Programe Forum - Welcome
Berisha: Kriza greke dhe situata e vështirë në Itali, pa ndikim për Shqipërinë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Berisha: Kriza greke dhe situata e vështirë në Itali, pa ndikim për Shqipërinë

Shko poshtë

Berisha: Kriza greke dhe situata e vështirë në Itali, pa ndikim për Shqipërinë Empty Berisha: Kriza greke dhe situata e vështirë në Itali, pa ndikim për Shqipërinë

Mesazh nga Master prej Thu Sep 22, 2011 4:54 pm


Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në New York për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dha një intervistë për kanalin televiziv prestigjioz CNBC Evrope, dega evropiane e stacionit CNBC, televizion i spektrit të biznesit, financave dhe ekonomisë në tërësi .
Gjatë intervistës në studio, Kryeministri Berisha diskutoi mbi zhvillimet ekonomike dhe çështje të sistemit financiar ndërkombetar.
Kryeministri tha se qeveria shqiptare po e ndjek me shumë kujdes zhvillimin e krizës në Greqi dhe më gjerë dhe siguroi se në ekonominë shqiptare deri tani nuk ka patur asnjë pasojë negative madhore. Ndërsa, për sa i përket sektorit bankar në Shqipëri, kryeministri Berisha u shpreh optimist se ky sektor ka potencën e duhur për tu përballur me situata edhe më të vështira.
Pyetje, CBNC: Zoti Berisha shumë faleminderit që jeni me ne. Më lejoni të bëj një pyetje të përgjithshme fillimisht. Si do ta karakterizonit impaktin e krizës së borxhit në Greqi, mbi Shqipërinë?
Kryeministri Berisha : Shumë faleminderit që më ftuat. Pa dyshim, kriza e borxhit në Greqi, dhe euro-kriza në tërësi, nuk kanë patur një impakt pozitiv në vendin tim, për shkak të faktit se pothuajse një milionë shqiptarë punojnë në Greqi. Megjithatë, deri tani mund t’ju siguroj se nuk ka patur asnjë pasojë negative madhore. Së pari, bankat greke në Shqipëri, mbahen shumë mirë, janë serioze dhe po performojnë mirë. Së dyti, shqiptarët që po vijnë nga Greqia, po investojnë nw biznese të reja. Kështu, numri i bizneseve të reja në vendin tim, vitin e kaluar u rrit, dhe po rritet, me 40 përqind. Ne po e ndjekim me shumë kujdes zhvillimin e kësaj krize në Greqi dhe rreth e rrotull nesh.
Pyetje, CBNC: Ju përmendët faktin se bankat greke kanë një pozicion të rëndësishëm në sektorin financiar shqiptar. Për këtë fakt, sektori bankar shqiptar kryesisht është i zotëruar nga të huaj, kryesisht banka të eurozonës. Nëse do të kemi një krizë më të gjerë, ku bankave do t’u duhej të rikapitalizonin, të tkurreshin në Europë, kjo do të krijonte një situatë të vështirë për bankat shqiptare. Mendoni se bankat shqiptare janë gati të përballen me këtë në Shqipëri?
Kryeministri Berisha: Unë besoj se ato do të mund të përballeshin. Së pari, ata nuk janë aksionerët kryesorë në sektorin bankar në Shqipëri. Së dyti, ato janë duke performuar mirë. Së treti, bankat mëmë u kanë kërkuar të vazhdojnë aktivitetin e tyre, dhe nuk u është vendosur asnjë kufizim nga bankat mëmë në Athinë. Kështu, jam optimist që bankat, që nuk i përkasin eurozonës dhe me një performancë të mirë në vendin tim, nuk do të preken aq shumë.
Pyetje, CBNC: Zoti kryeministër më kanë treguar se ekonomia juaj vazhdon të fuqizohet nga remitancat nga përafërsisht 20 përqind e fuqisë punëtore që punon jashtë shtetit, kryesisht në Greqi dhe Itali gjithashtu. A shikoni ju ndonjë shenjë që kjo pjesë e fuqisë punëtore po kthehet në Shqipëri?
Kryeministri Berisha: Po. Kjo pjesë e fuqisë punëtore po kthehet në Shqipëri. Por deri tani me një efekt shumë pozitiv. Në dy aspekte, së pari, shumë prej tyre po sjellin investime në biznesin e vogël në vend. Së dyti, të tjerët po sjellin një ekspertizë shumë të mirë. Kështu që Shqipëria nuk ka arsye të ankohet për kthimin e emigrantëve të saj. Ekonomia jonë po rritet, papunësia jonë po zvogëlohet. Këto janë të dhënat e fundit dhe ne jemi optimistë që do ta përballojmë mirë këtë situatë.
Pyetje, CBNC: Zoti kryeministër përpara se t’ju lëmë të ikni, nëse mundem. Cili është opinioni juaj, nëse duhet ta lemë Greqinë të iki apo jo? A i’a vlen ta mbajmë Greqinë në zonën euro?
Kryeministri Sali Berisha: Problemi është më i gjerë se sa vetëm Greqia. Është problem i euros. Dhe unë mendoj se ia vlen të mbajmë euron. Sepse të mbash Greqinë do të thotë në një farë mënyre të shmangësh një efekt domino dhe të mbash euron. Euro, pavarësisht vështirësive me të cilat po përballet tani, besoj se është një nga arritjet më të mëdha të Evropës në historinë e saj. Dhe të mbash euron ia vlen.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Berisha: Kriza greke dhe situata e vështirë në Itali, pa ndikim për Shqipërinë Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi