Programe Forum - Welcome
10 diplomat më të çuditshme të botës People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
10 diplomat më të çuditshme të botës People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 diplomat më të çuditshme të botës

Shko poshtë

10 diplomat më të çuditshme të botës Empty 10 diplomat më të çuditshme të botës

Mesazh nga Master Sun Jul 31, 2011 5:08 am

10 diplomat më të çuditshme të botës 281411_10150244020957307_29771032306_7970888_6047133_a-150x139
Deri në vitet ’80 të shkoje në Universitet ishte një siguri për të ardhmen. Edhe zgjedhja e një fakulteti jo shumë të “goditur”, në fund të fundit të siguronte një hyrje dinjitoze në botën e punës dhe të mundësonte të përmirësoje statusin social dhe familjar. Sot nuk është më kështu. Të rinjtë vuajnë këtë pasiguri dhe akoma më shumë e vuajnë prindërit, të cilët përpiqen ti orientojnë fëmijët
drejt fakulteteve më të kërkuara në treg. Por ka edhe ndryshe. A e kishit imagjinuar dot ndonjëherë që ka një degë studimi për psikologjinë e peshqve, po për shitëse lulesh? Më poshtë është lista me kurset e studimit më të çuditshme. A ka që zgjedhin këto degë, sigurisht që ka, përderisa ekzistojnë. Një pyetje na lind natyrshëm: çfarë kanë pasur në mendje kur kanë bërë këtë zgjedhje?!
Master në rritjen e bagëtive: të shkosh në universitet me rroba pis me baltë nuk është normale, vetëm nëse ju frekuentoni “Texas A&M Kingsville University Ranch Management” . Universiteti ofron programin e parë të studimit për rritësit dhe mirëmbajtësit e kafshëve. Ai që kohë më parë ishte një profesion që kalonte nga babai, tek i biri tani është bërë shumë i sofistikuar, aq shumë saqë është e nevojshme për një përgatitje të madhe akademike.
Astrobiologji: Universiteti i Glamorgan në Angli ju ofron një diplomë në astrobiologji, e cila do ju pajisë me dijet dhe mjetet për të kërkuar jetën përtej tokës. Kështu që, nëse ndjekja e alienëve është hobi juaj i preferuar nisni ta merrni seriozisht këtë mundësi që ju ofrohet.
Diplomë për shitjen e luleve: vëmë bast që nuk e dinit që për të punuar si shitëse lulesh ju duhet një diplomë. Ndoshta nuk është nevoja, por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të specializoheni në këtë fushë. Mundësitë e karrierës janë vetëm një hap larg jush. Këtë mundësi diplomimi e ofron universiteti “Missisipi State University”.
Diplomë për dado profesioniste: Universiteti Sullivan në Luisville ofron një kurs studimi për formimin e dadove profesioniste, të trajnuara për të punuar në rezidenca private, qendra kujdesi, klinika, spitale pediatrike etj. Është një karrierë perfekte për ato vajza që kanë qenë babysitter për gjithë fëmijët e komshinjve dhe tani duan të fitojnë diçka më shumë se 2 dollarë ora.

Kurs për administrimin e sportit: të diplomuarit në këtë disiplinë janë gati për pozicionin e liderit në organizatat jo fitim prurëse që po mbijnë si kërpudha gjithandej: janë shkolla sportive që e përdorin aktivitetin fizik për të socializuar fëmijët dhe
u mësojnë atyre fenë dhe besimin. Ky kurs, për të interesuarit, zhvillohet në universitetin Campbellsville.
Master për aktivitete aventuriere: ju pëlqen snowboard, zhytjet, alpinizmi apo rafting? Nëse përgjigja është po, atëherë duhet të merrni në konsideratë të bëni atë që ju pëlqen si punë. Kolegji Green Mountain në Vermont ofron një program të detajuar në aktivitetet aventuriere, i cili synon të sistemojë të diplomuarit në shumë vende pune në aktivitetet në ajër të hapur.
Kurs për administrimin e golfit dhe të sporteve në lëndinë: fakti që nuk jeni të zotë të luani futboll, nuk do të thotë që nuk mund të bëni punën tuaj. Kursi i propozuar nga universiteti i Missisipit do tu përgatisë për një karrierë brilante administratori të klubeve të Golfit, apo i qendrave sportive për shkolla, pishina etj. Të diplomuarit në këtë disiplinë gjejnë punë në 90% të rasteve.
Diplomë në komedi, shkrim dhe recitim: ky kurs diplomimi ndoshta kërkon një sens të madh humori si kusht për pranim. Kolegji Humber në Kanada e ofron këtë program për të ndihmuar studentët që kanë këtë dhunti të drejtojnë synimet e tyre në objektiv dhe u mëson dhe përdorimin e anës komerciale të biznesit. Studentët mësojnë të qëndrojnë në skenë, të improvizojnë e gjithçka tjetër.

Master në agrikulturë biologjike: produktet biologjike përbëjnë 2.5% të gjithë ushqimeve dhe pijeve të shitura në botë dhe
konsumi rritet me 20% në vit që nga vitit 1990. Kjo i bën kultivimet biologjike shumë tërheqëse nga pikëpamja komerciale. Kursi i ofruar në universitetin e Washingtonit është i pari në botë i këtij lloji.

Shkenca dhe administrim i peshkut: ky master ofrohet nga universiteti i Kolorados dhe përqëndrohet në teknikat e rritjes
së peshkut. Nëse nuk mjafton kjo, kursi i psikologjisë së peshqve do tu ndihmojë për të kuptuar me mirë peshkun e kuq që keni në dhomë.


Doktoraturë për UFO
Por ndoshta diploma më e çuditshme e dixhitale (videogames) kohëve të fundit është Doktoratura për Filozofinë e Ufologjisë së fituar nga Martin Plowman në Universitetin e Melburnit në Australi. Kultura dhe komunikimi i studentëve të specializuar në historinë e kulturës së UFO-ve dhe filozofinë që mbajnë ata të cilët pretendojnë se janë rrëmbyer nga UFO-t pavarësisht se
vazhdojnë të jenë skeptikë. PhDs janë të njohur për kontributin e tyre të rendësishëm në këtë fushë të re dhe Plowman
i ka mbledhur të gjitha kërkimet e tij në një libër të ri.

Master për lojërat dixhitale (videogames)
Master në lojërat dixhitale është në dispozicion në Universitetin e Liverpulit, në Britaninë e Madhe. Kursi ofron fokusin e detyrueshëm në ndryshimin e formës dhe të përmbajtjes së lojës, por gjithashtu mëson nocionet e teorisë së lojës, si edhe çështjet kulturore dhe teorike rreth video games. Universiteti deklaron: “Ne besojmë shumë se lojrat dixhitale janë një nga format më të rendësishme të shprehjes së kulturës sonë në këto kohë.”

Master për njohuri fizike, shpirtërore rreth subjekteve
Tae Kwon Do është gjithashtu i disponueshëm për të ndjekur Diplomën Master. Në Universitetin e Koresë së Jugut,Kyung Hee, kursi të ofron të ndërtosh njohuri fizike, teorike dhe shpirtërore rreth subjektit në një masë të tillë që të diplomuarit MA të bëhen misionarët e një forme të artit. Në këtë kurs janë të regjistruar shumë studentë ndërkombëtarë

Diplomë për Menaxhim Lulesh

Universiteti i shtetit të Misisipit në SHBA ofron një diplomë kursi në Menaxhim Lulesh. Sigurisht, të diplomuarit nuk janë të destinuar të mbarojnë kursin dhe të më pas të shkojnë të punojnë në dyqane lokale lulesh. Përkundrazi, ata bëhen artistë lulesh të ekranit, dizenjues për raste të veçanta, tregtarë lulesh me shumicë nëpërmjet një mësimi në thellësi të hortikulturës, menaxhimit
dhe biznesit.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi