Bebet, sa vështirë të arrish në muajin e nëntë Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

Programe Forum - Welcome
Bebet, sa vështirë të arrish në muajin e nëntë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Bebet, sa vështirë të arrish në muajin e nëntë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bebet, sa vështirë të arrish në muajin e nëntë

2 posters

Shko poshtë

Bebet, sa vështirë të arrish në muajin e nëntë Empty Bebet, sa vështirë të arrish në muajin e nëntë

Mesazh nga Master Thu Aug 18, 2011 8:16 pm

Bebet, sa vështirë të arrish në muajin e nëntë Shtatzene
Sot në botë, në fundin e 9 muajve të shtatzënisë po arrijnë gjithmonë e më pak gra. Alarmi vjen nga SHBA-të, ku për herë të parë numri i lindjeve të parakohshme ka kaluar numrin e lindjeve të rregullta. Por, edhe në Europë situata është alarmante
Koha mesatare e zgjatjes së shtatzënisë është reduktuar nga 40 në 39 javë dhe fëmijët e lindur para kohe rrezikojnë seriozisht probleme me shëndetin në të ardhmen. Kështu, numri i lindjeve rreth javës së 36-37 është rritur me plot 13 për qind për një dhjetëvjeçar. Në një studim të publikuar në seminarin botëror “Lindje dhe shtatzëni”, u trajtua gjerësisht fenomeni për të gjetur shkaktarët e mundshëm të kësaj gjendjeje, e cila po prek një numër gjithmonë e më të madh grash. Para së gjithash, rritja e numrit të lindjeve me operacion, por edhe niveli i stresit te nënat në tre muajt e fundit të shtatzënisë, luan një rol të rëndësishëm. Puna deri në minutën e fundit, qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë, përjetimi me ankth për këtë eveniment traumatik, janë të gjithë faktorë me rrezikshmëri të lartë për të shkaktuar lindje të parakohshme. Numri i madh i fëmijëve të lindur është gjithashtu një shkak që shtatzënitë të zgjasin më pak se periudha e dëshiruar. Po nëse reduktimi nga 40 në 39 javë nuk është aq alarmant sa të shkaktojë problem te shëndeti i fëmijës, të zbresësh në 36 javë mund të shkaktojë probleme neurologjike në organet e frymëmarrjes dhe vështirësi gjatë rritjes, për shkak të formimit jo të plotë të organeve jetësore. Kështu, në Britaninë e Madhe lindjet e parakohshme janë rritur nga 5,5 në 10,3 për qind nga viti 1985 deri në 2010. “Kemi një numër të madh lindjesh me operacion, dhe në fakt kjo lloj lindjeje kryhet më parë se gruaja të mbushë 40 javë shtatzëni”, -shpjegon John Mcnash, gjinekolog në një prej spitaleve më të mëdha në Londër. “Ekzistojnë gjithashtu edhe disa gjendje mjekësore që na këshillojnë të kryejmë lindje të parakohshme, si për shembull, deficiti në ushqyerjen e brendshme, shkaktuar nga një defekt i placentës. Fëmija nuk ushqehet ashtu siç duhet, ndaj duket se ‘nxiton’ të lindë sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe infeksionet e rënda të vaginës shpesh i detyrojnë nënat për të mos e çuar një shtatzëni deri në fund. Megjithatë, sot në krahasim me të kaluarën kemi më shumë mënyra për ta diagnostikuar këtë patologji”, – tregon ai. Një tjetër gjendje në të cilën mjekët janë të detyruar të vendosin për lindje të parakohshme është edhe diabeti dhe tensioni i lartë i nënës, sëmundjet e rënda në veshka dhe zemër. “Edhe stresi i nënës ndikon shumë në shkurtimin e kohës dhe hormonet e prodhuara nga gjëndrat mbiveshkore, mbi të gjitha kortizoni, luajnë një rol të rëndësishëm për të shkaktuar para kohe dhimbjet e lindjes”, – tregon Mcnash. Ndërsa në Itali, ndryshe nga SHBA, shtatzënia është një “gjendje” që mbrohet rreptë edhe nga ligjet e vendit. Megjithatë, përballë tendencës së grave italiane për të pasur fëmijë në moshë gjithmonë e më të madhe, nuk ekziston asnjë ligj. Në fakt, numri më i madh i lindjeve të parakohshme regjistrohet sidomos te gratë nën 18 vjeç dhe tek ato mbi 40 vjeç (4,5 shtatzëni për 100). Përtej oqeanit, rritja e fëmijëve të lindur para kohe përbën një shqetësim vërtet të madh. “Fëmijët që kanë ardhur në jetë disa javë më përpara mund të kenë nevojë për kura mjekësore dhe infermieristike më të mëdha në krahasim me të lindurit brenda periudhës normale. Gjithashtu, nga studimet e shumta kemi parë se këta fëmijë edhe në jetë nuk janë si fëmijët normalë, duke shfaqur më shumë probleme”, – tregon pediatrja Nency Green.
Ndërsa Michael Davidoff, një nga studiuesit më të njohur në këtë fushë, shton: “Shumë nga faktorët që provokojnë lindjet e parakohshme janë akoma të panjohur. Megjithatë, i duhet dhënë përparësi e madhe stresit dhe kushteve ekonomike-sociale të nënës”. Nëse mesatarja amerikane e lindjeve të parakohshme është në fakt 7,7 për qind, mund të themi se gratë me ngjyrë mbajnë numrin më të lartë të këtyre lindjeve. Megjithatë, studime të shumta konfirmojnë edhe rëndësinë e një jete të shëndetshme të fetusit. Ekspozimi i nënës së ardhshme ndaj agjentëve të jashtëm përmes stilit të jetës të bërë në shtatzëni, mund të influencojë në zhvillimin e jetës së re që pritet të lindë. Për shembull, një ushqyerje e gabuar ose e pamjaftueshme ndikon shumë në lindjen e fëmijëve para kohe, sipas rezultatit të një studimi të publikuar nga Universiteti i Torontos dhe publikuar në “Science”. Gjithashtu, edhe analizat radiologjike gjatë shtatzënisë duhen evituar patjetër, sidomos mes javës së 10-të dhe 17-të. Sipas disa studimeve të tjera, rrezet X janë të rrezikshme edhe për fëmijët, për të cilët do të rritej mundësia për vonesa mendore nëse analiza radiologjike do praktikohet në kokë ose në qafë. Edhe profesor Macedonio Mellni, në Milano, tregon se shkaku kryesor për lindjet e parakohshme mbetet stresi. Sepse, siç tregon një kërkim i kryer së fundmi, shqetësimet që e pengojnë nënën të jetojë normalisht janë gjithmonë e më të shpeshta. Kështu, studimi u krye me 700 gra. Gratë u intervistuan para dhe pas lindjes. 9% të nënave, për më tepër nëna 24-vjeçare, e kanë përcaktuar lindjen si “të papritur”, 33 për qind “zgjedhje për dashuri” dhe 58 për qind të programuar. Por, në të tri rastet para dhe pas lindjes, nënat tregonin se kishin ankth dhe shqetësime të tjera për situatën ekonomike familjare, problemet e punës dhe karrierës si dhe vështirësitë. “Tensione dhe strese që rrezikojnë të komprometojnë qetësinë, sepse një nënë e stresuar do të lindë jo vetëm një fëmijë para kohe, por edhe një fëmijë të stresuar”, – tregon profesor Moro.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bebet, sa vështirë të arrish në muajin e nëntë Empty Re: Bebet, sa vështirë të arrish në muajin e nëntë

Mesazh nga Anakonda Tue May 15, 2012 5:16 am

ma mir me mos u martu e me bo kalamaj se te cajn drrasat e kokes
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi