This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Kërcënimi me jetë me SMS, policia merr në mbrojtje Ilir Metën
Faqja 1 e 1
Kërcënimi me jetë me SMS, policia merr në mbrojtje Ilir Metën
Tirane – Lajmifundit – Kryetari i LSI, Ilir Meta thuhet se është kërcënuar me jetë nga mesazh telefonik i mbërritur nga jashtë Shqipërisë.
Bëhet e ditur se pas denoncimit për këtë, pranë Policisë se Shtetit, kjo e fundit ka marre ne mbrojtje zotin Meta me shërbim te përforcuar te sektorit te mbrojtjes se dëshmitarëve. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e cila konfirmon se kërcënimi është bere përmes një mesazhi telefonik dhe nga jashtë Shqipërisë, por nuk thuhet asgjë për përmbajtjen konkrete te tij. Lajmifundit.com, mesoi nderkohe se shtate oficere te RENEA-s kryejne ruajtjen e Ilir Metes dhe familjes gjate levizjeve te tyre me automjete nderkohe qe gjithe ambientet ku qendron kreui LSI-se, mbahen ne mbikqyrje me kamera regjistruese.
Mesazhi ka mbërritur para disa ditësh dhe menjëherë pranë viles ne Gjirin e Lalzit, ne pronësi te zotit Meta, janë vendosur një Humer, një Range Rover një BMVV X5, por dhe një furgon policie, qe ruajnë 24 ore ne 24 objektin ku ndodhet kreut i LSI-se dhe familja e tij. Po kështu i gjithë ambienti qe rrethon këtë ndërtesë është pajisur me një numër te konsiderueshëm kamerash vrojtuese.
Vizion Plus pasi ka mësuar lajmin qe është tentuar te mbahet sekret, ka filmuar pamjet nga vila ne Gjirin e Lalzit, ku vete zoti Meta duket ndërsa merr rreze dielli, ndërsa ne derën e banesës se tij është parkuar Hameri me ekipin qe i mbron jetën. Ilir Meta ka një çështje te hapur ne Gjykatën e Larte për “korrupsion pasiv” për shumën 700 mije euro, pas denoncimit nga ish-ministri Dritan Prifti, i cili regjistroi një bisede ne zyrën e tij me zotin Meta, ku flitej për para ne këmbim te licencave e favoreve te tjera.
Nga ana tjetër, edhe vete zoti Prifti pretendon te jete kërcënuar me jete, e duket se te dy ish miqtë e dikurshëm janë ne te njëjtën pike: te dy te kërcënuar me jete e te marre ne mbrojtje nga strukturat policore.
Similar topics
» Basha merr detyrën të premten
» Pafajësia e Ilir Metës, 5 gjyqtarët pro, shteti paguan 300 milionët e gjyqit
» Hakeri palestines merr 12 mijë $ nga donacionet online
» NJË JETË PA KANCER
» Australi, policia, rregull të ri për burkën
» Pafajësia e Ilir Metës, 5 gjyqtarët pro, shteti paguan 300 milionët e gjyqit
» Hakeri palestines merr 12 mijë $ nga donacionet online
» NJË JETË PA KANCER
» Australi, policia, rregull të ri për burkën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|