This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Pastrimi i shtëpisë pas kthimit nga puna, nuk është i shëndetshëm
2 posters
Faqja 1 e 1
Pastrimi i shtëpisë pas kthimit nga puna, nuk është i shëndetshëm
Secilën herë që jeni ankuar se punët e shtëpisë pas kthimit nga puna e përditshme u shkaktojnë stres, keni pasur të drejtë.
Sipas hulumtimeve të reja, pastrimi dhe rregullimi i shtëpisë pas punës, është ngjashëm i dëmshëm si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Bëhet fjalë për atë se pastrimi pas kthimit nga puna pengon zvogëlimin e nivelit të kortizolit- hormonit përgjegjës për stres.
Të dhënat e grumbulluara nga analizimi i 30 çifteve kanë treguar nivele të ndryshme të kortizolit, varësisht se kush i ka kryer punët e shtëpisë. Nëse punët i ka kryer mashkulli, niveli i kortizolit ka qenë më i ulët te femrat, ndërsa supozohet se kjo ka ndodhur për faktin se ato kanë menduar se gjithçka duhet të bëjnë vet.
Kortizoli te meshkujt ishte më i ulët kur ata nuk kishin pastruar dhe nuk kishin rregulluar, edhe atë jo vetëm që nuk kanë punuar, por edhe për faktin se e kanë ditur se nuk duhet të punojnë.
Niveli i lartë i kortizolit gjatë gjithë ditës ndikon negativisht në rezistencën tonë në sëmundjet fizike, ndërsa sipas disa studimeve tjera, mund të sjellë edhe deri te vdekja e mëhershme. /Telegrafi/
Re: Pastrimi i shtëpisë pas kthimit nga puna, nuk është i shëndetshëm
dmth dhe un qe kthehem nga shkolla sdashka me be direkt pune
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia
Similar topics
» 10 gjëra që mund të ju pushojnë nga puna
» Shkodër, vritet për hakmarrje pranë shtëpisë babai i 3 fëmijëve
» Kush është i pasuri dhe kush është i varfëri ?!
» Pas seksit jeni të lumtur dhe të shëndetshëm
» Puna me turne dëmton zemrën
» Shkodër, vritet për hakmarrje pranë shtëpisë babai i 3 fëmijëve
» Kush është i pasuri dhe kush është i varfëri ?!
» Pas seksit jeni të lumtur dhe të shëndetshëm
» Puna me turne dëmton zemrën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|