This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Minatorët e Bulqizës 14 ditë të ngujuar nën tokë, rëndohet gjendja e tyre
2 posters
Faqja 1 e 1
Minatorët e Bulqizës 14 ditë të ngujuar nën tokë, rëndohet gjendja e tyre
BULQIZË- Rëndohet gjendja e minatorëve të Bulqizës në ditën e 14-të të grevës së urisë, ndërkohë që asnjë marrëveshje konkrete nuk është arritur mes tyre e kompanisë ACR. 13 minatorë kanë hyrë sot në ditën e 14-të të grevës, e cila zhvillohet në 1400 metra nën tokë por rreziku për ta shtohet.
Mësohet se në minierë është shtuar lagështira, gjithashtu a pasur edhe rrëshqitje të argjinaturave, cka rrit rrezikun për minatorët. Një rrezik tjetër është edhe rritja e nivelit të ujit si pasojë e mos vendosjes në punë të pompave të ujit.
Ë ndodhur në këto kushte të vështira, minatorët vazhdojnë ende të qëndrojnë në ato ambiente, ndërkohë që raportohet se mbrëmë 3 prej tyre kanë shfaqur shenja të një gjendjeje shëndetësore të rënduar. 3 minatorët nuk kanë pranuar të largohen nga miniera, por kanë marrë serum brenda galerisë-
Drejtuesit e minatorëve konfirmuan dje “acarimin e mëtejshëm të situatës, për shkak të diversionit që po bëjnë drejtuesit e ACR”. Kolë Nikollaj tha se dje “me vulë të Telekomit lokal janë shpërndarë disa fletushka, ku thuhet se minatorët janë dakord me rritjen e pagës 20%, por nuk na lënë drejtuesit e konfederatës Kolë Nikollaj e Tafë Koleci”. Minatorët pohuan se “asnjë diversion nuk do të çojë në ndërprerjen e grevës së urisë, as dhe kërcënimet me telefon që ne i kemi denoncuar në polici, përveçse dialogu për përmbushjen e kërkesave tona”.
Po dje, shqetësim për grevën e situatën në minierë si dhe apel për dialog për zgjidhje, kanë shprehur me komunikata publike edhe Ministra e Energjetikës dhe LSI-ja.
Re: Minatorët e Bulqizës 14 ditë të ngujuar nën tokë, rëndohet gjendja e tyre
Mjer kta te shkretet se se vret mendjen nejri per keta qe edhe era ju vjen tok
Similar topics
» Durrës, rendohet trafiku nga pushuesit
» “Corriere della Sera” për fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja shqiptare
» Unazat... Shpjegimi i tyre!
» Tumoret dhe llojet e tyre .
» Femrat e duan trupin e tyre?
» “Corriere della Sera” për fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja shqiptare
» Unazat... Shpjegimi i tyre!
» Tumoret dhe llojet e tyre .
» Femrat e duan trupin e tyre?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|