This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
INSTAT: Inflacioni në muajin Korrik është 3.6 përqind
2 posters
Faqja 1 e 1
INSTAT: Inflacioni në muajin Korrik është 3.6 përqind
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2011, arriti 109.0 përqind kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një ulje prej 0.7 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm.
Ndryshimi vjetor në muajin Korrik është 3.6 përqind. Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkolike” shënoi një ulje prej 1.7 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 9.5 përqind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet”. Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të patëllxhaneve me 38.7 përqind, specave me 30.4 përqind, qepëve të thata me 22.0 përqind, domateve me 17.4 përqind, bamjeve me 16.4 përqind, patateve me 15.5 përqind, etj. Çmimet e nëngrupit “fruta” shënuan një ulje prej 6.1 përqind, ku mund të përmendim uljen e çmimit të shalqinit me 50.3 përqind, pjeprit me 40.5 përqind, rrushit me 18.9 përqind, pjeshkëve me 17.5 përqind, kumbullave 17.4 përqind, dardhëve me 10.0 përqind, etj. Gjatë muajit Korrik çmimet në nëngrupin ”sheqer dhe ëmbëlsira” shënuan një rritje prej 0.6 përqind. Çmimet në nëngrupet e tjera të këtij grupi luhaten nga – 0.4 në 0.1 përqind.
Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” shënoi një ulje prej 0.3 përqind, ku mund të veçojme uljen e çmimit të këpucëve për burra me 1.4 përqind, këpucëve për gra me 1.3 përqind, veshjeve për fëmijë 0.4 përqind, etj.
Indeksi i grupit ”Qera ujë lëndë djegëse dhe energji” shënoi një ulje prej 0.1 përqind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes së çmimit të lëndëve djegëse me 0.3 përqind.
Indeksi i grupit ”Transport” shënoi një ulje prej 0.3 përqind. Gjatë muajit Korrik çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0.9 përqind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.4 përqind.
Re: INSTAT: Inflacioni në muajin Korrik është 3.6 përqind
nuk marr vesh nga ket pun;te ndodhe ca te ndodhe un nuk kam koh per kshu gjonash;skam koh me nejt ne forume.
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» Përmbledhje e transferimeve 08 Korrik 2011
» Bebet, sa vështirë të arrish në muajin e nëntë
» Korrupsioni, INSTAT: Shëndetësia kryeson për ryshfete
» Regjistrimi i popullsisë, INSTAT: Gjoba për ata që refuzojnë deklarimin
» Kush është i pasuri dhe kush është i varfëri ?!
» Bebet, sa vështirë të arrish në muajin e nëntë
» Korrupsioni, INSTAT: Shëndetësia kryeson për ryshfete
» Regjistrimi i popullsisë, INSTAT: Gjoba për ata që refuzojnë deklarimin
» Kush është i pasuri dhe kush është i varfëri ?!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|