This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Dënohet zyrtari i Ministrisë së Financave
Faqja 1 e 1
Dënohet zyrtari i Ministrisë së Financave
Kliton Rusi, zyrtar i Ministrisë së Financave, kishte marrë në shtator të vitit 2010 7500 euro ryshfet për legalizimin e një kontrate shitjeje.
Kliton Rusi, specialist në Drejtorinë e Shitjes se Pronave Publike, u arrestua për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e deklaroi atë fajtor për këtë akuzë dhe e dënoi me 2 vjet burg dhe 500 mijë lekë gjobë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi uljen e një të tretë së masës së dënimit dhe përfundimisht u dënua me 1 vit e 4 muaj burg dhe 333.3 mijë lekë gjobë, raportoi Panorama.
Vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Tiranës ndaj Rusit zbardh përgjimet ambientale dhe telefonike të bisedave mes tij dhe kallëzuesit V. M., administrator i shoqërisë private në Lushnjë, në lidhje me legalizimin e një kontrate shitjeje të panoterizuar. Gjatë kontrollit të kryer në makinën e Rusit, u gjetën dhe më pas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë të hollash prej 7500 eurosh, të cilat i pandehuri Kliton Rusi i kishte marrë personalisht pak minuta më parë nga kallëzimtari V. M./Telegrafi/
Similar topics
» Pështyn policët, shqiptari dënohet 10 muaj burg në Zvicër
» Vrau gruan me thikë para dy fëmijëve, dënohet shqiptari në SHBA
» Vrau gruan me thikë para dy fëmijëve, dënohet shqiptari në SHBA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|