Programe Forum - Welcome
Zhdukja e vajzës, nëna e Bleona Matës: Avokati i Popullit të nisë kërkimet People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Zhdukja e vajzës, nëna e Bleona Matës: Avokati i Popullit të nisë kërkimet People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhdukja e vajzës, nëna e Bleona Matës: Avokati i Popullit të nisë kërkimet

Shko poshtë

Zhdukja e vajzës, nëna e Bleona Matës: Avokati i Popullit të nisë kërkimet Empty Zhdukja e vajzës, nëna e Bleona Matës: Avokati i Popullit të nisë kërkimet

Mesazh nga Master Mon Jan 16, 2012 5:45 pm


Dy vjet pas zhdukjes së Bleona Matës, nëna e 7-vjeçares nga Kukësi i drejtohet për ndihmë Avokatit të Popullit.
Nëna e Bleonës së humbur në Malin e Zapodit të Kukësit, kërkon nga Avokati i Popullit rishqyrtimin e dosjes së zhdukjes së vajzës. Bukurie Veizi thotë se ndërprerja e kërkimeve nuk duhet të kishte ndodhur pasi ka dështuar gjetjen e vajzës. Ajo kërkon ndihmën e institucioneve të drejtësisë për të mësuar se çka ndodhur me vajzën që tashmë duhet të ishte 7 vjece.
“Gjithmonë i vazhdoj kontaktet me institucionet dhe nuk më zë vendi vend për gjetjen e vajzës. Ata më thonë se ende nuk kemi një pistë të vërtetë për zhdukjen e saj sepse ka qenë një pistë e mistershme se ka qenë në majë të malit”, tha Bukurie Veizi.
Bleona Mata në momentin kur është zhdukur ka qënë e shoqëruar nga halla e saj si dhe 4 kushërira, të cilat ndonëse janë shoqëruar herë pas here në polici, nuk kanë dhënë asnjë pistë konkrete se kush mund ta ketë rrëmbyer vogëlushen. Nisur nga kjo, Bukuria thotë se nëse institucionet nuk nxjerrin informacionin nga 5 vajzat e rritura ajo do të bëjë vetëgjyqësi.
“Dua të rikthej vajzën time se e dinë shumë mirë ku ndodhet Bleona dhe si ndodhi rrëmbimi dhe zhdukja e saj e mistershme. Nëse ato duhet të përballen me faktin e dinë shumë mirë njeriun që ndodhet pas atyre në momentin kur u zhduk Bleona dhe as ka qenë e ditur në momentin që e morrën vajzën”, vijon ajo.
Bleona Mata u zhduk pasditen e 22 majit të vitit 2010 teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit. Policia dhe banorët e zonës kërkuan për orë të tëra nëpër mal por nuk gjetën asnjë gjurmë të vajzës dhe e njëjta situatë e shoqëron fatin e vendodhejes së saj edhe sot që kanë kaluar mëse 2 vjet.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi