Programe Forum - Welcome
Plazhet që nuk duhet t’i frekuentoni People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Plazhet që nuk duhet t’i frekuentoni People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Plazhet që nuk duhet t’i frekuentoni

Shko poshtë

Plazhet që nuk duhet t’i frekuentoni Empty Plazhet që nuk duhet t’i frekuentoni

Mesazh nga Master Sat Aug 03, 2013 9:09 pm

Plazhet që nuk duhet t’i frekuentoni Plazhhh
Instituti i Shëndetit Publik, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë ka monitoruar ujërat e plazheve në pikat kryesore që preferohen nga pushuesit. Këtë vit plazhet me ujë të pastër janë Velipoja dhe Shëngjini, ku nga analizat laboratorike të bëra nga specialistë të ISHP-së, ujërat e tyre kanë rezultuar pa ndotje.

Ndërkohë që është vënë re përmirësimi i ujit në Currila në Durrës, në plazhin nga Ura e Dajlanit në Plepa, por ka ende pika të tjera të cilat nuk duhen frekuentuar në plazhin e Durrësit.

“Përmirësim i dukshëm krahasuar me një vit më parë është bërë në segmentin Ura e Dajlanit-Plepa, pasi është ndërtuar stacioni i trajtimit të ujërave dhe këtu ujërat që më parë derdheshin në det tërhiqen dhe nuk derdhen më. Problematike është zona ku derdhen ujërat e zeza dhe ujërat urbane të plazhit të Shkallnuerit. Aty nuk duhet të bëhet plazh”, deklaron Valbona Bara, shefe e sektorit të ujit dhe sanitetit ISHP.

Edhe në zonën e Golemit ka pika të cilat kanë rezultuar të ndotura për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe ato urbane. “Vërehen shumë të ndotura ujërat tek Përroi i Agait, pasi është kanali ku shkarkohen ujërat urbane, si dhe tek Mali i Robit, ku është sërish një kanal i ujërave urbane që shkarkohen në det. Njerëzit duhet të lahen larg tyre”, këshillon Bara.

Ndërkohë, në plazhin e Vlorës, analizat laboratorike tregojnë për ndotje të ujit në plazhin e vjetër, ndërkohë që pas ujit të ftohtë deri në Sarandë pushuesit mund të frekuentojnë të qetë të gjitha plazhet e jugut.

“Vërehet ndotje tek Shkolla e Marinës, ku ka shkarkime të ujërave urbane dhe uji na del i ndotur. Ndërsa plazhet pas Ujit të Ftohtë janë shumë të pastra, me plazhin e Dhërmiut, Sarandës e Himarës ku mund të bëhet plazh pa frikë”, shton Bara.

E vetmja pikë që rezulton e ndotur në plazhet e Sarandës është pranë kanalit të Cukës, ku pushuesit duhet të tregojnë kujdes. Nga monitorimi i Institutiti të Shëndetit Publik vihet re një përmirësim i ndjeshëm i ujërave për shkak të ndërgjegjësimit të subjekteve private për të mos shkarkuar ujërat e zeza në det. /T.CH/
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi