Programe Forum - Welcome
Nënë Tereza People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Nënë Tereza People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nënë Tereza

2 posters

Shko poshtë

Nënë Tereza Empty Nënë Tereza

Mesazh nga Master Wed Apr 25, 2012 8:46 pm

Nënë Tereza 200px-Mother_Teresa
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu[2] e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare[3], fituese e çmimit Nobel për Paqen.
Përmbajtja
1 Biografia
2 Poezi
3 Referenca
4 Lidhe të jashtme
Biografia

Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj[4]. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910[5]. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 Janar 1918 në bazë të traktatit të Versajës. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike e asaj kohe, vdes në 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe[6]. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin "Tereza" e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t'ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t'ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi urdhërin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurre nuk e ka mohuar origjinen e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve '90. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve '80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.


Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985
.
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, "Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: "Mother Teresa. IN/OUT". Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.
ne Kur ishte e re jo vetem ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhen Shqipe. Per shembull poezine e meposhtme e ka shkruar kur ishte 22 vjeçe gjate udhes per ne Indi.
Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tre letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letren e te madhes Nena Tereze derguar Presidentit te Republikes ne vitin 1989, te cilit i theksonte se: “per 60 vjet kam vizituar shume e shume vende jashte atdheut tim”, qe eshte edhe nje fakt se ajo e konsideronte Shqiperine atdheun e saj. Me ne fund, e para pasaporte (per kete rast ishte diplomatike) e dhene per nenshtetas te huaj me origjine shqiptare iu dha pikerisht Nene Terezes, e cila vizitoi Shqiperine me 1989. Nene Tereza kishte gjithashtu pasaporte nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thane per pasaporten Shqiptare ajo u pergjigj: “E pranoj me kenaqesi, sepse eshte pasaporta e vendit tim; atje kam nenen dhe motren, atje kam miq e te njohur, atje shume shpejt do te hapim misionin tone e une do te jem vete aty”. Kur mori çmimin Nobel ne vitin 1979, amerikanet i ofruan nenshtetesine amerikane dhe pasaporten, por ajo nuk pranoi.
Nene Tereza u be kultura me e larte nderlidhese e njohjes se shqiptareve ne bote. Bill Clinton ka thene boterisht ne qershor 2002: “Nene Tereza, ishte e para Ajo qe me beri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenar qe plotesova nje detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirise”. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qene shqiptare Nene Tereza nuk i perket vetem Shqiperise, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u be qytetarja e botes, e popujve, feve dhe e qyteterimeve. Ne vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamiresise qe i sherbejne teresisht te varferve. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Vetem sipas te dhenave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, mjekonte 960 000 te semure ne 213 spitale, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve ne 20 shtepi pleqsh dhe kishte biresuar 160 femije jetime.
Nder titujt qe i jane dhene Nene Terezes permenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII per Paqe, te cilen ja dorezoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mire, ne Boston; Shperblimi Nderkombetar John Kennedy, ne Uashington; Nena e te Gjitha Nenave, Balzan; Çmimi Nobel per Paqen; Medalja e Lirise, shperblimi me i larte amerikan; Medalja e Paqes, shperblimi me i larte i Rusise; etj.
Me 5 shtator 1997 : bota mesoi se Nene Tereza ( Angel of Mersy) vdiq ne moshen 87 vjeçare duke lene pas dashuri.
Nderkohe ne Maqedoni eshte botuar nje monografi se Nene Tereza eshte maqedonase!!! Nje gje te tille degjova nje dite edhe Alsat per origjinen/dyshimet dhe spekulimet qe i bejne te tjeret lidhur me origjinen e saj. Sipas gazetes Washington Post, 16 Tetor 2003, deklarohet qarte se Nene Tereza ka lindur ne Shkup ne kohen kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi eshte qytet i perandorise Otomane. Me tej rithuhet fjala e Nene Terezes qe sipas gjakut ajo eshte Shqiptare. Gjithashtu, gazeta shkruan se veren qe kaloi nje skulptor sllavo-maqedonas krijoi nje shtatore te Nene Terezes, me mbishkrimin thjeshte si nje bije e Maqedonise, per ta derguar ne Rome me rastin e saj te shenjterimit. Por, zeri i bashkuar i Shqiptareve ne lidhje me origjinen kombetare te Nene Terezes beri qe ai skulptor ta harronte endrren qe pati.
Para meje kam librin e Kathryn Spink i perkthyer ne gjermanisht dhe biografia eshte e autorizuar nga Nene Tereza. Origjinali eshte ne anglisht. Aty thuhet se babai i Nene Terezes ishte nje nacionalist shqiptar i cili angazhohej per bashkimin e Kosoves me Shqiperine dhe krijimin e Shqiperise se Madhe, per kete ai kishte shkuar ne Beograd tok me konsullin italian. Kishte shkuar atje me nje shendet shume te mire dhe u kthye prapa i shtrire per vdekje. Ai i kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anetaret e familjes ishin te bindur se Nikola ishte helmuar ne Beograd.
Jane shkruar e shkruhen edhe sot e kesaj dite me qindra vepra per te madhen Nena Tereze, por te gjitha flasin ne te verteten se ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar edhe vete. Nena Tereze vdiq me 12 shtator te vitit 1997, tani ne vitin e 100 te lindjes se saj krenohemi per jeten dhe vepren e saj.
[redakto]Poezi

Takohemi nëpër lutje


>> Pranoje, këtë flijim o Zot, Dëshmi e përbetimit që të dashuroj, Ndihmoi gjallesës Tënde sot Që emrin do të ta madhëroj!
Si shpërblim, Të lus o i Hirt', O Ati ynë plot mirësi Të më japësh vetëm atë shpirt Atë shpirt që - veçse Ti e di<<.
Dhe t'imtë, të pastër si n'ag vere vesojnë Të valët lot rrjedhin qetë, me mall, Që betimin për Ty prore e madhërojnë Për të madhin blatim që tani u shpall.

Gonxhe Bojaxhiu 9 Xll 1928, gjatë udhëtimit për në Indi


NJËRA NGA FLETORET E GANXHES
Njëra nga fletoret e Ganxhes Brenda kish qiellin e Vendlindjes Kish Zëra Bilbilash Kish Gjethe Trëndafilash.
Njëra nga fletoret e Ganxhes Brenda kish Bukurinë e Malit Kish Puhinë e Fushavet Kish Fëshfërimën e Gëmushavet.
Njëra nga fletoret e Ganxhes Mes dy kopërtinave Kish Ëndrrat e Femijërisë Kish Dritë të Luleqershisë
Njëra nga fletoret e Ganxhes Brenda kopërtinave të thjeshta Kish Lulet e Ylberit plot dritë Kish të Lumet e Saja - Poezitë!
Njëra nga fletoret e Ganxhes Brenda dy kopërtinave Kish Zemrën e Poeteshës.
Zejnullah Halili


MOTRA E MADHE
Nana Tereze e lindun n'ket dhe Mirë se na erdhe Ti nder ne! Me dëshirë t'madhe t'kena prit, për m'u takue s'bashku n'ket ditë.
N'atdhe tonë ke lind, je rrit Por sa u bane pak me dit, me kujtue Jetën n'hir e ke fillue Këtu qysh nana ty t'ka mësue.
Nana Tereze n'Shkup Ti leve për gëzim t'Indisë dhe të gjithë neve. Ti na linde për faqe t'bardhë Si për ne, për botën mbarë.
Kur shtatë vjet Ti i ke plotësue Në shkollë me fmijë ke nis me shkue. Edhe ndër fëmijë gjthë je dallue Si me fe, si me dijtuni, sa që t'kanë pasë shoqet lakmi.
Mbasi shkollën shkëlqyshëm e kalove Diplomën për mësuse e fitove Nise nxansat Ti mej mësue, njetin e randësishëm pa e harrue.
Prej vogjlimit ke dëshirue Me nji rregull për me shkue, Erdhi dita në udhë me shkue Dhe dëshira me t'u plotësue.
Mbasi lutja tu pranue Me buzëqeshje ke vrapue Si mësus, motër n'rregull t'kan detyrue T'rijt dhe t'rejat me i edukue.
Kur t'erdhi koha n'ushtrime shpirtnore me shkue Nëpër vende t'varfna ke kalue. Gjithë natën sytë n'gjum si ke vnue, Këta t'mjerë tuj i kujtue, Çka me ba, si me ju ndihmue.
Mbasi u ktheve n'shpi ku je kanë Bane dert me moter si me nanë Motres madhe kështu i ke thanë: Unë kët rregull du me lanë.
Ajo kurrsesi s'ka guxue Pa leje t'ipeshkvit met lejue. Mbasi pate deshirë t'vërtetë Edhe ipeshkvin e ke pëvet.
Kur ipeshkvi fjaltë i ka ndi Filloj t'mendoj, friga i ka hi. Ai për së tepërmi asht frigue Se je n'rrezik, ke me mbarue.
Kur prej motrave je nda S'ka mbet asnja pa kja. Të gjitha n'zemër tuj mendue, E mjera ti, ku je tuj shkue?
T'madhe ka kjo punë randësi Si ja ke nis punën me fëmijë. Me uj legenin e ke mbush E i ke la si me tush.
Kur ke filluë punën n'Indi, S'ke pas lugë, s'ke pas shtëpi. Në tavan t'shpisë vet T'ka pranue nji zotni.
Njato vajza që i ke msue Jetën me ty dojn me çue. Me ty me punue, me ty me vdek, Sepse në zemer ti ju ke mbet.
Grupa nisi m'u shumue, Kështu reg'lli ka fillue. Me gëzim t'madhe ke punue, Zemër bardhet për m'i ndihmue.
Zemër e Nanë je për Ind,i Sa lezet asht me rrnu me Ty. Nji i smut kshtu t'ka thanë: Rrnova si shtasë, po vdes si me nanë.
Kush në rrugë si shtasë ka mbet Në zemër tande vend ka gjetë. Kujdesi ma i madh ishte për ty M'u kujdesu për pleq, për fëmijë.
Zani yt n'Romë ka mbërri, Si edhe në çdo mbretni. Papa punen tande e ka bekue, Për t'mirë t'njerëzimit kjo ash tuj punue.
Kshtu bani vakija nji ditë Indijanet deshten me t'mbytë. Ata t'ngratë kështu kanë mendue. Se popullin je tuj e mashtrue, Rrmisht kolibës ja kan msy, Kur muren vesh se ja aty.
Kur çelen derën pa mend janë mbetë Tuj ju lidhë varret ty të kanë gjetë. Me nji herë ata janë pendue Kanë pa mirë se kanë gabue. Mbas këtij rasti t'kanë desht tanë E ja kanë nis' met thirrun nanë.
Si fëmijë nana t'paska mësue Me desht' t'afërmin e mej ndihmue Ket porosi n'zemër e shkrove, Dhe në jetë gjithnji e plotësove, Shumë vështirësina ke kalue, Zoti t'ka thirrë, Ai t'ka ndihmue.
Ti je nane e mirësisë, Je >> Misionarja e Dashnisë <<. Ti je Nana e botës mbarë, Je Nanë e mirë e popullit Shqiptar.
Marte Krasniqi Zagreb, 1983
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nënë Tereza Empty Re: Nënë Tereza

Mesazh nga Anakonda Tue May 01, 2012 5:39 pm

Nene Tereza(Gongje Bojagji) u be nena e tere botes.Qindra politikane ishin teper te lumtur kur takohishin me kete nene te madhe megjithese Shqiperia komuniste e diktatorit me antishqiptar te shekujve ia mbylli dyert e vendlindjes madje arriti deri atje qe ta quante eshe shtige,e tmerrshme por nje realitet i vertete komunisr.Por prapeseprape nena jone e madhe nuk i shau por iu lut zotit qe mortaja komuniste te shtrihej në shtratin e vdekjes.Dhe ajo kur mori çmimin e madh Nobel per paqen me krenari te madhe tha se është Shqiptare(megjithese enver satrapi ia kishte ndaluar hyrjen ne atdhe)


ja çfare tha Nene Tereza kur mori çmimin Nobel:

" Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar dhe luti Zotin që paqa dhe dashnija e tij të jetë në zemrat tona në çdo familje"*...
_Nëna Tereze____________________
* Me rastin e pranimit të Shperblimit Nobel për Paqe në Oslo, 10 dhjetor 1979.*POROSIA E NËNËSDuaj të tjerët, ashtu si Zoti
të donë Ty.
Mbaje në mend.
Puna e dashurisë,
është puna e paqës.
Zoti u bekoftë!N. Tereze
Dashuria fillonë në familje.*



Jeta është mundësi, përfito nga ajo.
Jeta është e bukur,adhuroje.
Jeta është ëndërr, jetoje.
Jeta është sfide, perballu me te.
Jeta është loje, luaje.
Jeta është detyre, plotesoje.
Jeta është e shtrenjte, vleresoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, shijoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është dhimbje, sfidoje.
Jeta është kenge, kendoje.
Jeta është tragjedi, shmangiu.
Jeta është fat, perfito.
Jeta është aventure, kujdes.
Jeta është shume e çmuar, duaje.
Jeta është lufte, mesohu dhe me te.
Jeta është jetë, lufto për të..."
________
Nëna Tereze


Te shkruash per nene Terezen nuk ka mbarim por ajo eshte dhe ngelet nje nder figurat me te shdrishme te historise kombetare nena e dashtun e tere botes siç e quajti i madhi Bill Clinton.Ndaj desha te di nga ju(sepse une dhe bota e ka dhene vleresimin e saj) a duhet ta vleresoje me teper qeverite ne Tirane,Kosove dhe Shkup (sepse atje ka lindur) nenen tone te madhe?Apo te ndjeik me pak ndryshime rrugen e enver diktatorit.Sigurisht eshte ne nderin e kombit sepse se shpejti ajo do te shpallet ''SHENJTORE'' pra shenjtorja e pare shqiptare..
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi