This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
BB: Ja çfarë duhet të ndreqë arsimi shqiptar
2 posters
Faqja 1 e 1
BB: Ja çfarë duhet të ndreqë arsimi shqiptar
Banka Botërore ka publikuar një raport të titulluar “Rezultatet e edukimit, drejtimi i shkollave dhe kërkesa e prindërve dhe përgjegjësia” ku pasqyrohen të dhënat e dala nga vëzhgimi i shkollave të mesme.
Raporti e mbështet këndvështrimin në tri pika: situatën dhe gjetjet e studimit, faktorët që ndikojnë dhe ajo çka duhet të përmirësohet, me një fokus në infrastrukturë, burime njerëzore dhe studim demografik dhe psikografikë që ndikojnë në ecurinë e nxënësve në mësime.
Përsa i përket përgjegjësisë dhe cilësisë së mësimdhënies, raporti i paraqet shkollat e zonave urbane më mirë se ato të zonave rurale, mbështetur kjo në rezultatet e nxënësve në provimet finale të gjuhës dhe matematikës, megjithëse numri i nxënësve që duhet të përsërisnin vitin ishte më i lartë në zonat urbane.
Raporti theksonte se mungesa e gjërave elementare dhe infrastruktura e dobët e shkollave, pothuajse e të gjithave atyre që u vëzhguan, ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si paraqitet përgatitja e nxënësve.
“Në mesatare, 95% e klasave të përfshira në vëzhgim në shkolla të ndryshme në vend, nuk ishin në nivele normale për t’u përdorur në kushte të vështira moti, dhe këto shkolla kishin probleme me kufizimin e dritave rreth 4 ditë në muaj. Shkollat në zonat rurale ishin tipike shumë të vogla, pa telefon fiks, me ndërprerje të energjisë elektrike dhe pa një bibliotekë”, thuhet në raport.
Për sa i përket raportit mësues-nxënës, numri më i madh i nxënësve për mësues ishte në zonat urbane, megjithëse nuk mungonin rastet edhe në zonat rurale.
Raporti thekson se megjithëse mësuesit e zonave urbane shfaqin një kualifikim më të mirë arsimor , kanë më shumë eksperiencë dhe paguhen pak më mirë se mësuesit e zonave rurale, ata nuk shfaqin ndonjë motivim më të madh.
Lidhur me kontrollet e organeve mbikqyrëse, raporti vëren një ndryshim të madh të shpeshtësisë së këtyre kontrolleve, ku shkollat rurale kishin shumë më pak shanse t’i nënshtroheshin një kontrolli të tillë se ato të zonave urbane. Për t’u theksuar është edhe fakti se, sipas raportit, në 20 për qind të shkollave drejtorët e tyre nuk bëheshin subjekt i ndonjë sanksioni apo vlerësimi nëse shkolla kishte performancë të keqe, raportoi e përditshmja Panorama./Telegrafi/
Re: BB: Ja çfarë duhet të ndreqë arsimi shqiptar
duhet te merren masa te menjehershme nese nuk duhet te perfundojm me keq nga sa jemi
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Cfare duhet te dime per gjarperin
» Çfarë nuk duhet t’i thoni një femre
» Celuliti, ja çfarë duhet të bëni për ta luftuar
» Ja se çfarë duhet të përmbaje CV-ja e bukurisë tuaj
» Çfarë duhet bërë së pari kur të shfaqet dhimbja në kurriz ?
» Çfarë nuk duhet t’i thoni një femre
» Celuliti, ja çfarë duhet të bëni për ta luftuar
» Ja se çfarë duhet të përmbaje CV-ja e bukurisë tuaj
» Çfarë duhet bërë së pari kur të shfaqet dhimbja në kurriz ?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|