Bujar Nishani zgjidhet president i ri i Republikës së Shqipërisë
3 posters
Faqja 1 e 1
Bujar Nishani zgjidhet president i ri i Republikës së Shqipërisë
Bujar Nishani sapo është zgjedhur me 73 vota president i ri i Republikës së Shqipërisë. Seanca e pazakontë e raundit të katërt, e cila u shty për shkak të tërheqjes së kandidatit tjetër të mazhorancës Artan Hoxha, filloi rreth orës 17 30 dhe në të u vu re mungesa e kreut të prezencës së SHBA, Alexandër Arvizu, ndërkohë në llozhat e Kuvendit ishin ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi, dhe një numër tjetër personalitetesh të huaja dhe të vendit.
Kryeparlamentarja Topalli njoftoi në fillim të seancës se Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar kandidaturën e zotit Bujar Nishani të paraqitur nga 26 deputetë . Më pas u vazhdua me votimin në të cilin nuk morën pjesë deputetët socialistë megjithëse ishin të pranishëm në sallë.
Pas votimit sekretariati për votimin, i cili përbëhej nga Viktor Gumi, Arenca Trashani dhe Armando Subashi numëroi votat e hedhura në kutinë e votit nga ku rezultoi se Bujar Nishani kishte marrë 73 vota, nga 71 votat që i duheshin për tu zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë. Gjithsej në votim morën pjesë 76 deputetë, 1 prej të cilave ishte kundër dhe dy të pavlefshme/albobserver/
SunShiNe- Webmaster
- Numri i postimeve : 642
Reputation : 25
Join date : 14/04/2012
Re: Bujar Nishani zgjidhet president i ri i Republikës së Shqipërisë
suksese te pakten shpresoj te bej dicka qe ta nxjerre vendin ton nga kriza
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia
Similar topics
» Kejti Jashari zgjidhet Miss Shqipëria, çmimi në Kalanë e Krujës
» Nishani: Rama t’i dorëzojë detyrën Bashës
» Nishani, shqetësim për vonesat në kufirin grek
» Kalate e Shqiperise
» Kejdi Jashari shpallet më e bukura e Shqipërisë
» Nishani: Rama t’i dorëzojë detyrën Bashës
» Nishani, shqetësim për vonesat në kufirin grek
» Kalate e Shqiperise
» Kejdi Jashari shpallet më e bukura e Shqipërisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi