This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Përmbledhje e transferimeve 08 Korrik 2011
Përmbledhje e transferimeve 08 Korrik 2011
Salvatore Sirigu, portjeri i kombëtares italiane dhe Palermos mund të lëviz nga skuadra pasi ka refuzuar ofertën e fundit të klubit aktual.
Roma mund të transferoj portjerin e Ajaxit, Maarten Stekelenburg pasi Alexander Doni është afër kalimit në Liverpool.
Fulham është afër transferimit të John Arne Riise nga skuadra e Romës.
Pronari i Udineses, Giampolo Pozzo ka deklaruar që “Barcelona nuk janë kërkah në transferimin e Alexis Sanchez pasi që kampionët e Evropës nuk kanë bërë asnjë ofertë konkrete.”
Emilliano Insua pritet të kaloj në Roma. Futbollisti argjentinas i Liverpool sezonin e kaluar ishte i huazuar në Galatasaray.
Seydou Keita ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona në rast të kalimit të Cesc Fabregas. Për mesfushorin 31 vjeçar thuhet se janë të interesuar kampionët italian, AC Milan.
CEO i kësaj skuadra duket se pret çastin e duhur për të filluar bisedimet me Palermon për argjentinasin, Javier Pastore, pasi të vetmet skuadra të interesuara për të për momentin janë Anzhi dhe Malaga, ndërsa asnjëra nuk do të paguaj çmimin prej 50 milionë eurove që kërkon Zamparini.
Malaga është e gatshme të ofroj 35 milionë euro për mesfushorin holandez, Wesley Sneijder
Të kryera
Federico Fernandez ka kaluar nga skuadra argjentinase Estudiantes në Napoli për 3 milionë euro.
Wes Brown ka kompletuar kalimin e tij në Sunderland. Ai ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare.
Jonathan Pitroipa është transferuar në skuadrën e Rennes nga Hamburg. Në skuadrën franceze ai do të qëndroj për 4 vitet e ardhshme.
Sulmuesi bullgar ka kaluar në Sporting të Lisbonës nga Parma duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin portugez.
Futbollisti ekuadorian Felipe Caicedo është lojtar i ri i Lokomotivës së Moskës. Ai kalon nga Levante për 7.5 milionë euro.
Cristian Zapata përfundimisht është lojtar i ri i Villarreal. Ai vjen nga Udinese për 7 milionë euro.
Daid Vaughan dhe John O’Shea janë lojtarë të rinj të Sunderland.
Marr Nga LiveFutboll.info
Similar topics
» Permbledhje lidhur me Lumturim
» INSTAT: Inflacioni në muajin Korrik është 3.6 përqind
» VA - Caribe 2011 and Disco Estrella Vol.14 (2011) - Dance VA - Caribe 2011 and Disco Estrella Vol.14 (2011) - Dance
» Free Cccam Servers
» Satellite TV for PC 2011
» INSTAT: Inflacioni në muajin Korrik është 3.6 përqind
» VA - Caribe 2011 and Disco Estrella Vol.14 (2011) - Dance VA - Caribe 2011 and Disco Estrella Vol.14 (2011) - Dance
» Free Cccam Servers
» Satellite TV for PC 2011
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi