Programe Forum - Welcome
Masakër me automatik në plazh, tre të vrarë. 17-vjeçari u vra në det, gruaja u qëllua në gjumë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Masakër me automatik në plazh, tre të vrarë. 17-vjeçari u vra në det, gruaja u qëllua në gjumë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masakër me automatik në plazh, tre të vrarë. 17-vjeçari u vra në det, gruaja u qëllua në gjumë

Shko poshtë

Masakër me automatik në plazh, tre të vrarë. 17-vjeçari u vra në det, gruaja u qëllua në gjumë Empty Masakër me automatik në plazh, tre të vrarë. 17-vjeçari u vra në det, gruaja u qëllua në gjumë

Mesazh nga Master Mon Jul 29, 2013 7:30 am

Masakër me automatik në plazh, tre të vrarë. 17-vjeçari u vra në det, gruaja u qëllua në gjumë Plazhi-ku-ndodhi-masakramajtas-lart-Shenjestra-e-atentatit-Sokol-Isufaj-majtas-poshte-viktima-Serdi-Bajlozi-300x212
Të vrarë edhe 17-vjeçari e një 53-vjeçare. Pushuesit, në tmerr nga plumbat.

Terror në Vlorë, masakrohen me automatik tre plazhistë.

Dyshohet se shënjestër ishte një 34-vjeçar nga Fieri.

Masakër në mes të pushuesve. Tri viktima, dy prej të cilave të rastësishme, u shënuan pasditen e djeshme në një plazh privat të Vlorës, në afërsi të Ujit të Ftohtë. I armatosur me kallashnikov, autori ka qëlluar me gjakftohtësinë më të madhe, duke i marrë jetën Sokol Isufajt, 34 vjeç, 17-vjeçarit Serdi Bajlozi dhe Diana Ademit, 53 vjeçe. Policia dyshon se shënjestra mund të ketë qenë Isufaj, banor i Fierit, për shkak të një hakmarrjeje të vjetër. Brenda pak çastesh, i gjithë plazhi i mbipopulluar në një ditë të nxehtë dhe pushimi, siç ishte ajo e djeshmja, është zbrazur brenda pak minutash. Më të guximshmit kanë marrë në krahë trupat e qëlluar, duke i transportuar për në urgjencën e spitalit të Vlorës, por të tre kishin ndërruar jetë.
Vrasja e trefishtë
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 16:00 në ambientet e plazhit privat “Kalaja”, në segmentin që lidh Ujin e Ftohtë me Radhimën. Autori, sipas dëshmitarëve, ka qenë i veshur me pantallona të shkurtra, por poshtë bluzës kishte fshehur armën automatike. Askush nuk ka dyshuar për atë që do ndodhte pak sekonda më vonë. Sapo ka zbritur shkallët nga rruga kryesore drejt çadrave të plazhit, vrasësi ka pikasur shënjestrën e tij. Sokol Isufaj kishte ardhur që në mëngjes nga Fieri, bashkë me një shokun e tij, për të bërë plazh në Vlorë. Dëshmitarët thanë se autori ka qëlluar dy herë drejt çadrës së Isufajt, në kohën kur ky i fundit ndodhej në këmbë. Fieraku është rrëzuar përtokë e, po ashtu edhe 17-vjeçari Serdi Bajlozi, nga qyteti i Prrenjasit, i cili kishte shkuar me të afërm të tij për pushime në jug. Ndërsa autori po largohej, në momentin kur ka ulur automatikun, një plumb tjetër është shkrehur nga arma, duke marrë në kokë 53-vjeçaren Ademi, e cila ndodhej në shezlongët e parë, pranë shkallëve që të ngjisnin në rrugë. Frika dhe tmerri u përhapën me shpejtësi mes plazhistëve të tjerë, ndërsa autori është kthyer mbrapsht, duke u ngjitur drejt shkallëve për të dalë në rrugën nacionale. Ezmer, me një moshë rreth 20-25 vjeç, ai ka bërë disa hapa dhe më pas ka qëlluar sërish në ajër, për të mos u dhënë asnjë mundësi personave të tjerë të reagonin. Një makinë tip “Fuoristradë” e ka pritur atë në rrugë, duke u nisur me shpejtësi në drejtim të qytetit të Vlorës.
Policia: Dyshime për hakmarrje
Prokurorë e specialistë të Krimeve të Rënda kanë zbarkuar në plazh, aty ku ishte bërë masakra mes pushuesve. Dëshmitë e plazhistëve dhe pronarëve të plazhit mbetën vetëm te përshkrimi fizik i autorit, por pa ditur të thonë se kush ishte shënjestra e vrasësit. Sipas Policisë, janë ngritur dy pista: ajo e një sherri të çastit që ka degraduar në përdorimin e armës dhe në atë për motive hakmarrjeje të një prej viktimave. Nga të dhënat e marra rezulton se gjatë ditës, Sokol Isufaj kishte pasur debat me një person, por që nuk dihet nëse bëhet fjalë për autorin. Sokol Isufaj rezulton të jetë kushëriri i parë i Ardian Isufajt, personazh i njohur me pseudonimin “Qorri” në Roskovec, në vitin 1996. Vetë Sokol Isufaj, viktima e djeshme e Vlorës, nuk ka pasur precedentë. Dyshime janë hedhur dhe mbi personin që shoqëronte 34-vjeçarin, ndonëse nuk jepen të dhëna mbi të deri në fund të hetimit.

Sekuestrohen kamerat e sigurisë
Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes ka sekuestruar dje në mbrëmje pamjet e marra nga kamerat e tunelit në hyrje të Vlorës, si dhe disa imazhe filmike të fiksuara nga një subjekt privat që ndodhet pranë vendit ku ndodhi vrasja e trefishtë tek Kalaja. Burime nga hetimi thanë se kamerat e tunelit janë marrë me qëllim identifikimin e makinës së autorit e cila sipas dëshmitarëve është nisur drejt Vlorës menjëherë pas të shtënave me armë në plazh. Ndërkaq, pamjet filmike të subjektit privat pranë resortit ku ndodhi vrasja e tre personave janë marrë me shpresën se mund të kenë fiksuar momentet e ngjarjes së rëndë apo lëvizjet e autorit të krimit. Sipas hetuesve, makina e përdorur nga autori ka qenë një fuoristradë e madhe me targa të huaja, por nuk ka të dhëna të sakta për markën e automjetit.

“deshmitaret: pame Sherr për gërvishtje makine”
Disa dëshmitarë kanë pohuar se para ngjarjes ka pasur një konflikt mes dy grupeve të pushuesve që ndodheshin në zonën e Kalasë për gërvishtjen e një automjeti në parkim. Njëra palë në konflikt thuhet se ka telefonuar dikë që nuk ndodhej në plazh duke kërkuar mbështetje për arsye të mosmarrëveshjes së lindur nga gërvishtja e makinave në parking. Pak minuta më vonë sipas dëshmitarëve kanë ndodhur të shtënat me armë. Ndërkaq, disa dëshmitarë të tjerë mbështesin versionin e hakmarrjes, pasi thonë se nuk kanë dëgjuar ndonjë debat apo konflikt para të shtënave duke pohuar se sulmi me armë ka qenë i paramenduar dhe jo i nxitur nga ndonjë motiv i momentit.

VLORE/ QEMAL BIRAKU
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi