This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Lëngu i limonit ndihmon kundër hipertensionit
:: Shkencat Ekzakte :: Mjekesia
Faqja 1 e 1
Lëngu i limonit ndihmon kundër hipertensionit
Hipertensioni është një prej sëmundjeve shumë të rrezikshme gjatë periudhës së verës. Me rritjen e temperaturës, sistemi kardiovaskular është i pari që preket, pasi aorta dhe venat e tjera shkaktojnë probleme me shëndetin.
Edhe më serioze sëmundja bëhet te personat që paralelisht vuajnë edhe nga sëmundje të tjera kronike. Për të gjithë këta të sëmurë shumë e rëndësishme është shmangia e ekspozimit në diell gjatë pikut të vapës, pasi mund të pësojnë infarkte ose kriza të rënda. Për të lehtësuar disi këtë problem, mjekësia popullore vjen në ndihmë me kurat e përftuara nga bimët natyrore.
Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme.
Thellimi i gjendjes së hipertensionit mund të sjellë ndryshime në zemër, e cila fillon të zgjerohet dhe nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës,dhe vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik.
Në të gjitha këto sëmundje të shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe mjekët popullorë këshillojnë që ky frut të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre.
albeu
Similar topics
» Çaji i zi ndihmon kundër qelizave të kancerit
» Studimi i ri mbi bretkocat, ndihmon trajtimin e 70 sëmundjeve
» Kafeja, edhe kundër celulitit dhe rënies së flokëve
» Lenia e cigares ndihmon meshkujt ne shtrat..
» Armë universale kundër tumoreve?
» Studimi i ri mbi bretkocat, ndihmon trajtimin e 70 sëmundjeve
» Kafeja, edhe kundër celulitit dhe rënies së flokëve
» Lenia e cigares ndihmon meshkujt ne shtrat..
» Armë universale kundër tumoreve?
:: Shkencat Ekzakte :: Mjekesia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|