This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Çaji i zi ndihmon kundër qelizave të kancerit
:: Shkencat Ekzakte :: Mjekesia
Faqja 1 e 1
Çaji i zi ndihmon kundër qelizave të kancerit
Shkencëtarët theksojnë që një filxhan i çajit të zi, i konsumuar çdo ditë, mënjanon rrezikun nga përhapja e kancerit dhe po ashtu zvogëlon tumorin.
Sipas hulumtimeve, çaji i gjelbër ose ai i zi është përplot me antioksidantë, dhe i lufton në mënyrë të shkëlqyeshme molekulat e dëmtuara të cilat mblidhen në trup në qelizat e dëmtuara.
Shkencëtarët kanë zbuluar se si dy filxhanë çaj ofrojnë masën e njëjtë të antioksidantëve sikurse konsumimi i pesë porcioneve të perimeve ose dy mollëve. Pikërisht tani edhe dy hulumtime të tjera kanë dëshmuar se si çaji i zi mund të parandalojë kancerin.
Në hulumtimin e parë, shkencëtarët amerikanë kanë analizuar lidhjen e teaflavin-2 (TF-2) i cili është treguar vdekjeprurës për qelizat e kancerit, të cilin e gjejmë vetëm në çajin e zi dhe në çajin kinez oolong.
Në një hulumtim tjetër hulumtuesit nga India kanë kontrolluar ndikimin e polifenolit nga çaji i gjelbër dhe i zi tek zhvillimi i kancerit të gjirit te minjtë e gjinisë femërore.
Të dy çajet kanë zvogëluar dukshëm sasinë e tumorit të gjëndrave qumështore dhe dukshëm kanë zvogëluar zhvillimin e tyre për 77 dhe 97 për qind.
“Nëse i marrim bashkë, të dy këto dy hulumtime kanë treguar se si komponentë të çajit të zi mund të ndihmojnë në zvogëlimin e qelizave të kancerit ose të rezultojnë në zvogëlimin e numrit të tumoreve”, thotë dr. Tim Bond, udhëheqës i hulumtimit.
“Këto rezultate tregojnë për nevojën e hulumtimeve klinike në përqindjen e ndikimit të çajit të zi dhe të komponentëve të tij në rrezikun nga kanceri tek njerëzit.
Nevojiten hulumtime të reja për të hapur dyert për hulumtime të mëtutjeshme për aplikimin e përbërësve të çajit të zi”, përfundon Bond.gazetajone
Similar topics
» Lëngu i limonit ndihmon kundër hipertensionit
» Studimi i ri mbi bretkocat, ndihmon trajtimin e 70 sëmundjeve
» Kafeja, edhe kundër celulitit dhe rënies së flokëve
» Lenia e cigares ndihmon meshkujt ne shtrat..
» Armë universale kundër tumoreve?
» Studimi i ri mbi bretkocat, ndihmon trajtimin e 70 sëmundjeve
» Kafeja, edhe kundër celulitit dhe rënies së flokëve
» Lenia e cigares ndihmon meshkujt ne shtrat..
» Armë universale kundër tumoreve?
:: Shkencat Ekzakte :: Mjekesia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|