This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
“Corriere della Sera” për fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja shqiptare
Faqja 1 e 1
“Corriere della Sera” për fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja shqiptare
Gazeta prestigjioze italiane “Corriere della Sera” i kushton përsëri fenomenit të gjakmarrjes shqiptare. Në një artikull me titull “Fëmijët e humbur shqiptarë, të murosur në shtëpi për t`i shpëtuar grindjeve”, “Corriere della sera” përshkruan një panoramë te qartë të asaj çfarë ndodh në Shqipëri. Artikulli sjell protagonistë dhe personazhe të angazhuar në procesin e pajtimit të gjaqeve.
Reportazhi nis me rrëfimin për dy vëllezër, 17 dhe 15 vjeç, të cilët e kanë kaluar fëmijërinë dhe adoleshencen e tyre të ngujuar në shtëpi dhe nuk dalë prej mureve të shtëpisë as për të shkuar në shkollë. Një izolim total, thuajse çnjerëzor që vjen pjesërisht edhe si pasojë e vendimarrjes së prindërve për ti limituar nga kontakti i parakohshëm me botën adulte, një komunitet veçanërisht i dhunshëm- shkruan “corriere” online.
“Corriere della sera” raporton më tej se “nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar. Në këto 20 vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i shpeshtë emigrimi i malsorëve shqiptarë, që braktisin shtëpitë, stanet dhe bagëtitë e tyre në rajonin verior, në kërkim të punës dhe të paqes. Mbi të gjitha të paqes” . Nga viti 1991 e deri më sot janë me mijëra personat që janë vrarë, dhe të shumtë fëmijët të cilët si rezultat e ngujimit kanë mbetur analfabetë- thuhet më tej.
Reportazhi sjell në vëmendje Kanunin, i cili sipas gazetës mbulon me rregulla të gjitha aspektet e jetës, duke cituar se “gjaku duhet të paguhet me gjak” .Një nga ndërmjetësuesit e pajtimit të gjaqeve, Aleksandër Kola, shprehet në reportazh se “gjatë viteve të diktaturës nuk ka patur vrasje të tilla, pas rënies së saj rastet janë shtuar”.
Kola është shprehur se në vend ka një harmoni të shkëlqyer mes besimeve fetare. Ndërsa një opinion tjetër i paraqitur në këtë reportazh është edhe ai i Luigji Mila, Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit për Drejtësi dhe Paqe Shqiptare i cili thotë se gjakmarrja është një fenomen tipik i shoqërive ku ligji nuk është mjaftueshëm i fortë dhe për këtë arsye marrëdhëniet në mes familjeve dhe të afërmve janë burimi kryesor i autoritetit
Similar topics
» Përmbytet Genova, 7 të vdekur, mes tyre një shqiptare me dy fëmijët
» Minatorët e Bulqizës 14 ditë të ngujuar nën tokë, rëndohet gjendja e tyre
» Si të komunikoni me fëmijët?
» Çrregullimet e gjumit tek fëmijët
» Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë
» Minatorët e Bulqizës 14 ditë të ngujuar nën tokë, rëndohet gjendja e tyre
» Si të komunikoni me fëmijët?
» Çrregullimet e gjumit tek fëmijët
» Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|