This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Kina do të dërgojë austronautë në hapësirë
Faqja 1 e 1
Kina do të dërgojë austronautë në hapësirë
Austronautët do të punojnë në stacionin hapësinor kinez Tiangong 1.
Kina njoftoi se do të hedhë një raketë me austronautë në bord brenda këtij muaji. Raketa që do të përdoret për këtë fluturim po lëvizet aktualisht drejt vendit të lëshimit në veriperëndim të vendit. Sipas agjencisë shtetërore Xinhua, ajo do të mbajë tre austronautë, ndoshta edhe një grua dhe do t’i dërgojë ato në stacionin hapësinor.
Ky do të jetë fluturimi i katërt me njerëz që Kina ka organizuar në katër vitet e fundit. Kina është bërë vendi i tretë në planet që dërgon austronautë në hapësirë pas Bashkimit Sovietik dhe SHBA-së në vitin 2003.
Vitin e kaluar Kina përfundoi një manovër të komplikuar ankorimi kur një anije pa njerëz iu bashkëngjit modulit bazë të stacionit hapësinor Tiangong 1 përmes kontrollit në distancë. Austronautët pritet të hyjnë në këtë stacion eksperimental hapësinor që aktualisht po fluturon rreth botës, për të kryer kërkime shkencore në hapësirë.
Ky mision është pjesë e planeve të Kinës për të zhvilluar një stacion hapësinor me kapacitet të plotë. Në vitin 2020 parashikohet që stacioni do të jetë në funksionim të plotë dhe të ketë kontroll të vazhdueshëm njerëzor. Deri në atë kohë, përmasat e stacionit do të kenë arritur në 60 tonë.
Kinës iu refuzua pjesëmarrja nga programi i Stacionit Hapsinor Ndërkombëtar, një projekt shumë më i madh që financohet nga 16 kombe. Raportohet se SHBA-të kundërshtuan pjesëmarrjen e Kinës në këtë projekt.
Similar topics
» 20 Fakte qe si dinim per jeten ne hapesire
» Kirobo, roboti i parë që flet në hapësirë
» Kina do ta blejë Facebook-un?
» Kina mund të ndërtojë një qytet sa Zvicra
» Kina hap urën detare më të gjatë në botë
» Kirobo, roboti i parë që flet në hapësirë
» Kina do ta blejë Facebook-un?
» Kina mund të ndërtojë një qytet sa Zvicra
» Kina hap urën detare më të gjatë në botë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|