This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
“Dy vjet burg për vrasje” djalit të Luiza Xhuvanit, hetim gjykatës e Prokurorisë
Faqja 1 e 1
“Dy vjet burg për vrasje” djalit të Luiza Xhuvanit, hetim gjykatës e Prokurorisë
Dënimi me vetëm 2 vjet burg për akuzën e vrasjes në kushtet e vetëmbrojtjes dhe më pas dakordësia e prokurorisë me këtë vendim, janë bërë shkak që Ministria e Drejtësisë të fillojë një inspektim në lidhje me çështjen e shtetasit Kostandin Xhuvani, djali i deputetes së PS, Luiza Xhuvani.
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka urdhëruar inspektim te dosjes së dënimit si në Gjykatën e Tiranës ashtu dhe në Prokurori. Objekt i inspektimit janë shkeljet apo favorizimet e mundshme që janë bërë në procesin ndaj Xhuvanit.
“Inspektimi mbi ecurinë e politikës penale në veçanti dhe politikës së dënimit të ndjekur nga organi i Prokurorisë në rastin konkret. Inspektim parimeve të drejtësisë dhe barazisë në marrëdhënie me subjektet e tjera të procedimit penal”, thuhet në urdhrin e ministrit Halimi.
“Ministri i Drejtësisë në urdhrin nr.8126 të datës 23.11.2011, bazuar në nenin nenit 102, të Kushtetutës; nenit 10 të Ligjit nr.8678; nenit 31 të Ligjit nr. 9877,“Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të nenit 56 të ligjit nr. 8737,“Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka urdhëruar ushtrimin e inspektimit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë mbi ecurinë e politikës penale në veçanti dhe politikës së dënimit të ndjekur nga organi i prokurorisë në rastin konkret, si dhe inspektimin e parimeve të drejtësisë dhe barazisë në marrëdhënie me subjektet e tjera të procedimit penal”.
Ushtrim i inspektimit për kontrollin e ligjshmërisë do të kryhet edhe në Gjykatën e Tiranës me qëllim verifikimin e çdo veprimi procedural nga depozitimi dhe dhënia e vendimit përfundimtar.
Ministria e Drejtësisë konkluzionet, pas përfundimit të kontrollit, do t’ia njoftoj Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Presidentit të Republikës- thuhet në njoftim.
Gjykata e Tiranës dënoi me tri vite burg Kostanidin Xhuvanin, por me gjykim të shkurtuar ai përfitoi ulje në dy vjet heqje lirie. Kostandin Xhuvani më datë 12 shkurt 2011 është akuzuar se ka vrarë shtetasin Alfred Musabelliu pas një konflikti që ka pasur me të.
Gjykata dënoi edhe shtetasin Albi Zela, mbi të cilin rëndonte akuza e “moskallëzimit të krimit” pasi ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes.
Similar topics
» Vrau të riun me plumb në kokë, 2 vjet burg djalit të deputetes Luiza Xhuvani
» Itali, arratiset për herë të dytë shqiptari i dënuar për vrasje
» Aksidenti me 9 të vdekur, gjykata i ul 10 vjet burg shoferit grek
» Deftesa false, Elbasan, hetim mësuesit e drejtorit të shkollës
» Lë punën për ti ndërtuar djalit një motor gjigand përrallash
» Itali, arratiset për herë të dytë shqiptari i dënuar për vrasje
» Aksidenti me 9 të vdekur, gjykata i ul 10 vjet burg shoferit grek
» Deftesa false, Elbasan, hetim mësuesit e drejtorit të shkollës
» Lë punën për ti ndërtuar djalit një motor gjigand përrallash
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|