Puna me turne dëmton zemrën Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

Programe Forum - Welcome
Puna me turne dëmton zemrën People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Puna me turne dëmton zemrën People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Puna me turne dëmton zemrën

2 posters

Shko poshtë

Puna me turne dëmton zemrën Empty Puna me turne dëmton zemrën

Mesazh nga Master Wed Nov 02, 2011 1:28 pm

Puna me turne dëmton zemrën Infermiere
Këshilla për të gjithë punëtorët është kjo: të kërkojnë turne që zgjasin maksimumi dy ose tre net rresht dhe mos të ndryshojnë oraret nga një javë në tjetrën. Për më tepër, nëse keni mundësi, mos punoni për shumë vite me radhë në turnin e natës…
Ndërsa kujdesen për shëndetin e pacientëve të tyre në turnin e tretë të punës, janë ata vet që rrezikojnë të sëmuren. Sipas një studimi të prezantuar në ditët e kaluara në Kanada, në kongresin dedikuar patologjive kardiovaskulare, gratë e punësuara në spital me turne kanë më shumë mundësi që t’u zhvillohet një sëmundje kardiake. Kërkimi i bërë nga ish-infermierja Joan Tranmer, mbi 227 punëtorë me moshë nga 22 deri në 66 vjeç të punësuar në dy struktura shërbimi spitalor në Ontario, tregoi se shëndeti i punëtorëve me turne dhe sidomos atyre që punojnë vetëm natën, është shumë herë më i ekspozuar nga rreziqet se ata që punojnë me një turn të vetëm. Në rrezik janë sidomos gratë e moshës së mesme, ku një në pesë të tilla kishin shenja që të çonin drejt rrugës së zhvillimit të ndonjë sëmundjeje që lidhet me zemrën: obezitet abdominal, tension të lartë të gjakut, nivele të larta glukozi dhe trigliceridesh në gjak dhe një reduktim të kolesterolit të mirë. “Rreziku i hipertensionit dhe kolesterolit të lartë, diabetit apo infarktit rezultoi më i lartë tek 45- vjeçaret, tek gratë në menopauzë, tek ata që punonin me turne prej më shumë se 6 vjetësh dhe tek të gjithë ata që në përgjithësi i nënshtroheshin rotacionit në aktivitetin e punësimit”, – tha Tranmer. Zakonisht në vendet e zhvilluara të Perëndimit, si Italia apo Franca llogaritet se janë rreth 3 milionë njerëz që punojnë natën apo me turne. Një realitet që në vitet e fundit ka ardhur duke u zgjeruar, sidomos në sektorë të tillë si spitalet, fabrikat, transporti, por edhe në të tjerë si shërbimet e pastërtisë, lokalet publike, call-center, shërbimet e sigurimit etj. Zakonisht bëhet fjalë për meshkuj me moshë nga 35 deri në 44 vjeç me diplomë të shkollës së mesme apo thjesht punëtorë krahu. Gratë që punojnë natën, sigurisht janë më të pakta se burrat, por njëlloj të rrezikuara nga sëmundjet. “Punëtorët e natës” janë një kategori profesionale në rritje në të gjithë Europën, si për përhapjen e shërbimeve 24 orë në 24 si për mënyrën e re të të konceptuarit të punës dhe teknologjitë e reja. Kështu, sipas statistikave, jo vetëm që punohet më shumë, por kjo bëhet edhe në orare tradicionalisht të dedikuara pushimit, si fundjava, ditët e ftesave, me pasoja të rëndësishme për shëndetin nëse prishet ritmi natyral biologjik. “Në linja të përgjithshme, puna natën konsiderohet si negative për shëndetin, sepse organizmi human rezulton më i brishtë gjatë orëve që duhet të ishte duke pushuar”, – thotë Giovanni Costa, docent i Departamentit të Mjekësisë së Punës në Universitetin shtetëror të Milanos, që merret gjerësisht me këtë problem edhe me cilësinë e drejtorit të komitetit shkencor mbi punën me turne të Komisionit Ndërkombëtar për Shëndetin në Punë. Prishja e ritmeve gjumë-zgjim, përveçse shkakton shpesh probleme me gjumin, ndikon negativisht në sistemin imunitar, e dobëson dhe lehtëson shfaqjen e sëmundjeve gastro-intestinale, sindroma psikike, sëmundjeve kardiovaskulare, ndjesi të lodhjes kronike. Madje, edhe kancerin. Në vitin 2006, një raport i koordinuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimet mbi Kancerin (‘Iarc’), në Lion, kishte përfshirë edhe “punën me turne që sjell një ndryshim të ritmeve kardiake” dhe në këtë mënyrë, edhe formimin e një tumori. Po ashtu, lajmi bëri bujë edhe në vitin 2009, kur një gjykatë daneze kërkoi dëmshpërblim për rreth 40 gra që u sëmurën nga kanceri i gjirit pasi kishin punuar turni i tretë për një kohë shumë të gjatë. “Megjithatë, sot nuk ekzistojë prova të sigurta se puna me turne dhe ajo vetëm turni tretë është shumë e ekspozuar nga rreziku i tumoreve. Puna e natës mund të jetë e dëmshme për shëndetin vetëm kur prishet ritmi natyral gjumë/zgjim i organizmit”, – vazhdon më tej Costa. Çështja në fjalë lidhet sidomos me sasinë dhe shpërndarjen e turneve, sepse ritmi i organizmit nuk ndryshon vetëm nëse punon disa ditë turni tretë apo me turne. Nëse këto të fundit janë të mirë programuara dhe zgjasin për shumë vite, pasojat janë vërtet të mëdha. Me pak fjalë, këshilla për të gjithë punëtorët është kjo: të kërkojnë turne që zgjasin maksimumi dy ose tre net rresht dhe mos të ndryshojnë oraret nga një javë në tjetrën. Për më tepër, nëse keni mundësi, mos punoni për shumë vite me radhë në turnin e natës….gazetajone
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puna me turne dëmton zemrën Empty Re: Puna me turne dëmton zemrën

Mesazh nga Anakonda Sat Apr 07, 2012 7:09 am

e pra zemra e shkrete ka nevoj per pak pushim
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi