Programe Forum - Welcome
Vlerësimi i Femrës ne Islam dhe Personaliteti i saj People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Vlerësimi i Femrës ne Islam dhe Personaliteti i saj People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlerësimi i Femrës ne Islam dhe Personaliteti i saj

Shko poshtë

Vlerësimi i Femrës ne Islam dhe Personaliteti i saj Empty Vlerësimi i Femrës ne Islam dhe Personaliteti i saj

Mesazh nga Jetesa Thu Jul 07, 2011 12:32 pm


Vlerësimi i Femrës ne Islam dhe Personaliteti i saj


Duke e gjetur Gruan në nën rënditjen e pozitës së fundit, Islami jo vetëm që mundohet me disa rregulla që ta zbusë atë gjendje të mjerueshme, por nga fundamenti dhe në mënyrë solide e ndryshon. Tani dhe më parë, dhe në kohën kur Islami u paraqit, një ndryshim permanent i Gruas ishte revolucioni i parë social.


Përkrah shumë qëndrimeve speciale që e trajtojnë Gruan, në Kur’an ka një Sure që e mban titullin „Suretun-Nisa“- Kaptina e Grave. Kjo kaptinë fillon me fjalët: “O ju Njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan Burra shumë e gra.“ (En-Nisa 1).

Me këto fjalë kuptohet se të gjithë janë Njerëz: edhe Gratë edhe Burrat.


Gruaja në periudhën dhe shoqërinë paraislame, dhe në momentet e para të shpalljes së islamit, nuk luante as-një rol, një gjë e tillë nuk ishte e mundur nga nënrenditja dhe mospërillja e saj. Ajo nuk ishte person që shquhet në jetën shoqërore, por Islami ishte që e bëri me Personalitet.


Islami është një Ideologji e tillë që, nga ajo kohë i dha një Mbrojtje totale. Në radhë te parë e ndaloi Varrimin e gjallë të fëmijëve vajza dhe Raste të tilla në mënyrë shumë rigoroze i ka ndjekur.

Shtypja është zhdukur, Poligaminë e ka kufizuar, apo rreptësisht është kushtëzuar. Femra moshërritur në bazë të dispozitave të së Drejtës të sheriatit bëhët qytetare e lirë; është e aftë t’i kryej të gjitha Punët e lejueshme të drejta që i takojnë natyrës së saj. Ka të drejtë që të veprojë me pasurinë e saj si të dëshiroj.

Muslimanja e moshërritur mundet që të marrë për sipër dhe të pranojë obligime, ajo mundet që të shkojë në Gjyq, të ngre padi, mundet gjithashtu në Gjyq të dëshmojë. Gruaja mund të jetë përfaqësuese si Burri vetëm kur të plotësohen kushtet që kërkohen për një gjë të tillë, e këto kushte janë të njëjta si për Burrin, ashtu edhe për Gruan. Gruaja ka të drejtë Arsimimi ashtu si edhe Burri musliman.

Islami në mënyrë konformitative kërkon edhe prej Burrit edhe prej Gruas, kryerjen e të gjitha obligimeve fetare. Muslimanja është e obliguar të falet, të agjërojë, të shpërndajë zekat, ta vizitojë Qaben, ashtu si e ka obligim nga Allahu.

Kurani famëlartë në shumë vende stimulon në Arsimim dhe Kulturë, kjo shihet nga ajetet e para që i zbritën Muhammedit a.s. ku thuhet: “Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).” (El-Alak, 1)

Kur’ani në asnjë rast nuk e ndan Gruan kur është në pyetje Qytetërimi dhe Arsimimi. Pozita e Gruas në Islam, si para dhe pas Martesës është e njëjtë - pjesë e shoqërisë.

Me futjen e saj në Kurorëzim nuk humb asgjë nga këto të drejta, që i kishte para se të martohet. Vajza e moshërritur - Muslimane mundet që të martohet me cilin Musliman dëshiron. Askush nuk ka të drejtë, përfshirë edhe Prindin, që të përzihet në zgjedhjen e saj.

Martesa e Muslimanes së moshëritur është e pavlefshme nëse është bër jashta vullnetit të saj. Shembuj te panumërt nga Historia islame na lasin një të vërtetë të pakontestueshme, se Islami Gruas ia ka njohur të gjitha të drejtat, personalitet të plotë, ia ka hapur rrugën e jetës, në një ardhmëri të bukur dhe të sigurtë.

Një gjë e tillë është dëshmuar në të gjitha sferat dhe fushat e veprimit. Personaliteti i parë që e dhuroi jetën për Allah ishte Grua, e patrembura Sumejja r.a.. Shehidja e parë me emrin e Allahut xh.sh. e fitoi Xhennetin.

Guximtarja Ummu Amir në luftën e Uhudit me shpatë në dorë qëndronte në mbrojtje të Fesë, duke i zbrapsur sulmuesit pas. E mbrojti Resulullahin e plagosur, edhe pse edhe vetë me shpatë ishte plagosur. Historia islame përshkruan shumë Gra të llojit të tillë, të cilat kan qenë simbol i Mirësisë, Diturisë, Moralit, Trimërisë etj. Të gjitha Gratë e Muhammedit a.s. janë marrë me Dituri, në mesin e tyre në vend të parë radhitet Aishja r.a., ajo ka qenë njëra ndër Gratë më të arsimuara dhe njihët nga transmetimet e shumta të Haditheve nga Muhammedi a.s.

* Një këshilltar i saj thotë:“Nuk kam parë asnjë që të njohë të drejtën e sheriatit islam më mirë se sa Aishja r.a.”. Përveç Aishës r.a. Historia islame përshkruan edhe Muslimane tjera të njohura që kan dhënë kontribut të madh në fusha të ndryshme siç janë: Zejnebe bintu Ebu-Berekat dhe Fatime bintu Samarkandi.


* Zejnebja në Bagdad ka mbajtë Ligjerata në jurispundecën e se Drejtës islame dhe ishte shumë e njohur. Deri sa Muslimanët ishin në Spanjë, njerzimit i dhanë Gra shumë të njohura.


* Aishja e Kordobës bint Ahmed, ishte e njohur shumë si Oratore dhe Poete. Prej shekullit IX dhe X tek arabët kishte Mjeke te gjinisë femrore dhe Kirurge me famë botërore.


Duke i parë Femrat e muslimanëve në Spanjë, filluan edhe Femrat në Itali, që të shkojnë në Univeritete të ndryshme (Bolonjë dhe Palerrmo), por së shpejti nga një gjë e tillë u penguan dhe u ndaluan. Këta emra të famshëm, me të cilët mburret Historia islame, e vërtetojnë faktin se Islami në mënyrë të plotë e ka ndryshuar gjendjen e Femrës në Shoqëri. E ka fituar jo vetëm të Drejtën për jetë, por, edhe ate të trashigimisë, të zgjedhë partnerin e jetës së sajë, të shfrytëzuarit e pasurisë si të dëshirojë ajo, më kryesorja ajo e fitoi pozicionin që e meriton dhe që ia ka caktuar Allahu xh.sh. Rolin e saj në Botë.

Këtu nuk dëshirojmë t’i kthehemi Shekujve të prapambeturisë dhe degjenerimit. Dëshirojmë që ta sugjerojmë Muslimanen që t’i kthehet asaj kohe të Muslimanes, që ka jetuar në kohën e Pejgamberit a.s., në kohën e As’habëve, të Tabiinëve dhe në shekujt e artë kur Gruaja me përpikmëri i krynte obligimet e veta. Të bëhet si ajo Grua që i dinte obligimet e veta ndaj Allahut xh.sh. dhe që i zbatonte ato, që e njihte Zotin e vet dhe që e adhuronte pa masë, që e agjëronte Ramazanin, që i falte pesë Kohët e Namazit, që kujdesej për pjesët e turpshme të Trupit, që e respektonte Burrin e vet, thjesht asaj që përpiqej me Shpirt për ta sforcuar bindjen se kësaj Rruge do të shpërblehej me Xhennetin e premtuar nga Allahu xh.sh.!

Jetesa
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 18
Reputation : 0
Join date : 06/07/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi