Programe Forum - Welcome
Rregullat e pastrimit të dhëmbëve People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Rregullat e pastrimit të dhëmbëve People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rregullat e pastrimit të dhëmbëve

Shko poshtë

Rregullat e pastrimit të dhëmbëve Empty Rregullat e pastrimit të dhëmbëve

Mesazh nga Jetesa Fri Jul 08, 2011 4:21 pm


Rregullat e pastrimit të dhëmbëve


Mënyra më e mirë dhe e pazëvendësueshme për higjienën orale është pastrimi mekanik i dhëmbëve më anë të brushës!

Për mirëmbajtje të mirë dhe korrekte është e domosdoshme që t'u përmbahemi disa rregullave:

1. Pastrimi i dhëmbëve
• pas çdo shujte (2 deri 3 herë në ditë),
• çdo herë dhe menjëherë pas konsumimit të ëmbëlsirave
• gjithsesi çdo herë para gjumit
• e pastrimit, së paku 2 minuta


2. Zgjedhja e brushës me kokë të vogël dhe fije sintetike.

3. Gjithmonë përdoreni pastën me fluor dhe mos e shpërlani gojën pas pastrimit.

4. Ndërroni brushën tuaj çdo 3 deri katër muaj.

5. Nuk ka brushë familjare!

Çdo anëtarë i familjes duhet ta ketë brushën e vet.

Nëse nuk keni brushë apo pastë, shpërlani gojën me ujë apo çamçakëz pa sheqer (sugar-free). Një copë djathë është po ashtu e mirë pas ushqimit, meqë ka rol mbrojtës (por kjo nuk është zëvendësim për pastrimin e dhëmbëve!). Për fëmijët nën moshën 6*vjeçare, ekzistojnë pasta të veçanta për fëmijë me më pak fluor. Nga mosha 6-vjeçare e tutje, duhet përdorur pasta normale për të rritur me fluor.
Prindërit duhet të kujdesen për fëmijët e tyre që t'i pastrojnë dhëmbët rregullisht.


Teknika e pastrimit të dhëmbëve

Janë disa metoda (teknika) për pastrimin e dhëmbëve, por varet se cilat i preferojnë dhe i propozojnë autorët e ndryshëm.
Metoda sipas Stilmanit konsiston në vendosje të brushës në kënd prej 45° në qafën e dhëmbit 2 mm mbi gingivë, në mënyrë që të bëhet edhe masazhi i gingivës, ndërsa autori Bass preferon që fijet e brushës të vendosen edhe në sulkusin gingival dhe në hapësirën interdentale, por pa presion. Më pastaj bëhen lëvizje të lehta poshtë-lart (për nofullën e poshtme) ose lartë-poshtë (për nofullën e sipërme). Sipërfaqja kafshuese pastrohet në atë mënyrë që brusha vendoset në kënd të drejtë me sipërfaqen e dhëmbëve, kështu që pastrimi i tyre të bëhet me lëvizje prapa-para. Duhet theksuar se çdo pjesë e vargut të dhëmbëve duhet të pastrohet së paku 10-15 sekonda, ndërsa e gjithë procedura e pastrimit të dhëmbëve të zgjasë 2 deri 3 minuta.



Brushat për dhëmbë

Funksioni kryesor i brushës së dhëmbëve është mënjanimi mekanik i materieve të ndryshme nga sipërfaqet e dhëmbëve: depozitimeve të buta, mbetjeve të ushqimit, baktereve. Në këtë mënyrë pengohet formimi i pllakut dental, si faktor kryesor për shkaktimin e kariesit dhe të parodontopatisë.
Gjatë zgjedhjes së brushës duhet të merren parasysh këto veti:
Madhësia - varet prej moshës dhe madhësisë së gojës, dhe nënkuptohet se te fëmijët e vegjël preferohen brushat që e kanë kokën e vogël. Preferohet që koka e brushës të mos jetë më e madhe se 3 cm.


Cilësia e fijeve

Brushat mund të jenë të ndërtuara nga fijet natyrore dhe sintetike. Fijet natyrore nuk preferohen për shkak të mundësisë së grumbullimit të baktereve në kanalin e tyre, po ashtu sipërfaqen e jashtme dhe majën nuk e kanë të lëmuar. Për pastrim të dhëmbëve janë më të preferuara brushat, që janë të ndërtuara nga fijet sintetike, ndërsa maja e fijes është e rrumbullakësuar dhe e lëmuar.
Te fëmijët që posa fillojnë t'i pastrojnë dhëmbët, preferohet që të përdoret brusha me fije tejet të buta.
Funksionaliteti. - Brushën pas përdorimit duhet pastruar mirë dhe duhet mbrojtur nga kontaminimi dhe pluhuri. Para përdorimit brusha duhet të jetë e tharë, për këtë arsye është mirë që të përdoren dy-tri brusha sipas renditjes. Nëse dyshohet që brusha juaj është përdorur nga dikush tjetër, hidheni atë, nëse brushës i bien fijet, gjithashtu duhet ndërruar. Mos e përdorni brushën më shumë se dy-tre muaj.


Brusha elektrike

Preferohet për pastrimin e dhëmbëve te fëmijët me dëmtime të sistemit motorik të ekstremiteteve të sipërme. Karakteristikat e brushës elektrike:
1. Brusha elektrike nuk pastron më shpejt se ajo e dorës.
2. Gjatë pastrimit të sipërfaqeve të jashtme të dhëmbëve duhet bërë lëvizje të vogla rrethore.
3. I rrituri që mëson fëmijën e paaftë ose ndonjë të rritur me dëmtime të sistemit motorik, mund ta bëjë këtë më së miri me brushë elektrike.


Rrëmojësja dhe peri dental

Rrëmojësja përdoret për t'i larguar pjesët e mbetura të ushqimit ndërmjet dhëmbëve. Ajo i pastron ato hapësira ku brusha nuk mund të hyjë, në mënyrë që të largohen depozitimet e buta.

Te fëmijët e vegjël nuk preferohet, pasi që gjatë manipulimit të pakujdesshëm të saj, mund të lëndohen.

Për moshat më të rritura preferohet edhe përdorimi i perit dental, i cili kërkon kohë dhe mundim më të madh për të mësuar përdorimin e tij. Preferohet që të përdoret një herë në ditë (në mbrëmje), kur të pastrohen dhëmbët para gjumit.

■ Merret rreth 50 deri 80 cm të perit dental.
■ Në fillim mund të ketë gjakderdhje dhe pak dhimbje. Por pas disa javëve ndalen gjakderdhja dhe dhimbja.


A ka ndonjë përjashtim kur nuk duhet pastruar dhëmbët menjëherë pas ushqimit?

Pas konsumimit të pemëve që përmbajnë acid (p.sh. portokaj, kivi, mollë) ose sallata me uthull, nuk preferohet larja e menjëhershme e dhëmbëve pas ngrënies, për arsye se acidi i shtresuar në sipërfaqe të smaltit, gjatë fërkimit të brushës në sipërfaqe të dhëmbit, shkakton demineraliziminn e tij. Në këto raste, më mirë është që të shpërlahet goja me ujë dhe të pritet 30 minuta dhe pastaj mund të pastrohen dhëmbët me brushë.



Shkruan Prof. Ass. Dr. Agim B. Begzati


Jetesa
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 18
Reputation : 0
Join date : 06/07/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi