Programe Forum - Welcome
Mënyrë e re e shërimit të varësisë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Mënyrë e re e shërimit të varësisë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mënyrë e re e shërimit të varësisë

2 posters

Shko poshtë

Mënyrë e re e shërimit të varësisë Empty Mënyrë e re e shërimit të varësisë

Mesazh nga Master Thu May 03, 2012 5:48 pm

Mënyrë e re e shërimit të varësisë Sh%C3%ABrimi-var%C3%ABsis%C3%AB-300x175
Procesi i manipulimit të kujtesës të cilën e kanë shpikur shkencëtarët kinezë i ka mahnitur të gjithë ekspertët botërorë.
Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar metodën e cila mund t’i ndihmojë ish të varurit nga drogat e rënda që të shmangin kthimin në shprehitë e vjetra. Metoda e re, e përshkruar në numrin e ri të revistës prestigjioze “Science”, nuk bazohet në marrjen e ilaçeve por në truqet e thjeshta me të cilat manipulohet kujtesa e ish të varurve.
Disa nga terapitë ekzistuese në klinikat e rehabilitimit bazohen në atë që të varurve t’u tregohen fotografitë ose filmat të cilat tek ata zgjojnë kujtime të dhimbshme të lidhura me marrjen e drogës.
Skenat e tilla te shumë pacientë kanë reduktuar dëshirën për drogë.
Por, kthimi në jetën reale nuk është i lehtë: i mjaftueshëm është takimi me dilerin lokal ose mikun nga mjedisi i drogës dhe personi u kthehet shprehive të vjetra. Shkencëtarët e udhëhequr nga Lin Lu nga Instituti Nacional për varësi nga droga në Universitetin e Pekinit kanë zhvilluar metodën e cila kombinon mënyrat tradicionale të shërimit me procedurën e ashtuquajtur rikonsolidimin e memories, kthimit të sërishëm të kujtimeve të shtypura.


Metodën e vet shkencëtarët më së pari e kanë provuar në minj dhe pastaj në grupin prej 66 ish të varurve nga heroina. Një grupi prej 22 pacientëve, të cilët kanë qenë mesatarisht 11 vjet “të pastër”, ua kanë shfaqur videon e shkurtër, pesëminutëshe, e cila i ka përkujtuar në periudhën e mundimshme të marrje së drogës, respektivisht ka shërbyer si “dritare në kujtesë”.
Dritarja në kujtesë
Dhjetë minuta më vonë të anketuarit kanë shikuar një numër më të madh të videove me pamje të njerëzve të cilët injektojnë heroinë. Grupit tjetër si videofillestare u është treguar filmi pesëminutësh me pamjet e natyrës, ndërsa pas dhjetë minutash filmat e njëjtë si grupit të parë të të testuarve.
Gjashtë muaj më vonë të dy grupet e ish të varurve kanë qenë të nënshtruar kontrolleve dhe testeve. Është dëshmuar që ata të cilëve u është treguar videoja e shkurtër, e cili ka shkërbyer si “dritare në kujtesë”, kanë treguar dëshirë më të vogël për t’iu kthyer drogave.
“Procesi i manipulimit të kujtesës të cilën e kemi aplikuar redukton dëshirën për marrjen e drogës. Besojmë që kjo mund të reduktojë probabilitetin e kthimit te drogat tek ish të varurit, të cilët kanë kaluar një periudhë të gjatë të abstenimit,” pohojnë shkencëtarët kinezë.
Mundet edhe për alkool
“Ky është studim fantastik dhe fascinues, i cili ka përfshirë shumë eksperimente të kontrolluara në minj dhe njerëz,” ka thënë për Scientific American, neuroshkencëtarja Elizabeth Phelps nga Universiteti i New York.

Ngjashëm mendon edhe dr. Amy Milton nga Cambridge. “Nuk shoh arsye pse kjo nuk mund të aplikohet dhe në shërimin e alkoolistëve,”ka thënë Milton.
Shpejt vjen edhe vaksina, e cila minjtë i ka larguar nga droga. Një nga strategjitë në luftën kundër varësisë nga drogat është vaksina. Duke iu falënderuar asaj, të varurit do të ishin të mbrojtur nga kokaina, metamfetaminet ose heroina në mënyrën e njëjtë ashtu siç vaksinimi në fëmijërinë e hershme na mbron nga fruthi ose paraliza e fëmijëve.

Shkencëtarët në idenë për vaksinimin kundër varësisë nga drogat kanë ardhur në vitet 70-ta të shekullit të kaluar, por teste në majmunë kanë treguar që vaksina është efikase vetëm kur kafshëve iu injektohet disa herë në ditë, prandaj hulumtuesit kanë hequr dorë nga eksperimentet e mëtejshme.
Megjithatë, në vitet e fundit, shkencëtarët po punojnë përsëri në zhvillimin e vaksinës, ndërsa një nga pionierët në këtë plan është Tomas Kosten, profesor i psikiatrisë dhe neuroshkencës.
Ai para disa vitesh ka prezantuar terapinë eksperimentale me ndihmën e vaksinës TA-CD, e cila ndihmon në luftën kundër varësisë nga kokaina. Së fundi është publikuar se si shkencëtarët meksikanë janë duke punuar në zhvillimin e vaksinës e cila duhet të reduktojë varësinë nga heroina, ndërsa në mënyrë të suksesshme e kanë testuar në minj.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mënyrë e re e shërimit të varësisë Empty Re: Mënyrë e re e shërimit të varësisë

Mesazh nga Anakonda Tue May 15, 2012 5:05 am

sa keq po si te jesh i varur nga droga se besoj se mund te sherohesh serish;vetem po u rregjistrove tek drogaxhinjte anonim;jo droges......
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi