This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
22-vjeçarja prostitutë në Itali, ekstradohet në Tiranë tutori
Faqja 1 e 1
22-vjeçarja prostitutë në Itali, ekstradohet në Tiranë tutori
Tirane – Lajmifundit – Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 09.08.2011 realizoi ekstradimin nga Milano, Itali në drejtim të Shqipërisë, për shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Enea Artur NGRESI, vjeç 22, lindur në Fier.
Lajmi u bë i ditur nga policia e shtetit e cila theksoi se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.172, datë 17.03.2011, ka caktuar ndaj shtetasit Enea NGRESI, masën e sigurisë “Arrest në burg“, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit“, parashikuar nga neni 114/a i Kodit Penal.
I kërkuari Enea Ngresi akuzohet se më datë 18.02.2011, është nisur në drejtim të Italisë duke marrë me vete nëpërmjet mashtrimit shtetasen shqiptare, F. Sh. Pas mbërritjes në Itali, ky shtetas e ka detyruar shtetasen e mësipërme që të ushtrojë prostitucion, fillimisht në një
lokal, dhe më pas në rrugë.
Shtetasja e F. Sh. ka mundur të largohet pas dy muajsh nga i kërkuari Enea Ngresi, duke u kthyer në Shqipëri. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, më
datë 19.06.2011, u bë i mundur arrestimi në Itali i shtetasit Enea Ngresi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Similar topics
» Ja si gjendet një prostitutë luksi në Tiranë
» Ekstradohet nga Greqia, u kap në kufi duke trafikuar fëmijën
» A do te dashuroheshit me nje prostitute ??
» Vajza 15 vjeçare bie në dashuri përmes Facebook-ut dhe përfundon në prostitutë
» Itali, vritet me tre plumba në trup emigranti 37-vjeçar nga Shqipëria
» Ekstradohet nga Greqia, u kap në kufi duke trafikuar fëmijën
» A do te dashuroheshit me nje prostitute ??
» Vajza 15 vjeçare bie në dashuri përmes Facebook-ut dhe përfundon në prostitutë
» Itali, vritet me tre plumba në trup emigranti 37-vjeçar nga Shqipëria
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi