Programe Forum - Welcome
Lotët e Skënderbeut. People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Lotët e Skënderbeut. People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lotët e Skënderbeut.

3 posters

Shko poshtë

Lotët e Skënderbeut. Empty Lotët e Skënderbeut.

Mesazh nga Embelsira Sun Sep 25, 2011 5:48 pm

Çdo komb ka simbolet e veta – edhe ne kemi tonat, kemi shqiponjën me dy krerë, kemi përkrenaren e Skënderbeut, dhe kemi gjithashtu edhe Nënë Terezën.
Cili prej tyre na identifikon më së miri? Megjithëse çdokush do përgjigjej sa hap e mbyll sytë për Skënderbeun, na duhet të bëjmë një analizë më të detajuar. Kjo sepse kombi nuk është vetëm një fenomen historik, por, si të thuash, është dhe një dukuri politike. Kështu, është një dukuri politike dhe jo historike, fakti që në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, le të profetizojmë pak, gjysma e kombit shqiptar do përbëhet nga grekë etnikë.

Por le t’i lëmë mënjanë nacionalizmat e profetizimet dhe të përqëndrohemi tek çështja: kohët e fundit, pas kthimit me sukses në atdhe të eshtrave të Ismail Qemailt, Ministria e Kulturës dhe e atyre gjerave të tjera që përtoj t’i shkruaj, ka ndërmarrë një tjetër mision jetik për kombin – në Qendër të Tiranës, në vendin ku dikur qëndronte busti vigan i Enver Hoxhës do të vendoset busti i Nënë Terezës. Mrekulli! Zoti, që nga lartësitë e qiellit, me në fund ia hodhi edhe një sy Shqipërisë.

Por, le të bëhemi disi më laikë, dhe të pyesim, a duhet ta zbatojmë këtë vendim të Zotit? Me fjalë të tjera, a duhet që busti i Nënokes të vendoset aty?
Në qoftë se do të vendosej, atëherë ne do të identifikoheshim me një figurë të famshme në mbarë globin, të gjithë të huajt që do të vinin të na vizitonin do ta shihnin se nga mitra e Nënës Shqipëri ka lindur një figurë madhështore.
Por, nga ana tjetër, ai bust në qendër të qendrës do ta eklipsonte tërësisht bustin e Skënderbeut. S’është diçka e re kjo, pasi politikanët tanë seç kanë një mllef të pazakontë më Skënderbeun – siç duket të gjithë duan të konkurojnë më të, të gjithë përpiqen ta zhdukin e pastaj të shndërrohen në Skënderbetë e rinj. Ndërsa me Nënoken puna qëndron ndryshe – e kush nuk do ta donte dashurinë e një virgjëreshe ?!
Faktet janë fakte. Simboli kombëtar më të cilin identifikohemi të gjithë ne, populli, është Skënderbeu, ndërsa simboli më të cilin kërkojnë të identifikohen politikanët është Nënë Tereza. Le të vazhdojmë me faktet.
Jo para shumë kohësh u fol se sipas planit rregullues të Tiranës busti i heroit do të hiqej që aty, dhe këto nuk ishin vetëm thashetheme, te jeni të sigurtë për këtë.

Në Tiranë, me emrin “Skënderbe” kemi një shesh në qendër të Tiranës dhe kemi edhe Akademinë Ushtarake. Ndërsa me emrin e Nënokës kemi një shesh, për nga rëndësia gjeografike i krahasueshëm me atë të Skënderit, kemi Qendrën spitalore më të madhe në vend, kemi Aeroportin, e ndonjë gjë tjetër që s’po më vjen në mendje. Shihet qartë se për nga emërtimet e shesheve dhe institucioneve Skënderbeu nuk guxon të kruhet më Nënë Terezën. Madje ai është në të njëjtin nivel me Qemal Stafën, me emrin e të cilit kemi një rrugë, një shkollë të mesme, dhe stadiumin kombëtar (se pse stadiumi duhet të mbajë emrin e një njeriu pa asnjë lidhje me sportin këtë nuk arrij ta kuptoj!)
Mllefin kundrejt Skënderit, politikanët s’e kanë treguar vetëm në emërtime. Nja ca kohë më parë, kur edhe ne u bëmë me karta identifikuese (për të cilat çutitërisht të gjitha ankohen se në fotografi kanë dalë shumë shëmtuar), politikanët e shprehën qartë synimin e tyre – ata donin që Skënderbeun ta zëvëndësonin me Nënë Terezën. Pas kundërshtimeve të komunitetit mysliman, diçka e tillë nuk u bë. Por ama u arrit diçka tjetër: në kartën e identitetit nuk shfaqet figura e Skënderbeut. Përveç kësaj, fusha, nga e kuqja e flamurit të Skënderit, tanimë mori blunë e tunikës së Nënë Terezës. E njëjta gjë po ndodh edhe me pasaportat e reja biometrike.
Ndoshta, situata u bë gati, domethënë u bë blu, që në të ardhmen aty të zërë vend figura e Nënë Terezës. Ndoshta!
Diçka e tillë të bën të shkulësh leshtë e kokës.
Ore, por a është me të vërtetë Nënë Tereza një simbol më i rëndësishëm se Skënderbeu për Shqipërinë ?!
Mua për vete, sa kam qenë fëmijë s’ma ka treguar njeri ndonjë përrallë me Nënë Tereze, por përralla me Skënderbe sa të duash. Pra, Nënokes të mos i vijë keq që shqiptarët duan më shumë Skënderbeun – që i thurin këngë e legjenda vetëm atij.
Skënderbeu është një figurë që i ka rezistuar historisë, siç thotë edhe kënga: pesëqind vjetë kanë Kaluar / kapedan o Skënderbe / populli s’të ka harruar / kapedan o Skënderbe. Kurse Nënë Tereza është një figurë e ndërtuar krejtësisht nga media, një tjetër zë i ëmbël e bamirës që u jep varfanjakëve një lugë gjellë. Figura të tilla media ka ndërtuar me thasë.

Arsyeja e tretë është se popullsia shqiptare është më së shumti myslimane. Kjo s’do të thotë se në vend të Enverit duhet të vëmë Muhametin, apo heroin e filmave të dikurshëm, Hamzain. Jo. Simboli kombëtar duhet të jetë kombëtar dhe jo fetar.
Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kur baballarët e kombit hodhën themelet e kombit shqiptar, ata e nuhatën mjaft mirë një situatë të tillë. Ata e shihnin se si gjatë atyre kohëve Shqipëria ishte e ndarë për shkak të përkatësive fetare. Dhe ata nuk e themeluan kombin mbi fenë, por kërkuan diçka që do t’i bashkonte të gjithë shqiptarët: e vunë theksin tek gjuha, tek mitet e legjendat, tek Skënderbeu... Falë tyre ne tani themi e mësojmë në shkolla se toleranca fetare është një vlerë e rëndësishme e kulturës shqiptare. Nuk është aspak kështu. Merr e lexo Stavro Skëndin, Anton Harapin, Lumo Skëndon, Branko Merxhanin, Tajar Zavalanin, Ismet Toton, etj. Do të shohësh se shqiptarët jo vetëm që nuk kanë qenë tolerantë për sa i përket fesë, por janë kacafytur e janë vrarë për të. Ne sot flasim për tolerancë fetare vetëm sepse baballarët e kombit na e kanë rrënjosur thellë këtë. Kështu që simboli i etnisë shiptare s’ka pse të jetë një figurë fetare.

Në fund le të pyesim, ç’ka bërë Nënokja për shiptarët dhe Shqipërinë? Madje edhe nga ata varfanjakë që ushqeu asnjëri prej tyre nuk ishte shqiptar. Pastaj vetë ajo e quante veten Tereza e Kalkutës... Le të pyesim tani se ç’ka bërë Skënderbeu? S’kam ndërmend të shkruaj asgjë sepse çdo shqiptar mund të përpilojë një listë të stërmadhe me bëmat e tij.
Çfarë do që të ndodhë, nëse Nënë Tereza bëhet simbol kombëtar, ky simbol do të mbetet fals, ashtu si flamuri i Kosovës. Vetëm mendoni për vështirësitë që do hasë një prind kur atij do t’i duhet të sajojë ndonjë përrallë me Nënë Terezën për t’ia treguar fëmijëve të tij.
Simboli kombëtar, flamuri, nuk janë gjëra që vendosen me marrëveshje politike, por janë gjëra që mbeten, janë gjëra që historia i rrënjos thellë në zemrat e individëve. Prandaj i lutemi politikës që pasi na ka marrë gjithçka, të paktën të na lërë simbolet kombëtare, fundja simbole janë dreqi ta hajë, nuk do të fitoni asgjë nga kjo. Kurse populli fiton shumë.
Embelsira
Embelsira
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 562
Reputation : 3
Join date : 17/06/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lotët e Skënderbeut. Empty Re: Lotët e Skënderbeut.

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:13 am

Lotet e skenderbeut jan shenja qe ai po iken nga kjo bote;dhe se vendin ton e mori lumi.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 29
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lotët e Skënderbeut. Empty Re: Lotët e Skënderbeut.

Mesazh nga Almita Fri Jun 08, 2012 1:03 pm

lotet e skenderbeut mendoj se ai nuk donte te vdiste dhe duke lene shqipetaret ne duar te te huajve ai e mbrojti e udhe heqi dhe e drejtoi me krenari me vite me radhe dhe mendoj se e meriton ta lavderoj se eshte burre per tu lavderuar dhe do te doja qe dhe djemt shqipetar te ndjeknin shembulin e tj
Almita
Almita
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 690
Reputation : 9
Join date : 08/06/2012
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lotët e Skënderbeut. Empty Re: Lotët e Skënderbeut.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi