseduesit e gabueshëm.

Të mirat e të qenit llafazane Foot-2biseda

4 llojet e të gabueshmëve

1. Moralisti
Vuan nga rregullsia. Flet për të gjitha (për politikë, për film, për ngritje të çmimeve, për modën më të re) me të vetmin qëllim që t’i akuzojë të gjithë. Ky është një llafazan klasik. Por, kini kujdes, sepse në kuadrin e madh të thënieve të tij të përcaktuara shumë lehtë mund të hyjnë edhe paragjykimet dhe jotoleranca. Kjo llomotitja e lirë e tij në fund mund të bëhet e mërzitshme dhe vështirë e durueshme.

2. Ankimtari
Sipas tij, asgjë nuk i shkon ashtu si duhet: në punë nuk është i çmuar sa duhet, në familje nuk e nderojnë, miqtë e nënçmojnë…nëse është mjaft i mençur që shfryrjet e tij t’i mbajë Brenda kufijve të durueshëm, llomotitja e shëndoshë madje edhe mund t’i ndihmojë që të lirohet nga tendosja. Por, shpesh ankimet e tij janë në shërbim të vetvetes. Kurse ju, në fund, do ta ndjeni trysninë e të gjitha problemeve të tij.

3. Viktima
Qengj përherë i viktimizuar, ai ndihet si i munduar, kurse në të vër tetë është agresor. Kinse person i pafajshëm, i cili e fajëson botën për shkak të pakënaqësive të veta, duke filluar nga humbja e punës deri te problemet me partnerin. Person që do t’ju kërkojë t’ia zgjidhni problemet, por që atëherë nuk do të bëjë asgjë që kjo të ndodhë. Kështu ju e shpenzoni energjinë tuaj, p.sh., që t’i gjeni punë, kurse ai nuk paraqitet fare, duke parashtruar arsye të ndryshme. Ndodh kështu sepse ky është qëllimi i vërtetë i lojës së tij psikologjike: të tregojë se askush nuk mund t’i zgjidhë problemet e tij dhe se të tjerët nuk vlejnë gjë.

4. Llogaritësi
Në dukje të parë i dobët dhe i përulur, ai në të vër tetë dëshiron që vetëm ta shfrytëzojë mirëbesimin tuaj. Do ta njihni, sepse, ndonëse është fjalëmbël, menjëherë do të kalojë në çështjen përkatëse: me orë do të flasë për pakënaqësitë e veta, kurse pas kësaj nuk do të dijë të dëgjojë. Të tjerët nuk i interesojnë, përveç si mjet për të arritur qëllimin e tij.

/Telegrafi/
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të mirat e të qenit llafazane Empty Re: Të mirat e të qenit llafazane

Mesazh nga Alessia prej Sat Aug 13, 2011 2:41 pm

Tani i ka bere interneti te gjith llafazane Razz


Të mirat e të qenit llafazane Images?q=tbn:ANd9GcRdTebIde1UY2bDSBpbuaE4YqvJ8xbNwKSiNtRF2qPDZkcd-ymGUg

INTER
Alessia
Alessia
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 1074
Reputation : 0
Join date : 12/08/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.twitter.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të mirat e të qenit llafazane Empty Re: Të mirat e të qenit llafazane

Mesazh nga T_o_n_i prej Tue Aug 16, 2011 4:01 pm

lum per llafazanet se kan me cte mburren tani
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 56
Reputation : 0
Join date : 01/07/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të mirat e të qenit llafazane Empty Re: Të mirat e të qenit llafazane

Mesazh nga Master prej Tue Aug 16, 2011 4:36 pm

Kur kane dhe llafazanet te mira mos mbete nejri pa te mira Razz


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Të mirat e të qenit llafazane Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të mirat e të qenit llafazane Empty Re: Të mirat e të qenit llafazane

Mesazh nga VLoNjate prej Fri Dec 02, 2011 4:22 am

i mban njerzit me muhabet gjith diten Razz


ןค๓ ﻮ๏ς ๓є tคкtเк ๔๏ ๒єן รเ tђє๓ ยภє ๔ђє קเк
VLoNjate
VLoNjate
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 518
Reputation : 3
Join date : 05/11/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të mirat e të qenit llafazane Empty Re: Të mirat e të qenit llafazane

Mesazh nga Alessia prej Fri Dec 02, 2011 4:34 pm

mbeshtes kete lart por shtoj dicka i ben nganjehere edhe te qeshin..sepse e qeshura te zgjat jeten eshte nje thenie..


Të mirat e të qenit llafazane Images?q=tbn:ANd9GcRdTebIde1UY2bDSBpbuaE4YqvJ8xbNwKSiNtRF2qPDZkcd-ymGUg

INTER
Alessia
Alessia
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 1074
Reputation : 0
Join date : 12/08/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.twitter.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të mirat e të qenit llafazane Empty Re: Të mirat e të qenit llafazane

Mesazh nga VLoNjate prej Thu Jan 26, 2012 7:39 pm

gjithashtu ja mbyll gojen njerzve Razz


ןค๓ ﻮ๏ς ๓є tคкtเк ๔๏ ๒єן รเ tђє๓ ยภє ๔ђє קเк
VLoNjate
VLoNjate
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 518
Reputation : 3
Join date : 05/11/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të mirat e të qenit llafazane Empty Re: Të mirat e të qenit llafazane

Mesazh nga Estrela prej Sun Mar 18, 2012 12:45 pm

,,,disa mund t'i duan shume por disa nuk mund t'i durojne Very Happy une ne shoqeri jam llafazane por ne pune serioze Very Happy
Estrela
Estrela
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 282
Reputation : 6
Join date : 17/02/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të mirat e të qenit llafazane Empty Re: Të mirat e të qenit llafazane

Mesazh nga Anakonda prej Sat Apr 07, 2012 6:24 am

Kudo jam vetvetja,sjam aspak llafazane dhe as me pelqen qe te merrem me llafe
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të mirat e të qenit llafazane Empty Re: Të mirat e të qenit llafazane

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi