Programe Forum - Welcome
Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

4 posters

Shko poshtë

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" Empty Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

Mesazh nga Master Wed Jun 22, 2011 8:55 am

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" 413364843gjh413364843

Romani "Sikur të isha djalë" ishte një jehonë e kësaj lëvizjeje shoqërore dhe një nga veprat ku ajo u pasqyrua më gjerë e në mënyrë të drejtpërdrejtë. Romani ka formën e një ditari, të mbajtur nga personazhi kryesor i tij, vajza e re, Dija. Nëpërmjet shënimeve të saj lexuesi njihet me jetën e përditshme të një familjeje të zakonshme qytetare shqiptare, ku ndihet edhe prapambetja e theksuar shoqërore, edhe pozita e mjeruar e gruas në familje, e cila duhet të bëjë një jetë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë e sipas ligjeve patriarkale. Bota shpirtërore, ndjenjat dhe dëshirat e saj duhet të ndrydhen e të shuhen, ndryshe shfaqja e tyre shkakton skandal në familje dhe në shoqëri. Për sa kohë jeton në familjen e saj, duhet të vendosë për gjithçka babai, e kur të martohet, të vendosë burri. Kështu, ajo është një skllave, që duhet të lindë fëmijë të cilët do të bëhen përsëri viktimë e këtyre ligjeve të egra sunduese në shoqërinë shqiptare të viteve `30. Dija, ashtu si qindra e mijëra vajza, vuan nga këto ligje të egra, që nuk pyesin për ndjenjat, për dashurinë e për dinjitetin e saj. Por në dallim nga ato, ajo nuk do të nënshtrohet, nuk do të mbysë gjithçka që për të është e shenjtë dhe nis të kundërvihet. Kundërvënia ndaj rregullave e ligjeve patriarkale fillon që me dëshirën e saj për të vajtur në shkollë, me përpjekje për të zgjeruar kulturën nëpërmjet librave, me protestën për të mos u mbuluar me ferexhe etj. Dashuria për Shpendin, të cilin e njohu rastësisht te shoqja e saj, megjithëse duket sikur ia zbukuron e ia pasuron jetën e mjerë prej jetimeje e prej vajze të mbuluar me ferexhe, kthehet në një tragjedi për të. Nga njëra anë dashuria e saj bëhet tepër dramatike për shkak të fanatizmit të egër, izolimit brenda mureve të shtëpisë, nga ana tjetër , mungesa e ndonjë shprese se mund të bashkohej ndonjëherë me Shpendin në kushtet kur për gjithçka duhet të vendoste i ati, i cili as që mendon se vajza mund dhe duhet të ketë ndjenjat dhe dëshirat e saj që duhen nderuar. Vendimi i tij për ta martuar Dijen me një burrë të moshuar, sepse është tregtar i pasur, e shkatërron përfundimisht jetën e saj. Gjithnjë e hajthme, e dobët, e trishtuar, e zhytur në mendime të zymta e munduar nga pamundësia për t`u takuar me të dashurin e saj Shpendin, dhe me parandjenja se gjithçka do të përfundonte keq, e fyer vazhdimisht nga njerka e saj, e fyer nga i ati, e papërfillur dhe e përbuzur nga shoqëria, ajo sëmuret rëndë nga tuberkulozi dhe vdes, pak kohë pasi e kanë martuar me përdhunë. Edhe përpjekjet e disa njerëzve me pikëpamje përparimtare të fisit të saj, edhe përpjekjet e Shpendit për ta rrëmbyer e për të kur nga Shqipëria dështojnë. Fati i çdo vajze ishte përcaktuar; nënshtrimi dhe bindja ndaj ligjeve patriarkale, mbytja e dëshirave dhe e dashurisë, ndryshe e priste turpërimi dhe asgjësimi fizik. Por kjo kundërvënie tragjike e humbet, deri diku, forcën e saj për shkak të disa dobësive artistike të romanit siç janë p.sh. mendimet e zgjatura, arsyetimet moralizuese; që janë dhënë nga pozita sentimentale e jo realiste, të cilat shpesh zëvendësojnë veprimin konkret të personazheve me ankime, psherëtima etj. Megjithatë vepra, sidomos në kohën kur doli, e tronditi opinionin publik dhe pati një jehonë të madhe te lexuesi shqiptar, pasi heroina e tij tregohet e vendosur në luftën e vet kundër botës së vjetër, kundër normave etiko-morale të saj, pavarësisht se nuk arrin dot dhe s`kishte se si, në mënyrë individuale, të gjentë një rrugëzgjidhje për një problem aq të rëndësishëm shoqëror. "Duhet të luftojmë në daçim të rrojmë si njerëz" - shkruan ajo në ditarin e saj. Por dihet që kundërvënia individuale ndaj shoqërisë është gjithmonë dramatike ose tragjike. Asnjë mjet, asnjë motiv që sjell autori në vepër, nuk e shpëton dot. As largimi nga vendi. Kritika ka pohuar disa herë që autori nuk arrin të sjellë një zgjidhje të drejtë me arratisjen e Dijes dhe Shpendit jashtë vendit. Po, në të vërtetë, ky nuk është një gjykim i saktë. Autori pikërisht duke sjellë dështimin e kësaj përpjekjeje, i tregon lexuesit se s`mund kurrsesi që kjo të jetë zgjidhja. Ky motiv është ndoshta nga më realistët në roman. Jo ikja nga e keqja, po përplasja e lufta me të mund të sjellin ndryshime në ligjet dhe opinionin e egër e të prapambetur shoqëror. Dija është personazhi më i realizuar në roman, me një botë të bukur shpirtërore, me një psikologji të qartë dhe natyrë tërheqëse. Ajo i kundërvihet krejtësisht mjedisit ku u rrit dhe demaskon gjithë mënyrën e organizimit të jetës familjare e shoqërore shqiptare. Personazhet e tjera si Shpendi, Irena, babai, njerka etj., janë më tepër skicime. Proza e Stërmillit ka tiparet e një proze sentimentale me meditime të shumta e përshkrime të imta të vuajtjeve e të dashurisë, po edhe me shprehje moralizuese e deklarime retorike, të cilat i japin asaj ngjyra pak artificiale dhe mangësi në zbërthimin psikologjik të personazheve. Megjithatë, aty ka mjaft ndjenjë e dhembje të sinqertë, gjë që e tërheq lexuesin. Këto tipare lidhen, në radhë të parë me natyrën artistike të Stërmillit si shkrimtar sentimental. Po, duke qenë se ato ndihen edhe në disa prozatorë të tjerë të viteve `20-`30 si Postoli, Grameno, deri diku edhe te Spase etj., mund të themi se janë edhe tipare të prozës sonë ende të dobët, e cila në këtë kohë megjithëse përpiqet të trajtojë probleme shoqërore të rëndësishme të realitetit shqiptar, mbeti sentimentale.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" Empty Re: Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

Mesazh nga erlind.f.l Sat Dec 10, 2011 10:14 pm

nattenn
erlind.f.l
erlind.f.l
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 96
Reputation : 0
Join date : 05/12/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" Empty Re: Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 4:33 am

Sikur te isha djal do te ishte me mire sepse nuk do te vuaja aq shum,do kisha ca me shum te drejta liri-dalje;do isha shteti vete po te isha djale
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" Empty Re: Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

Mesazh nga Almita Wed Jun 13, 2012 4:06 pm

sikur te isha djal do ngacmoja gocat
Almita
Almita
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 690
Reputation : 9
Join date : 08/06/2012
Age : 27

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" Empty Re: Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

Mesazh nga Master Wed Jun 13, 2012 4:10 pm

Eshte koment vepre ne letersi
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" Empty Re: Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

Mesazh nga Anakonda Thu Jun 21, 2012 3:01 pm

-Përshkrimi i jetës s'eme do të jetë i paplotsuem dhe do t'i gjasoje nji shtati pa kokë, po të mos i përmendi këtu edhe kohët e kalueme, sidomos, kohët e arta të fëminis, me gjith që ato nuk kanë qenë dhe aq t'arta për mue. Prandaj mendova t'i përmbledh kujtimet e mija të deritashme, me sa m'asht e mundun, dhe t'i rendoj këtu.

Po filloj.

Eme amë më la katër vjetsh. Ajo vdiq e re. Thonë se nuk i kishte mbushë as të 23 vjetët kur ndrroi jetë. Pak e mbaj mend: Kish nji shtat të hollë e të ajthtë, sy të kaltërt, vetulla të holla, fëtyrë të bardhë, qafë të gjatë dhe flokë të gështenjtë që pjerrin kah e arta. Kaq mund të shënoj për dukjen e sajë. Nji kohë, kujtoj mjaft të gjatë, u dergj në shtrat. Shpesh më merrte në prehën dhe m'argëtonte me dashuni. Nji mëngjes, pak ditë përpara se të vdiste m'i lëmoi flokët e kokës dhe u zhgreh në vaj. Edhe un, kur pashë se ajo po qante s'dij se qysh, shpërtheva dhe qava me dënes të madh. Qysh atë ditë më rrëmbyen nga shtëpia dhe më çuen ke Hallë Hatixheja. Atje qëndrova nja nji javë. Disa herë, tue qamë e tue cingrue, kërkova të kthehem në shtëpi, por s'më lanë. Më kabojshin me sheqerka e me kuklla dhe më kërcnoheshin tue më thanë se do të më futshin spec në gojë po të mos rrijsha urtë. Mbas nja nji jave më suellën në shtëpi. Sa u futa mbrenda thirra: nan-o! nan-o! Më kishte marrë malli për të dhe dojsha të m'argëtojë. E kërkova në të katër anët e shtëpis dhe s'lashë çip pa vërejtë, me kujdes, se mos m'ishte mshefë, ashtu si bante kur luente me mue symbyllthi. Por s'e gjeta. Em atë ashtu edhe Hallë Hatixheja më ndiqshin me sy të përlotun dhe përpiqeshin me më ledhatue e me më ngushullue. Ma në fund më thanë se ime amë kishte shkue, diku, në gosti. Atëhere kërkova të më çojnë atje, por ata nuk u biridën. Mezi mundën me më gabue me lajka e lodra të ndryshme.
Gadi nji muej rresht e kërkova t'eme amë tue qamë e tue dënesë, por pa dobi. Oh ajo kishte shkue në gosti, kishte shkue diku larg, shum larg, tej caqeve të kësaj jete. Oh sikur t'ish e mundun me u ngjallë, të pakën për disa minuta, e të shifte se edhe nashti, mbas kaq vjetsh, e kam të përvëlueme zemrën prej mallit që ushqej për të. Oh sikur të ngjallesh që të m'argëtonte e të më puthte disa herë. Sa nevojë kam për të, me gjith që u rrita. Zjarri i këtij malli q'asht ndrye në zemrën t'eme, pa dyshim, nuk do të shuhet veçse kur të më mbulojë edhe mue dheu i zi.
Nji mbramje në shtëpi kishte nji lëvizje të jashtzakonshme. Përveç Hallë Hatixhes, e cila ndodhesh aty qyshse kishte vdekë nana, kishte ardhë edhe e shoqja e Xha Musait dhe e Xha Sadikut. Em atë u kthye në shtëpi ma heret se kurdoherë dhe darkën e hangrëm paperëndue Dielli. Mbas darke më vunë me flejtë heret, me gjith që un nuk dishirojsha. Të nesërmen në mëngjes, kur u ngrita prej gjumit, pashë nji grue të huej që po dilte nga kthina e t ' im et me tespijt e tija në dorë. Kur më pa u ndalue dhe m'argëtoi. Dora që m'i lëmoi faqet m'u duk e ashpër dhe e ftoftë. Ika me vrap dhe shkova në kthinën e bukës, ku ishin mbledhë të gjithë rreth votrës.
- Hajde ke halla - më tha Hallë Hatixheja sa hyna mbrenda dhe desh të më merrte, por un shkova dhe u ula në prehën të t'im et. Mbas meje u fut mbrenda grueja e huej dhe, mbassi i a vu babës tespijt përpara, nisi me i mbushë finxanët e kafes. Un po e shifsha, e çuditun, këtë grue që s'e kisha pamë kurrë. Kërshëria më ngucte që të merrsha vesht se cila që. Prandaj nuk durova shum dhe pyeta.
- Ajo asht jot amë. Mbas sodi atë ke me e thirrë nanë - tha Hallë Hatixheja dhe i zgjati duert me më marrë në prehen të vet. Un u shtëmanga që të mos më merrte halla dhe ia ngula syt grues së huej. Nji copë herë e shiqova, frigueshëm, atë grue zeshkane dhe aty vonë thirra:
- Jo; s'asht ajo nana e eme. Ajo asht - gjegji halla.
- Jo, jo; s'e due - brita dhe, tue e rrasë kryet në gji t'im et, zuna me qamë.
- Hesht moj bijë! Mos qajë - më tha em atë me nji za të mbytun e të përvajshëm tue m'i lëmue flokët. Duket se edhe ai ishte i pangushlluem nga humbja e nanës. Vonë pushova së qami. Më suellën kuklla, sheqerka, topa llastiku dhe nji macë të vogël. Ma në fund m'i muerrën ment. Kjo grue e huej ishte eme njerkë që kishte ardhë me e zavendsue t'eme amë. Ajo ishte, asokohe, nji gjysmë grueje, nja 32-33 vjetsh. Kishte nji trup të trashë, lëkurë të zeshkët, sy e vetulla të zeza, buzë të trasha, nofulla të fryta. Dhambët i ishin nximë dhe gjajshin si thëngjij. Me nji fjalë ishte si nji katundare e përcëllueme në Diell. Ajo, nji mot ma parë, e kishte përcjellë burrin e maparshëm për në jetën tjetër, ku kishte pas dërgue edhe nja dy fëmij. Em atë, atëherë, ka qenë nja 36-37 vjetsh. Me t'eme amë kish jetue vetëm gjashtë vjet. Fëmia e parë - nji djalë - që kishte pasë me t'eme amë, i kishte vdekë. Un rrojta. Ndoshta për të vuejtë. Me t'eme njerkë, sikundër duket, u pamë Hana jashtë. Un nuk e due fare, por edhe ajo m'urren për vdekje. Oh sa herë më ka rrafë, sa herë m'a ka mbushë gojën me spec që të rnos i kallzoj t'im ët, sa herë më ka lanë në rrugë e vetë ka dalë me shëtitë, sa herë më ka lanë pa hangër, sa herë më ka dhanë bukë e shëllinë kurse fëmijvet të vet u nepte gjellë të mira, sa herë m'a ka therë zemrën me f jalë fyese dhe sa herë më ka namë e mallkue. Kush i mban mend e kush mund t'i nurnërojë këto. Vetëm do të përmendi se më mundonte si të më kishte halë në sy dhe më shante me nji gjuhë shumë të pasun n'kspresione ndyesije, me nji gjuhë të marrun hua nga jevgat. Vdekja e s'ime amë, për mue, që nji kob, por martesa e t'im et me këtë shtrigë që nji mënyrë e vazhdueshme dhe e pambarueme kurrë. S'dij se ku e gjetën këtë korbë.
›Fëmia pa. nanë, si nata pa Hanë" thotë nji fjalë popullore. Sa mirë e ka qëllue Shqiptari gjendjen e vajtueshme të foshnjes bonjake me këto fjalë. I ka hymë në palcë, në shpirt dhe na e paraqit fëmin të mbetun në mëshirën e fatit e në terr të natës së pambarueme. Mjerë ato nana që lanë mbas vetëhes fëmij të vegjël, pse shumica e etënve nuk kujdesohen, si duhet për to e njerkat, përgjithsisht, nuk dijnë dhimë për bonjakët që u kanë lanë si trashëgim ato që u kanë lirue vendin n'atë shtëpi. Ata bonjakë që janë rritë me njerka të këqia - se ka edhe të mira ndër to - e kanë kuptue se sa e hidhët asht me e humbë nanën. E këtë provë un e kam bamun.
Mbas martesës së dytë im atë e ndrroi qëndrimin e vet kundrejt meje. Nuk e çante kryet fort për mue dhe as që kujdesohesh të marri vesht se si më përdorte njerka. Dalë-nga-dale em atë ndryshoi kryekëput, Shpifjet që trillonte njerka për mue atij i dukeshin si qortimet apo kshillat e Hazreti Hatixhës. Kur un mprohesha ase ankohesha, atij s'i bante tërr veshi. Shumë herë, në vend që të më ngushllonte, më shante. Ndryshimi i madh që bani em atë mbasi u martue me t'eme njerkë, më bani të besoj se ekziston nji fuqi magjike dhe se ai u gazit e u skatarit me magji prej saj. Ndryshe nuk kam se si t'a spjegoj mospërfilljen e tij kundrejt meje dhe pjerrjen kah e shoqja. Në ditët e para të martesës nuk ishte kështu. Duket se ende nuk e kishte torrullue magjia. Shpesh më merrte në prehën dhe, tue m'argëtue me dashuni, më thoshte me za të çjerrun:
- Jot amë, Dije, që e urtë dhe e mirë si nji engjëll. Ti i gjan asaj kryekëput. Edhe kjo - m'a tregonte njerkën me gisht - do të bahet për ty nji nanë shum e mirë. Kur e ngrejsha kryet shifsha se syt e tij ishin plot lot. Më puthte, mandej, me nji dashuni atnore aq të zjarrtë sa edhe un, me gjith që foshnje, e ndijsha nevojën urdhënuese me e rrokë e me e shtrëngue për qafe me të tana fuqit e mija. Sigurisht asht forca e magjis ajo q'e ftofi mbasandaj prej meje dhe e bani të luejë mendsh mbas asajë lopës së murme. Gjendja e eme u vështirësue edhe ma fort kur leu Rizai - në krye të tre vjetve q'ishte martue. Atëhare em atë u dha kryekëput mbas të birit tue mos e nxe kryet ma për mue. Qysh atë ditë eme njerkë u ba zotnuesja e plotpushtetëshme mbi t'em atë dhe tiranëja ma e egër mbi mue. Nuk guxojshja as edhe me qamë e jo me shfaqë ndonji mbëhi ase dëshir. Kurrkush mos u rritët si un!
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" Empty Re: Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

Mesazh nga Anakonda Thu Jun 21, 2012 3:02 pm

Derisa i mbusha 14 vjetët vuejta tepër dhe hoqa të zezat prej saj. Mbasandaj ndrroi disi gjendja e eme dhe këtë ndryshim e bana vetë. Po. Ajo e teproi keqsjelljen e vet ndaj mue sa s'mund t'a durojsha ma. U mbush kupa deri në zgrip dhe, kur m'u dha rasa, ngrita krye kundër saj. Qeh se si: Nji ditë para dreke m'urdhënoi me e mshimë oxhakun e gjelltores tue më thënë:
- Merr e mshije at oxhak se asht mbushë me blozë.
- Un t'a mshi a?! - i thashë e çuditun.
- Pse a un a?! - bani tue më shique me urrejtje.
- Po s'përtove mund t'a mshish vetë se un nuk mundem.
Ishte e para herë që po i kundërshtojsha. I u turbulluen, mbasandaj, i u skuqën syt.
- S'mundesh? - briti me mllef dhe u lëshue të më kapi për me më troshitë nën grushtat e saj të fortë.
- Në daç bane vetë, në daç merr nji njeri tjetër. Por duhet t'a dijsh se.un kurrë nuk kam me e mshimë - i thashë dhe ika, fluturim, ke xha Simoni. Atje, t'a merr mendja, s'mund të vinte me më marrë, pse i vinte turp prej Mamë Gjystinës. Për ndryshe edhe un nuk do të guxojsha me i kundërshtue, pse do t'a dijsha se ka me më marrë rrëshanas dhe tue mos m'i kursye grushtat e shqelmat. Deri në drekë qëndrova aty. Kur erdh im atë e ndigjbva se më kërkoi tue m'a thirrë emnin, por un nuk bëzajta dhe s'luejta vendit. Mamë Gjystina, që i dinte hallet e mija dhe që ndinte dhimë për mue, më kshilloi t'i ankohem t'im ëti. Mbas nja nji ore erdh Meti e më njoftoi se më kërkonte em atë. Shkova. Mbrenda asajë kohe njerka, natyrisht, do t'ishte shprazë kundër meje. Por edhe un e kisha vendosë qëndrimin t'em për me e luftue dhe me e shkundë zgjedhën e saj.
- Ku asht tata? - e pyeta Metin kur hyna n'oborr të shtëpis.
- Naltë - gjegji ai dhe iku tue kërcye.
Vuna re se ajo asokohë ishte tue i lamë enët e drekës në sqoll të gjelltores. Kishte plot dy vjet që nuk kishte prekë enë me dorë. Sot i ishte përveshë punës, sigurisht, për t'i provue t'im ëti se ajo vetë i kryente punët e shtëpis.
U ngjita naltë. Em atë ishte në kthinën e vet. Ishte ulë mbi minder dhe po thithte tym duhani. Dukej i zymtë e i egërsuem. Gjante sikur po i dilto tym nga koka.- Ku ishje Dije? - më pyeti sa hyna mbrenda.
- Ke Xha Simoni - përgjigja tue qëndrue në kambë mbrenda prakut të derës.
- Përse? - pyeti me za ma të ashpër.
- Sepse donte me më rrafë nana.
Nanë e thres këtë shtrigë, se ashtu më patën mësue qysh në vogjëli.
- E pse nuk i ban ti punët e shtëpis?
- Un dhe vetëm un i baj punët e shtëpfs. Por oxhakun nuk mundem me e mshimë se s'kam fuqi dhe druej se rrëzohem poshtë - i thashë.
- Mos gënje! - bërtiti tue i mrrullë vetullat - se po t'i bajshe ti punët e shtëpis, ajo nuk do të donte me të rrafë.
Fjala ›Mos gënje" më ra si plumb në kokë. Më kapën rrebet dhe nuk munda me e zotnue vetëhen. Prandaj
shpërtheva:
- Përse un gënjyekam e nuk gënjyeka jot shoqe babë? Apo mos asht ajo meleq e un dreq? Em atë u hutue nga guximi i em, pse kurrë nuk i isha përgjigjë dhe s'kisha bamë makar nji vrejtje të vogël. E hapi gojën të thotë dishka, por un s'i lashë kohë dhe vazhdova:
- Un kurrë nuk rrej babë. Duhet t'a dish se deri më sot jot shoqe nuk ka prekë me dorë punë shtëpije. Të gjitha un i kam bamë: Un i kam lamë enët, i kam mshimë odat, i kam lamë liveret, kam gatue bukë, kam ziem gjellë, e kam la e lye shtëpin, kam shtypë kafe, i kam arnue petkat e këmishat dhe, për rnbi të gjitha, i kam lamë edhe shpergajt e kalamajve.
- Ti? - thirri si i habitun e me mosbesim.
- Po, po, un. Un i kam bamë të gjitha. Por oxhakun nuk mundem me e mshimun, se ajo asht puna e njej puntori. E në qoftë se këtë grue e ke sjellë këtu për me më bamë shërbëtoren e saj, m'a thuej që t'a dij - shtova.
- Mos fol budallallëqe - thirri me nji za pak të zbutun.
- Këto që po ju them janë të vërteta, babë. Nuk janë budallallëqe. Dhe po të them se un nuk mundem me punue ma, se jam e dobët nga shëndeti. N'asht se nuk të dhimsem ndopak e më len në këtë hall, t'a dish se do të vijë nji ditë që do të pendohesh - i thashë me nji za të çjerrët.
- ç'thue mori? A je ndër mend apo jo?- Babë! - thirra tue gulçue. - Shtëpin e nanës e shoi vdekja dhe përveç dajallarve nuk ka mbetë njeri që t'i vije keq për mue. Në ju randohem shum. Më thoni të shkoj e të strukem ndër ta, përpara se të vdos nga mundimet e përpara asajë kohë që vdiq eme amë - i thashë dhe u shgreha në vaj. Em atë u turbullue fare. U çue në kambë dhe m'u afrue. Më kapi përdore dhe, tue m'i lëmue flokët, tha me za të plasun:
- Edhe un s'dojsha që të vdiste jot amë, por ashtu urdhënoi Zoti moj bijë. Ti mos u dëshpro e mos qajë. Un të këshilloj të punosh vetëm për të mirë t'ande, se due të bahesh e zoja me matarue nji shtëpi.
- S'kam fuqi. Jam e dobët nga shëndeti – gjegja përvajshëm.
- ç'ke moj bijë? Kurrë s'kam ndigjue që të kesh qenë sëmunë.
- Kurrë s'ke pyetë që të merrshe vesht – përgjigja me mllef dhe tue e shique me sy të përlotun.
- Pse flet kështu moj Dije? ç'faj të kam un? - bani.
- Fajin e ka fati i em që më la pa nanë e në dorë të njerkës, që don me m'a marrë shpirtin përpara kohës - i thashë me za të mbytun prej vajit dhe tue u dridhë prej zemërimit që më kishte mbërthye.
- Oh si flet moj bijë; Kurrkush nuk mundet me të shtrëngue me punue. Un qysh sot po e porosis atë - donte të thote për njerkën - që mos t'api punë.
- Rri rahat e mos u mërzit - tha.
Sa e mbaroi fjalën iku i turbulluem e i surbulluem. Të nesërmen erdh nji shërbëtore në shtëpi. Njerka ishte kah pëlset prej zemrimit, por s'kishte se si me shfry. Edhe oxhakun e mshiu nji puntuer. Qysh ate ditë nuk bana ma punë shtëpije, veçse ndonji gjellë kur më ftekesh ase qindissha ndonji gja që më pëlqente. Mbassi shpëtova nga thundra e njerkës nisa me këndue, gadi për ditë, me Irenën. Ajo m'i epte mësimet që bante vetë në shkollë dhe, herë mbas here, më provonte. Në këtë mënyrë vazhdova derisa ajo e mbaroi shkollën. Irena thosh se jam shum e squet dhe, e kënaqun nga kjo cilësi i rrallë, përpiqesh të më mësojë sa ma shum. Edhe un i u vuna mësimit, sidomos Frengjishtes, me të gjitha fuqit e mija. Tash mund të them se zotnoj nji farë kulture, të cilën i a detyroj Irenës. Herë mbas here lexoj libra të ndryshëm dhe e ushqej trunin. Librat i marr hua prej Irenës ase prej vëllazënve të saj, se vetë nuk mundem me i blemë, mbasi em atë nuk m'ep të holla për ta. Irena ka tre vëllazën: Gjonin, Markun dhe Kolën. Gjoni parvjet e mbaroi fakultetin e Drejtësis në Vjenë dhe Marku simjet i kreu mësimet në shkollën e naltë tregtare t'atij qyteti. Gjoni asht bamë antar në gjykatoren e këtushme, kurse Marku ende asht pa punë. Kola asht 11 vjetsh; simjet e mbaron filloren. Xha Simoni, ati i tyre, asht nëpunës i kadastrës me nji rrogë të vogël. Mamë Gjystina asht e ama e Irenës dhe e vllazënve të saj. Këta janë Kosovarë, t'emigruem prej andej qysh në kohen e luftës Ballkanike. Kanë blemë shtëpi këtu, ngjit me ne. Nëpërmjet nji deriçke hyjmë e dalim ke njeni tjetri. Xha Simoni asht spenxue shum dhe asht ngarkue me borxhe për t'i mësue djelmt e vet. Tash që ata mbaruen shpreson t'a përmirsojë gjendjen.
Eme amë - dritë pastë - thonë se ka shkue shum mirë me këtu. Edhe mue më duen fort. Un hallet e mija ma fort i qaj me Mamë Gjystinën e me Irenën se sa me njeri tjetër. Besoj se përshkrova krejt jetën t'eme të deritashme. Edhe nëpaça harue gja e shkruej ma vonë.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" Empty Re: Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

Mesazh nga Anakonda Thu Jun 21, 2012 3:02 pm

-Cili që ai? S'e dij dhe as guxoj me pyetë se më vjen turp, se druej mos vehem në lojë prej Irenës. Ndoshta asht i krishtenë, i vluem ase i martuem. Kush e din. Oh ma mirë të mos e kisha pamë. Syt e tij, të zij, më gjajti sikur më magjepsën në ças. E ndiva se u turpnova, pse m'u nxe shtati përnjiherë. Desha me ikë, por s'munda, se s'kisha fuqi. Mbeta shtang dhe u struka në kandin e kthinës. M'u duk sikur m'a kapulloi shtatin nji dishka që më hutoi e më shpërdrodh nën forcën e vet. Sa bukur e sa ambël tingëllonte zani i tij! Kishte kumbimin e nji melodis harmonike që t'a kilikos zemrën. Ishte nji muzikë në vetëhe. Ka disa njerës që s'u vete fare qeshja. Kur qeshin u shtremnohen turijt, u rrudhen faqet, u qajnë syt dhe shëmtohen aq shum sa s'të kanda t'i shofish. Por atij i kishte hije si qeshja ashtu edhe nënqeshja. Kur flitte, me buzë në gaz, t'a merrte mendjen. Shkurt nji ndiesi, e panjoftun prej meje deri m'at ças, m'a mbushi shpirtin me... dishka.
- Mos ju trazova Irenë? Duket se Zonjusha... - tha kur u fut mbrenda kthinës, pa pandehun, por s'e mbaroi f jalën. Më hudhi nji veshtrim të mpakët e të thekshëm. M'a tronditi zemrën.
- Jo; s'ka gja. Ajo asht... - gjegji Irena dhe më shiqoi me buzë në gaz. E kuptova se ajo qe tue shpërthye në gaz nga shqetsimi që tregova tue dashë t'i mshifem atij djaloshit të huej. Ma në fund ika, por më duket se dishka lashë aty nga... zemra e eme. A thue kështu asht dashunia? Jo or jahu! Ajo do të jetë, kush e din, disi ndryshe. Mirë, por ç'qe ajo që më lëvizi në thelb të zemrës dhe më bani tak? Demede kështu qenka dashunia. Demede e... due. Por jo. S'asht e mundun. Si mund të përftohet dashunia vetëm me nji ndeshje vetëm me nji veshtrim? Kjo asht marrëzi, asht foshnjëri... Por ç'po baj? Më duket se s'jam në regull. Për cilin po mendoj kësodore? Kush m'ep të drejtë me u shprehë, në këtë mënyrë, për nji djalë q'asht i panjoftun për mue dhe ndoshta kushrini i Irenës? Ndoshta ai asht ndonji prej fisit të saj dhe tash, sikundër tha edhe vetë, ka ardhë këtu për t'i festue Pashkët. E un ende po e vras mendjen me marrëzina që nuk përkohen kurrsesi me të vërtetën ase me dëshirin. Mbasandaj, sidoqoftë, mue s'më ka hije me u marrë me djelmt e botës. Turp, për Zotin, turp! Oh si u bana! Lene e mos e trazo ma! S'kam me e kujtue dhe s'kam me e përmendë kurrë.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" Empty Re: Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

Mesazh nga Anakonda Thu Jun 21, 2012 3:03 pm

Prap takova me Shpendin. Më gjet sot tue këndue nji libër ke Irena. U çova me ikë, por ai qëndroi ke praku i derës dhe tha:
- Ju, Zojushë, ishit njoftë me t'eme amë dhe ajo, menjiherë, ju kishte simpathizue. Mbassi u njoftët me të, përse nuk dëshironi me u njoftë edhe me mue? Un, ju siguroj se s'jam i egër. Jam biri i asaj grueje që ju njoftët disa ditë ma parë. E në mos ju pëlqeu ajo, keni të drejtë me më përbuzë edhe mue.
- Jo - thirra menjiherë si t'isha shty nga nji fuqi.
- Lypset të krenoheni. Zotni, për atë nanë të mirë që kishit dhe duhet t'a ndini vetëhen të lumtun në pranin e sajë - i thashë tue bëlbëzue.
- Ju falem nderit shumë për simpathin që ushqeni për t'eme amë - gjegji dhe mandej bani nji hap përpara. M'a zgjati dorën tue më thanë: Ju lutem më lejoni t'ju paraqitem si...
- Epja dorën Dije - briti Irena.
U hutova. E ndiva se u skuqa, pse nji hafsh i nxehtë m'a mbuloi shtatin. Me gjithë turpin e math që kisha, dishka më shtynte me i u bindë dëshirit të tij. Prandaj i a dhashë dorën. Ai u përkul para meje dhe m'a shtrëngoi dorën tue më hudhë nji veshtrim t'ambël e të thekshëm. I ula syt. Veshtrimi i tij plot shkëndia e përcëlloi zemrën t'eme. Nji frigë e paspjegueshme, e bashkueme me nji kënaqësi të thellë, m'a trazoi shpirtin.
- Besomëni, Zojushë, se jam i lumtun në këtë ças dhe lus që të mos m'a kurseni këtë lumni edhe mbas sodi - tha.
- Ju....Ju.... S'munda me thanë gja, pse nuk isha e zoja t'a urdhënoj vetëhen e të gjej nji përgjigje të përshtatshme. Për fat të mirë m'erdhë Irena në ndihmë dhe më shpëtoi nga ajo gjendje kritike. Më kapi për krahu dhe m'uli mbi karrike tue më thanë:
- Rri, Dije, e mos fol, se disaherë heshtja asht shprehja ma e fortë se sa tallazi i fjalëve që shpërthen nga goja.
Me të vërtetë ashtu asht. Mbasi u ula e ngrita kryet dhe e pashë Shpendin që më shiqonte me buzë në gaz dhe me nji mënyrë të veçantë. Oh sa i hijshëm më dukesh! A thue se përnjimend, asht aq i bukur e i dashun, apo më vjen mue pse e dashunoj? Kush e din.
- Mos u tremb! - më tha Irena. - Rri e qetë, se un po përgjoj prej këtu mos vjen kush. Po erdh jot njerkë ase ndonjeni nga kalamajt, menjiherë, kam me e mshefë Shpendin në mësandër. Shpendi bani buzën në gaz. Irena tue e tregue me gisht mësandrën u ul buzë dritares që shef kah oborri. Un dridhesha. Dojsha t'i flas dishka, por nuk dijsha ç't'i them. Përpiqesha me i gjetë ato f jalë që netë e ditë me radhë kisha sajue për me i a thanë, por të gjitha i kisha harrue. Isha turbullue fare. I kisha ulë syt dhe po rrijsha si ndonji pulë e squllosun prej shiut t ë . . . . djersëve. Ai i dha dum se isha hutue. Prandaj, menjiherë, nisi me folë. Më pyeti se cilat libra më pëlqejshin ma fort, a më kandesh muzika dhe të tjera si këto. Mu atëhere kur un kisha nisë me u kthjellue, e ndiva zanin e njerkës që m'a thirrte emnin. U çova dhe ika mbassi i a shtrëngova dorën. Kur i a shtrëngova dorën, si herën e parë ashtu edhe nashti, më gjajti sikur u preka nga nji fuqi elektrike që t'a pershkon krejt shtatin me forcë dhe të ban të dridhesh. Pa dyshim ishte fuqia e dashunis ajo që m'a rrëqethi trupin me nji të prekun të dorës. Oh sa fort e dashunoj! Më duket se po shkallis prej ngucjeve të parreshtuna që më ban zemra. Oh sa i ambël e i dashun që asht! Oh sikur të më dashunonte e të bahesh i emi.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" Empty Re: Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

Mesazh nga Anakonda Thu Jun 21, 2012 3:03 pm

Na, femnat Shqiptare, jemi krijesa të vorfëna që tue këngëtue, si të trenueme, shkojmë symbyllazi drejt greminës, drejt vorrit që na përgatisin tjerët dhe na shtyjnë me u përplas mbrenda. Po. Na duhet të jemi të qeshuna e gastore për t'i kënaqë kapricjet e burrave, lypset të jemi pa zemër e pa shpirt për t'i ngopë dëshirat e atyne që na kanë monopolizue. Por edhe në paçim zemër e shpirt, këta lypset të funksionojnë simbas andjes s'atyne që na kanë robnue e jo për ata që na mund të dashunojmë. Oh fatkeqsi. Sa e sa breza femnash, që erdhën para nesh, u banë viktimet e këtij zakoni t'egër dhe flija e asajë mendësije që kish për të vetmin qellim të kënaqi kapriejet e nji turme injorante, sunduese mbi fatin dhe jetën e atyne femnave të mjera. Kurrkush, deri më sot, s'pat guximin me marrë për sipër nji përgjegjësi për me i operue e shërue plagët e kësaj shoqnije që lëngon prej shekujsh. Toka e jonë, për fat të keq nuk polli nji gjeni që t'u epte hof gjallnije turmave të mbetuna nën thundrën e zakoneve primitive për t'u hudhun tej me forcë; që t'i udhëhiqte për t'u vërvitë jasht kaosit t'errët të fanatizmës; që t'i naltësonte moralisht e intelektualisht tue i shpëtue nga robnia shpirtnore e disa qinda shekujve. Nuk duel nji Titan që t'a ngrente grushtin e tij të fortë kundër atyne që e pengojnë zhvillimin t'onë natyrel e historik, kundër atyne që nuk na lanë t'ecim drejt rrugës së madhështis, të liris e të lumnis. Ah sikur t'isha djalë e t'a merrsha për sipër kët mision kaq delikat dhe t'i sherbejsha shoqnis njerzore. Na do t'i a puthim dorën me respektin ma të madh dhe do t'a deklarojmë shenjt at njeri që të na shpëtojë nga kjo robni shekullore tue e grisë edhe peçen që t'i nepen femnës Shqiptare e Muslimane mundësit për me i pamë rrezet e arta të... qytetnimit.

Un, sa për vetëhe, kam vendosë me e vulosë jetën t'eme me gjakun t'em. Me këtë mënyrë besoj se do t'u provoj kundërshtarëve të liris s'onë se na kemi vendosë me vdekë, por me mos u përulë.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" Empty Re: Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

Mesazh nga Anakonda Thu Jun 21, 2012 3:04 pm

Asht natë. Errësina dhe heshtja mërzitse e kanë kapullue e pushtue botën mbarë. Tirana flen. Nji qetësi e thellë zotnon në të katër anët. Vetëm fërshëllima e fëllimit të natës, herë herë, e trazon qetësin. Un jam ulë buzë dritares, prej ku e sodis mbrendinë e burgut që e shtrëngon Shpendin. Zemra e eme e ftoftë rref e rrënkon për dëshirat që nuk i realizoi, për argëtimet që nuk i shijoi, për lakmit që nuk i argëtoi. Fati mizuer që i pamëshirshëm kundrejt meje. Ai nuk desh të më napi mundësin që t'i korrsha amblas lulet e vajzënis, të rinis dhe të jetës s'eme ashtu si pata andrrue e dëshirue dikur. Edhe në çastin e fundit, ai pa dyshim, do të më përqeshi dhe do të zgërdhihet pa i a vumë veshin ankimeve të mija, pa e peshue sasin e helmit që ka derdhë në zemrën t'eme. Oh sikur t'ishte e mundun me e zveshë fatin nga pushteti dhe nga fuqia shfaruese. Sikur t'ish e mundun me u porositë jeta në nji fabrikë që të gatohesh simbas dëshirit t'onë. Në nji rasë të tillë un do t'isha bashkue me Shpendin dhe ky tregtari do t'a kishte gjetë shoqen e vet të përshtatëshme.

Përse nuk u lumnova e nuk e shijova edhe un jetën? ç'faj i bana njerëzis ase Perëndis që më ndeshkuen me mjerim? A nuk asht mëkat që un, në moshën ma të bukur të jetës s'eme, të vdes pa u kënaqë me dhantit e natyrës? Edhe un të kisha ngrehë nji fole lumnije, ku të jetojsha, sadopak, me Shpendin t'em dhe mandej le të vdissha. Po, le të vdissha, por mbasi t'a kisha shijue jetën ndopak dhe... tue lanë dishka mbrapa. Ah po. Sikur të kisha pasë fat me lanë mbas vetëhes nji krijesë që që t'ishte pema e dashunis s'eme dhe e Shpendit. Sa me kujdes do t'a kisha rritë, sa mirë do t'a kisha edukue, sa shumë do t'a kisha mësue dhe sa fort do t'a kisha argëtue. Edhe ai, padyshim, do të më donte fort dhe mbas vdekjes s'eme, sigurisht, do të vinte me qamë mbi vorrin t'em me syt e babës e me zemrën e nanës. Ndoshta ai, i frymëzuem dhe i injeksionuem prej meje, do të bahesh dalëzotsi i të drejtave të femnës Shqiptare. Por ah! Sa e mjerë dhe sa e shkretë jam!

U tërhoqa nga dritarja me lot ndër sy e me helm në zemër.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" Empty Re: Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

Mesazh nga Anakonda Thu Jun 21, 2012 3:04 pm

Dje mbrama, aty kah ora dhetë mbas darke, isha vilanisë dhe nji kohë të gjatë nuk isha përmendë. Ma vonë isha jermue dhe kisha folë shum në kllapi tue e përmendë, shpesh e shpesh, emnnin e Shpendit t'em. Sot jam këputë fare. Nuk mundem as edhe me shkrue ma. Nuk jam e zoja për kurrgja ma veçse për të qamë e për të rrënkue vazhdimisht.

çova me e thirrë kushrinin t'em Hamitin që t'i a dorëzoj kët libër, ku kam shfry tue i qamë hallet e mija. Do t'i lutem që, mbassi t'a këndojë vetë, t'i a dorëzoje Shpendit me letrën dhe shamin që po i dërgoj si kujtimin e fundit të dashunis s'eme të pafat. Si prej Hamitit ashtu edhe prej Shpendit do të kërkoj që t'a mprojnë femnën Shqiptare. Tirana e ka zakon me i nusënue vajzat që vdesin të pamartueme. I mertisin dhe i stolisin si të jenë nuse për të shkue ke burri. Mbasandaj i qojnë me pikëllimin ma të madh dhe i përcjellin për në vorr. Ky zakon më pëlqen. Prandaj i thashë sot Hallë Halixhës që edhe mue të më përcjellin simbas atij zakoni, mbassi nuk u martova me hirin t'em dhe me at që dashunova. Ajo nuk m'u përgjijg. U zhgreh në vaj. S'mund të shkruej ma, se nji tallaz gjaku po më shpërthen nga goja dhe dhimbje të forta po ndij në krahënuer. Duket se janë rrenimet e fundit që ban sëmundja. Po të la o libër për jetë ma. Lamtumirë se po ndahem prej teje e prej jetës s'eme.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" Empty Re: Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

Mesazh nga Anakonda Thu Jun 21, 2012 3:05 pm

Këtu mbarojnë shënimet e Dijes."



Letra që më shkruente përmbante këto fjalë:

I dashtuni Hamit,

Në fletorin që po të dorëzoj e kam shkrue shkurtazi, jetën t'eme. Mbassi t'a këndojsh epja Shpend Rrëfes bashkë me letrën dhe shamin e bardhë që po i dërgoj si shenjën e qefinit t'em. Nga përmbajtja e fletorit keni për t'a kuptue se sa shum vuen femna Shqiptare, se sa keq përdoret ajo e gjora dhe si asht ulë në shkallën e robneshës e të kafshës.

Prandaj kërkoj prej jush që të ndërmerrni nji lëvizje të gjanë për emansipimin e vërtetë të femnës Shqiptare dhe për naltësimin e nivelit të saj kultural, moral e sosial. Pres të më zotoheni se do t'a përmbushni dëshirin t'em të fundit që të vdes e shkujdesun dhe e qetë. Për ndryshe shpirti i em kurrë nuk do të prehet edhe sikur të mbahet, me pekulet ma të mëdha, në lulishtet e Parajsës. Shpirti i em i pakënaqun do t'ju duket juve n'andërr dhe do të kërkojë t'a përmbushni zotimin, do t'ju ndjeki kurdoherë dhe kudo, që t'a mbani premtimin. E çdo shkrojë ase f jalë e këtij libri do të jetë si nji grenzë për me i thumbue e kafshue ndërgjegjet t'ueja në rasë se nuk do të qëndroni në besë.

Thueji Shpendit se po vdes me emnin e tij në gojë dhe me mall të pashuem në zemër për te. Gjithashtu njoftoje se shamia që po i dërgoj asht ajo që kam mshimë lotët ditën që më martuen me kët tregtarin dhe m'a vranë zemrën.

Ty të falem nderit, Hamit, për ndihmat e mëdha që më ke dhanë gjatë jetës s'eme. Lus që të shpërblehesh me gëzime.

Po ju përshëndes për herën e fundme tue ju urue e bekue me të gjitha fuqit e mija, me të gjitha forcat e atij shpirti që asht tue u largue nga ky trup i dërmuem dhe i kalbun.Kushrina e jote:

Dija
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" Empty Re: Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

Mesazh nga Anakonda Thu Jun 21, 2012 3:05 pm

Mendoj se esht kjo;mos gabofsha...
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë" Empty Re: Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi