This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Windows Live Messenger (MSN) drejt mbylljes
Faqja 1 e 1
Windows Live Messenger (MSN) drejt mbylljes
Lëvizje surprizë e Microsoft. Gjiganti i produkteve dhe shërbimeve kompjuterike do të tërheqë nga tregu Windows Live Messenger, shërbimin historik tw komunikimit të drejtpërdrejtë, për të favorizuar Skype.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga vetë kompania, por mediat amerikane dhe forumet në internet flasin për një vendim që pritet të merret brenda pak muajsh. Përdoruesit e Windows Live Messenger do të udhëzohen automatikisht drejt përdorimit të Skype. Për këtë lëvizje, sipas specialistëve, Microsoft ka kohë që po punon nisur dhe nga rënia e përdoruesve të produktit të tij, megjithëse 80 për qind e mesazheve të drejtpërdrejtë të përdoruesve të Skype, menaxhohen nga Messenger.
“The Verge”, agjencia e informacioneve teknologjike online shkruan se vendimi për të shkrirë Windows Live Messenger brenda Skype lindi si një domosdoshmëri e Microsoft për t’i bërë ballë edhe konkurrencës së rrjeteve sociale, sidomos Facebook, edhe ky i pajisur me një shërbim të mesazheve të drejtpërdrejtë.
Skype ndodhet nën pronësinë e Bill Gates që e bleu atë për 8.5 miliard dollarë. Shkrirja e Windows Live Messenger me të do t’i jepte fund shërbimit të komunikimit online të krijuar më 22 korrik të 1999-ës. Versioni i tij i fundit (Windows Live Messenger 16.4) u hodh në treg vetëm një muaj më parë.
Similar topics
» Rruga drejt postit të Kryetarit të Bashkisë
» Windows 8 me tri versione
» Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )
» BlackBerry Messenger jo për platformat tjera
» VA - Caribe 2011 and Disco Estrella Vol.14 (2011) - Dance VA - Caribe 2011 and Disco Estrella Vol.14 (2011) - Dance
» Windows 8 me tri versione
» Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )
» BlackBerry Messenger jo për platformat tjera
» VA - Caribe 2011 and Disco Estrella Vol.14 (2011) - Dance VA - Caribe 2011 and Disco Estrella Vol.14 (2011) - Dance
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi