This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Tragjedia në Durrës, babai vdiq në makinë, nëna e 2 fëmijët në përrua
Faqja 1 e 1
Tragjedia në Durrës, babai vdiq në makinë, nëna e 2 fëmijët në përrua
Katër anëtarë të një familje humbën jetën sot në një aksident tragjik në Durrës. Baki Keçi, 42 vjeç, së bashku me gruan e tij, Mimozën, 39 vjeçe dhe dy fëmijët, Renato Keçi, 14 vjeç dhe Arber Keçi, 10 vjeç, po udhëtonin nga Shijaku drejt fshatit Gjepalaj kur ndodhi ngjarja.
Makina ka qenë mbi një urë të vogël, ndërkohë që përroi poshtë saj që ka pasur prurje të rrëmbyeshme për shkak të rreshjeve të mbrëmshme i ka marrë me vete.
Nëna me dy fëmijët e saj 10 dhe 14 vjec kanë tentuar të dalin nga makina por pa mundur ti shpëtojnë rrjedhës së rrëmbyeshme ndërsa bashkëshorti i saj është gjetur i pajetë brenda automjetit të cilin përroi e ka cuar disa metra poshtë urës.
Forcat RENEA të mbërriura me të zbardhur dita pranë përroit në Gjepalaj bënë të mundur gjetjen e trupave të nënës 39 vjecare dhe dy fëmijëve të saj 10 dhe 14 vjec. Ngjarja e rëndë është klasifikuar nga hetimet e policisë së Durrësit si aksidentale për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Similar topics
» Pogradec, babai vrau djalin me sopatë për vetëmbrojtje
» Kur babai mungon në familje
» Tropojë, gjendet një person i djegur në një makinë
» Lezhë, babai vrau djalin në gjumë se nuk sillej mirë në fshat
» Vrasja e kambistit me bombë në makinë, 20 të shoqëruar në policinë e Shkodrës
» Kur babai mungon në familje
» Tropojë, gjendet një person i djegur në një makinë
» Lezhë, babai vrau djalin në gjumë se nuk sillej mirë në fshat
» Vrasja e kambistit me bombë në makinë, 20 të shoqëruar në policinë e Shkodrës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|