This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Pafajësia e Ilir Metës, 5 gjyqtarët pro, shteti paguan 300 milionët e gjyqit
Faqja 1 e 1
Pafajësia e Ilir Metës, 5 gjyqtarët pro, shteti paguan 300 milionët e gjyqit
Tirane – UPDATE – Vendim unanim njoftohet se ka qenë ai që ka shpallur Ilir Metën të pafajshëm. Gjyqtarët Ardian Dvorani, Majlinda Andrea, Guxim Zenelaj, Ardiana Fullani dhe Gani Dizdari kanë qenë të mendimit për pafajësinë e Metës.
Mendim të veçantë mësohet se ka pasur gjyqtari ardian dvorani i cili ndryshe nga kolegët e tij ka qenë dakord me pafajësinë por ka pasur një arësyetim të ndryshëm.
Pas këtij vendimi shpenzimet proceduriale janë lënë në ngarkim të shtetit shqiptar dhe bëhet fjalë për 30 milionë lekë të reja shpenzime pasi në to përfshihete dhe pagesa për ekspertët që verifikuan videon dhe një sërë çështjesh të tjera.
Ora 15.19 – Trupi gjykues deklaroi Ilir Metën të pafajshëm duke pohuar se akuza e ngritur ndaj tij nga prokuroria, nuk është arritur të provohet. Sipas vendimit shpenzimet e gjyqit do t’i paguajë shteti shqiptar.
Vendimi i gjykatës eshte pritur me ovacione nga militantet e LSI prane Gjykates se Larte dhe selise se LSI-se.
Ora 15.10, anetaret e trupit gjykues te ceshtjes kane hyre ne sallen e gjyqit. Shkak per vonesen eshte bere pergatitja e dokumentacionit dhe hartimi i vendimit.
Mesohet se anetaret e trupit gjykues kane pasur mes tyre debat deri ne castin e fundit ne lidhje me vendimarrjen. Tripi gjykues ka 5 anetare dhe vendimi perfundimtar shpallet me shumice votash.
Ora 13.30- Ilir Meta po e pret në godinën e LSI-së vendimin e gjykatës së Lartë për akuzat e korrupsionit të ngritura ndaj tij nga prokuroria.
Aktualisht pranë godinës së LSI-së në zonën e ish-bllokut në Tiranë është organizuar mbledhja e një numri simpatizantësh të kësaj force politike.
Kreu i LSI, pak çaste më parë ka mbërritur në selinë e LSI dhe po ndjek nga televizori informacionet që vijnë nga seanca që sapo ka nisur në gjykatën e Lartë.
Prokuroria ka kërkuar dy vjet burg për Metën, ndërsa Ina Rama, deklaroi sot disa orë më parë se pret që gjykata e Lartë të japë drejtësi për Metën.
Similar topics
» Shteti - Lideri - Pervetesimet e Supozuara.
» Alves akuzon gjyqtarët, rivalizon Pepen
» Kërcënimi me jetë me SMS, policia merr në mbrojtje Ilir Metën
» Alves akuzon gjyqtarët, rivalizon Pepen
» Kërcënimi me jetë me SMS, policia merr në mbrojtje Ilir Metën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|