Programe Forum - Welcome
Provimet: 5 rregullat e arta për të kaluar stresin People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Provimet: 5 rregullat e arta për të kaluar stresin People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Provimet: 5 rregullat e arta për të kaluar stresin

3 posters

Shko poshtë

Provimet: 5 rregullat e arta për të kaluar stresin Empty Provimet: 5 rregullat e arta për të kaluar stresin

Mesazh nga Master Sun Jul 15, 2012 7:31 pm

Provimet: 5 rregullat e arta për të kaluar stresin Stresi-i-studimit-300x199
Mes vapës, stresit të punës apo shkollës, korriku gjithmonë ka qenë muaji më i “urryer” për të gjithë ne, për shkak të provimeve. Mes ushqimit të zgjedhur, aktivitetit fizik dhe gjumit të shëndetshëm, ja disa nga truket që të ndihmojnë për të dhënë maksimumin
Mes vapës, stresit të punës apo shkollës, korriku gjithmonë ka qenë muaji më i “urryer” për të gjithë ne, për shkak të provimeve. Mes ushqimit të zgjedhur, aktivitetit fizik dhe gjumit të shëndetshëm, ja disa nga truket që të ndihmojnë për të dhënë maksimumin. Është koha e provimeve për të rinjtë, adoleshentët dhe studentët. Por në këtë vapë të tmerrshme, stresi për të dhënë maksimumin ka arritur kulmin. Është një moment i rëndësishëm për të dhënë maksimumin nga pikëpamja intelektuale dhe sipas ekspertëve mund të na ndihmojë shumë ushqimi dhe aktiviteti i duhur fizik. Ja shtatë rregulla të arta.

Rregulli numër 1: Mos hiq dorë kurrë nga ushqimi

Mbi të gjitha mos lër pas dore mëngjesin. Të rinjtë, gjithmonë e më shumë ushqehen në mënyrë të çrregullt, duke lënë pas dore vaktin më të rëndësishëm të ditës. Kush nuk e nis ditën si duhet, në mëngjes e ka të vështirë përqendrimin në orët e mëvonshme. Mëngjesi duhet të jetë një vakt i pasur me drithëra, fruta të freskëta, lëngje apo fruta të thata: 3-4 lajthi apo 5-6 bajame. Çaji, kafeja apo qumështi janë më të preferuarit. Gjatë kohës që mësoni është e rëndësishme për organizmin të ushqehet mirë. Edhe dreka, pasditja dhe darka janë të rëndësishme. Në këtë rast është plotësisht e vlefshme shprehja: mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë.

Rregulli numër 2: Mos e lër gjithë ngarkesën në një ditë

Është shumë e rëndësishme që i gjithë materiali që kemi për të mësuar të ndahet në mënyrë të barabartë mes ditëve brenda së cilës duhet t’i mësosh. Ekspertët këshillojnë që ditëve të para t’u lihet më shumë ngarkesë trurit, sepse është më i freskët për të përthithur konceptet e reja dhe më të vështirat, ndryshe nga ditët e fundit, ku “rezistenca” e tij bie, për shkak të ngarkesës së tepërt. Por nëse keni lexuar apo mësuar gjatë vitit, e keni shumë më të thjeshtë punën. Një përsëritje vetëm dy apo tri ditë para provimit dhe jeni gati për të dalë shkëlqyeshëm e për t’u shpërblyer për punën tuaj njëvjeçare.

Rregulli numër 3: Bëjeni gjumin të qetë

Qetësia dhe gjumi me orar të plotë konsiderohen si çelësi i suksesit. Ekspertët këshillojnë se një gjumë i qetë, çlodhës dhe jo më pak se 8 orë ju jep energji, forcë dhe më shumë dëshirë për të mësuar. Për më tepër që ju largon stresin dhe ju bën të ndiheni të freskët. Asnjëherë mos lini diçka për të përsëritur apo mësuar në orët e vona të natës, po ashtu mos lini gjëra për t’u përsëritur në mëngjes nëse do të duhet të zgjoheni me zor. Zgjimi i kushtëzuar nga gjumi do ju bëjë të mos jepni rezultatin që dëshironi dhe sigurisht të keni më shumë stres dhe ankth para se të futeni në provim.



Rregulli numër 4: Vrap për të çliruar energjinë negative

Nuk ka rëndësi se sa të ngarkuar jeni, e rëndësishme është t’i kushtoni vetes çdo ditë përkujdesje. Mes tyre, aktiviteti fizik. Vrapi ju ndihmon të çlironi energjitë negative dhe njëkohësisht mendimet e këqija. Sporti sigurisht që është ilaçi më i mirë për t’u ndier në formë dhe për të përthithur më mirë leksionet që keni për të mësuar.



Rregulli numër 5: Kini besim në vetvete

Mos kini frikë. Besimi në vetvete është shumë i rëndësishëm. Duhet të besoni gjithmonë se ato që keni mësuar do t’ju kujtohen në momentin kur të filloni provimin. Për më tepër, askush nuk është më mirë se ty. Kujto gjithmonë që je më i miri dhe ke për t’ia dalë mbanë.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Provimet: 5 rregullat e arta për të kaluar stresin Empty Re: Provimet: 5 rregullat e arta për të kaluar stresin

Mesazh nga SunShiNe Sun Jul 15, 2012 7:35 pm

eh sikur te te ler ai stresi se si do dalesh ti mendosh dhe ti besh gjith kto gjera Sad
SunShiNe
SunShiNe
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 642
Reputation : 25
Join date : 14/04/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Provimet: 5 rregullat e arta për të kaluar stresin Empty Re: Provimet: 5 rregullat e arta për të kaluar stresin

Mesazh nga Anakonda Sun Aug 12, 2012 12:46 pm

e un budalle lodhem e msoj kot;kur tjerat i fusin ni mendje leht i fusin ni tkopjume;e se cajn koken hic...
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Provimet: 5 rregullat e arta për të kaluar stresin Empty Re: Provimet: 5 rregullat e arta për të kaluar stresin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi