Programe Forum - Welcome
Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër... People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër... People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

+2
Snake
Master
6 posters

Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër... Empty Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga Master Mon Jun 27, 2011 7:32 pm

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër... F.0109155934706_m

Statistikat kanë filluar të "çmenden". Ato flasin gjithnjë e më shumë për një numër të madh rastesh të martesave që përfundojnë në ndarje.
Shumë njerëz pohojnë se duhet të ishin treguar më të kujdesshëm në zgjedhjen e shokut të jetës së tyre. Pas njëzet vjet martese njerëzit i mendojnë dhe i gjykojnë situatat me gjakftohtësi. Kështu ata zbulojnë se një pjesë e madhe e jetës së tyre përbëhej nga gabime, mungesa dhe faje të cilat nuk ishin marrë në konsideratë. Dhe, papritur, kaq vite të jetës bashkëshortore shndërrohen në një të kaluar të largët.

Në ditët e sotme, fakti i një ndarjeje nuk përbën ndonjë lajm të veçantë. Ndarjet janë bërë thuajse një rutinë e zakonshme, e përditshme. Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është se ndarjet në martesat me një jetëgjatësi të madhe janë bërë diçka e shpeshtë kohët e fundit. Është e vështirë të kuptohet se si dy njerëz që kanë jetuar 20-30 vjet së bashku, të vendosin të ndahen. Por s'ke ç'bën. Pavarësisht nga arsyet, shkaqet që çojnë në një ndarje të tillë, tashmë është fakt i pakundërshtueshëm se numri i divorceve në martesat afatgjata rritet vazhdimisht, me ritme të çmendura. Ku do të shkojë vallë?!

Shkaqe që shtyjnë në ndarje

Të shumta janë arsyet që mund të shtyjnë një martesë afatgjatë në ndarje. Një prej tyre është rrënimi fizik i marrëdhënies, për shkak të kalimit të kohës. Kur vetë çifti nuk përpiqet ta rinovojë këtë marrëdhënie, natyrisht që do të vijë monotonia dhe më pas shkatërrimi. Mënyra me të cilën u ndërtua lidhja në të kaluarën përbën një arsye që mund të çojë në ndarje pas shumë vjetësh martese. Nuk ekzistonte gjithnjë në shoqëri liria për të zgjedhur shokun e jetës.
Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër... Foot-1ndarja
Shumë femra detyroheshin prej familjeve të tyre ose nga rrethanat e jetës, të martohen me një burrë të caktuar me të cilin bënin fëmijë dhe vazhdonin jetën me të mirat dhe të këqijat që mund të sillte një marrëdhënie e tillë. Në rastet më të shumta çifti jeton me të gjitha problemet që i paraqiten në jetë, dhe në çastin kur çlirohet nga detyrimet ndaj fëmijëve, d.m.th kur fëmijët kanë arritur moshën e pjekurisë, vendosin të ndahen, duke realizuar në këtë mënyrë qoftë edhe pas shumë viteve, dëshirat dhe ëndrrat që mbetën të shtypura për kaq kohë.

Një arsye mjaft e zakonshme që mund të çojë një martesë afatgjatë në ndarje i detyrohet ekzistencës së një personi të tretë, një të dashure ose një të dashuri. Sigurisht tradhtia në martesë dëshmon për problemet që ekzistojnë në martesë, si dhe mungesës së kënaqësisë së bashkëshortit ose të bashkëshortes. Kështu që nuk janë të pakta gratë dhe burrat që kanë tradhtuar njëri-tjetrin. Ndërsa ekziston edhe një kategori femrash që shkojnë deri në ndarje pa dashur ta pranojnë tradhtinë.

Një tjetër arsye tepër e thjeshtë për të cilën ndahen çiftet rëndon mbi vetë çiftin, me zgjedhjet e gabuara dhe sipërfaqësore që mund të bëjnë për shkak të një dashurie momentale si dhe tërheqjes seksuale të çastit. Është e vërtetë që kur dy njerëz dashurohen nuk gjykojnë me qartësi dhe kur pasion i bie gradualisht ndërgjegjësohen për situatat dhe problemet të cilat jua bëjnë të vështirë bashkëjetesën. Shumë njerëz pohojnë se duhet të ishin treguar më të kujdesshëm në zgjedhjen e shokut të jetës së tyre.

Pas njëzet vjet martese njerëzit i mendojnë dhe i gjykojnë situatat me gjakftohtësi. Kështu ata zbulojnë se një pjesë e madhe e jetës së tyre përbëhej nga gabime, mungesa dhe faje të cilat nuk ishin marrë në konsideratë. Është fakt se marrëdhëniet dashurore si dhe filozofia që fshihet pas tyre nuk mësohet në asnjë shkollë. Njerëzit i drejtohen njëri- tjetrit pa qenë në gjendje t'u vënë kufij gjërave. Një marrëdhënie dashurie është një organizëm i gjallë që nuk zhvillohet vetëm, ai ka nevojë për mbështetjen e të dy personave ose të dy bashkëshortëve. Dhe më në fund ajo që sjell fundin tek një lidhje është padituria dhe mungesa e të resë. /Telegrafi/
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër... Empty Re: Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga Snake Sun Aug 07, 2011 9:45 pm

bahhhhhhhh...Sad
Snake
Snake
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 87
Reputation : 0
Join date : 30/07/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër... Empty Re: Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga KITTY Mon Sep 12, 2011 7:53 am

boo ca frike kur te bejm 20 vjet martese...Sad
pastaj prinderit i e mi i kane 20 vjet martes po kjo snodh gjithmone apo jo sepse ata tani jane si diten e par te tyre te marteses Very Happy
KITTY
KITTY
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 763
Reputation : 7
Join date : 28/07/2011
Age : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër... Empty Re: Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga Master Sun Nov 06, 2011 1:15 pm

Sesht mir te ecesh mbi dicka tjeter
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër... Empty Re: Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga VLoNjate Mon Nov 07, 2011 2:18 am

bohhh sa e gjat.........pertoj ta lexoj :PPP
VLoNjate
VLoNjate
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 518
Reputation : 3
Join date : 05/11/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër... Empty Re: Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga Estrela Sat Feb 18, 2012 12:09 am

..dmth se ti prap do kalosh prej nje dashurie ne nje dashuri tjeter,,sepse ashtu je mesuar ...
Estrela
Estrela
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 282
Reputation : 6
Join date : 17/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër... Empty Re: Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga Anakonda Sat Apr 07, 2012 6:30 am

Te perfitosh ne kurriz te dikujt tjeter.........
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër... Empty Re: Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi