This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Tentoi vetëhedhjen nga vinçi, Qemal Xhurra: Shkak divorci e varfëria
Faqja 1 e 1
Tentoi vetëhedhjen nga vinçi, Qemal Xhurra: Shkak divorci e varfëria
Tirane -Lajmifundit - Ora 19.39 - Qemal Xhurra, rreth 50 vjeç, është personi që tentoi të hidhej nga vinci sot në mbrëmje në qendër të Tiranës pranë ushtarit të Panjohur.
Gjatë komunikimit nga vinçi dhe më pas gjatë zbritjes së kateve nga pallati në ndërtim, protagonisti i ngjarjes ka thënë se e kreu këtë veprim për shkaqe të vështirësive ekonomike, pasi ishte i perndjekur politik dhe i divorcuar.
Ora 19:27- Shpetohet nga policia pas nje ore ankthi personi qe tentoi te hidhej nga vinci ne katin e 20-te te nje pallati ne ndertim ne qender te Tiranes. Duke komunikuar me negociatoret e policise, personi i moshes rreth 40 vjec, eshte terhequr nga krahu i vincit dhe me pas eshte afruar tek tarraca e pallatit ku forcat RENEA i kane zgjatur nje ure mjet kalimi ne te cilen personi eshte hedhur duke perfunduar ne duart e policise.
Ora 19:20 – Personi i hipur ne vinc, eshte terhequr per disa metra nga vendi ku po qendronte dhe mesa duket eshte afruar prane tarraces se pallatit ku po vazhdon komunikimin me forcat RENEA te cilat ndodhen ne catine e godines ne ndertim.
ora 19.10 – Zv.drejtori i policisë së shtetit për sigurinë publike, Muhamet Rrumbullaku, ka nisur negociatat me personin që ka hipur në vinçin e katit të 20-të në qendër të Tiranës dhe po kërcënon me vetëvrasje.
Pas stacionimit të trupave të policisë në vendngjarje, zyrtari i policisë ka nisur të komunikojë me personin që kërcënon të hidhet nga vinçi.
Ende nuk është i qartë identiteti i personit ndërkohë që ai po qëndron në vinc në një situatë të rrezikshme. Në vendngjarje duket se ka një anomali me menaxhimin e situatës nga policia mesa duket edhe për shkak të ndryshimeve në strukturat e policisë së Tiranës pas shkarkimit të drejtorit dhe dy zëvendësredjtorëve.
Lajmi i meparshem: Një person ka hipur në vinçin që ndodhet në një pallat në ndërtim pranë ish-hotel Drini në Tiranë.
Personi i moshës rreth 35-40 vjeç mësohet se ka hipur në vincin e montuar në pallatin ende në ndërtim pranë zonës së Ushtarit të Panjohur. Shtetasi qe ndodhet ne vinc, ne keto momente po ben veprime me duar duke qendruar ne menyre te rrezikshme ne kembe mbi skeletin e vincit.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale të policisë të cilat ende nuk kanë arritur të ndërhyrjnë në mënyrë të efektshme.
Personi që po kërcënon me vetëvrasje, ndodhet i vetëm në majë të vinçit. Policia u lajmerua per ngjarjen nga nje kalimtar i rastit. Ende policia nuk ka arritur te komunikoje me personin mbi vinc.
Similar topics
» Shprehitë për shkak të së cilave dukeni më të vjetër
» Vlorë, tentoi të vrasë të moshuarën, arrestohet 44-vjeçari
» Divorci si nje e drejte njerzore apo nje gabim ne momente nxitimi...
» Vlorë, tentoi të vrasë të moshuarën, arrestohet 44-vjeçari
» Divorci si nje e drejte njerzore apo nje gabim ne momente nxitimi...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|