This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Vrasja e kambistit me bombë në makinë, 20 të shoqëruar në policinë e Shkodrës
Faqja 1 e 1
Vrasja e kambistit me bombë në makinë, 20 të shoqëruar në policinë e Shkodrës
Një numër prej 20 personash janë shoqëruar në policinë e Shkodrës gjatë hetimeve për vrasjen e kambistit Mark Gjoni, i cili tri ditë më parë gjeti vdekjen nga një shpërthim me telekomandë në automjetin e tij.
60-vjeçari Mark Gjoni, humbi jetën ditën e enjte, në ora 6 :40 minuta në lagjen “Vasil Shanto”, ose në vendin e quajtur “Tek Dollari” ku edhe punonte si kambist.
Policia e Shkodrës ka ngritur një grup i posaçem hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Uniformat blu kanë bërë shoqërimin e rreth 20 personave për të cilët nuk është ngritur ndonjë akuzë rreth vrasjes së 60-vjeçarit, por që dyshohet se mund të kenë qenë në dijeni rreth ngjarjes.
Edhe pse nuk është deklaruar asnjë pistë zyrtare për vrasjen e Mark Gjonit, mësohet se po punohet në dy drejtime kryesore. E para, po hetohet nëse viktima ka patur ndonjë konflikt pronash, ndërsa e dyta dhe që është më e rëndësishme për grupin hetimor ka të bëjë me trafikimin e lëndëve plasëse.
Policisa e Shkodrës tregojn për dyshime rreth viktimës si pikë kontakti me trafikantët e Malit të Zi.
Të afërmit dhe miqtë e viktimës kanë treguar në polici se kambisti 60-vjeçar ditët e fundit ka shfaqur shenja nervozizmi dhe depresioni, duke deklaruar se nuk ndjehej mirë nga shëndeti. Momentet para vdekjes, viktima ka folur me hetueset qe mbërritën me shpejtësi në spital.
Similar topics
» Grabitja me vrasje në argjendari, 50 të shoqëruar në policinë e Tiranës
» Tragjedia në Durrës, babai vdiq në makinë, nëna e 2 fëmijët në përrua
» Lezhë, vrasja gabimisht e 17-vjeçarit, arrestohet autori i dytë
» Athinë, pako-bombë emigrantes shqiptare në zyrën e biznesit
» Tropojë, gjendet një person i djegur në një makinë
» Tragjedia në Durrës, babai vdiq në makinë, nëna e 2 fëmijët në përrua
» Lezhë, vrasja gabimisht e 17-vjeçarit, arrestohet autori i dytë
» Athinë, pako-bombë emigrantes shqiptare në zyrën e biznesit
» Tropojë, gjendet një person i djegur në një makinë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|