Programe Forum - Welcome
Njohuria dhe eksperienca. People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Njohuria dhe eksperienca.

Shko poshtë

Njohuria dhe eksperienca. Empty Njohuria dhe eksperienca.

Mesazh nga Anakonda prej Sat Jun 23, 2012 8:07 am

Para shume kohesh tre burra humben ne nje shkretetire, dhe per shkak
te mungeses se ujit dyve prej tyre i ra te fiket. I treti u mundua qe te
gjente nje rruge per te dale nga shkretetira. Dhe mendoi qe te bente
nje harte ku te vizatonte rrugen qe beri, te shenonte vrimat dhe gropat
qe gjente ne toke qe te kishte kujdes per heren tjeter, vizatoi ku ishin
puset ku mund te pije uje dhe ku ishin kafshet e egra qe mund ti haje
per te mbijetuar.Per fat te mire ai ia doli te dilte nga
ajo zona me e eger, dhe gjeti nje vend ku mund te qendronte i sigurte,
ku mund te hante dhe te pinte. Pas kesaj ai filloi te mendonte per dy
burrat e tjere qe ishin te humbur akoma ne shkreteteire, dhe mendoi ta
hidhte harten e tij ne ajer me shpresen se era do ta merrte me vete dhe
ta conte tek dy te tjeret qe edhe ata te shpetonin.Era
ishte e forte dhe per fat te mire harta arriti tek dy te tjeret, te
cilet ishin kaq te lodhur, por edhe te vetedijshem se 10 minuta te tjera
pa uje mund te benin qe te humbisnin jeten. I pari nga keta te dy e
mori harten dhe filloi te ndiqte rrugen e skicuar prej saj, ndersa i
dyti vazhdoi rrugen duke ndjekur thjesht intuiten e tij dhe nuk mori
mundimin ta lexonte fare harten. Pas dhjete minutash vetem burri qe
ndoqi harten arriti ne vendin ku te shpetonte, ndersa tjetri vdiq.Pse
vdiq ky personi tjeter? Sepse nuk i mjaftoi koha. Pse nuk i mjaftoi
koha? Sepse ai nuk donte te fillonte dicka atje ku tjetri perfundoi, por
donte tia niste nga fillimi. Mos ndjeni fare keqardhje per kte person
se dhe ju keshtu veproni, bashke me mua personalisht.Leximi dhe eksperienca e dokumentuarMosu habisni per ate qe ju thashe, se ju arritet tek kjo faqe sepse nuk ju
pelqen te lexoni. Te lexosh do te thote te shohesh eksperiencen e
dikujt tjeter por ne forme te dokumentuar. Dhe eshte gjeja me e
pershtatshme qe mund te behet. Pse te fillosh nga zero dhe te vuash
gjithe ato pengesa dhe veshtiresi kur mund ti kursesh vetes gjithe ate
kohe?Edhe nese ai burri itrete qe folem me lart nuk do
te kishte vdekur, te jeni te sigurte se ai do te kishte rene ne te
njejtat gropa dhe veshtiresi qe ra edhe i pari, deri sa te arrinte tek
vendi. Megjithate pse duhet te biesh dhe ti ne te njejtat gropa qe kane
rene te tjeret para jush.? Pse te mos kursesh disa kohe nga jeta jote e
shkurter ne kte bote?Supozo se ti je lodhur 5 vjet per te
mesuar dicka, dhe pas disa kohesh shikon qe as ajo qe di nuk eshte me e
mira e mundshme. Dhe me vone sheh se 5 vjet lodhje mund ti kishe
kursyer thjesht duke lexuar per disa ore nje liber. E shihni tani sesi
leximi mund tju beje qe ju te arrini maksimumin e eksperiences suaj?Imagjino
sikur asnje te mos lexonte, asnje nga teknologjite e sotme nuk do te
egzistonte, bota do te ishte e mjere, njeriu thjesht nje kafshe me
shume. Pse? Sepse teknologjite e sotme jane shpikur duke shfrytezuar
njohurite dhe aftesite e brezave me pare, te cilat ai qe i ka bere keto
teknologji nese nuk do ti lexonte do ti duheshin 500 vjet qe tia
fillonte vete nga fillimi me ato njohuri, dhe deri sa te arrinte ne
piken ku mund te shpiki ate teknologji. Por perderisa njeriu nuk mund te
jetoje dot 500 vjet atehere eshte i detyruar te lexoje dhe mesoje per
te qendruar ne nivelin njerezor dhe ne kte nivel inteligjence qe eshte.Mos
mendoni se tani ti je thjesht rezultat vetem i eksperiences personale. Ti qe mund te kesh vetem 20 vjet jete ne kte bote, fizikisht je rezultat
i miliardave vjet evolucion, menderisht i mijrave vjet praktike, sepse
njeriu nese nuk mesohet nga prinderit e tij dhe edukatoret do te jete
thjesht nje kafshe e zgjuar, jo ne formen qe ne e shohim aktualisht. Pra
dijeni se tek ju tanieshte permbledhur gjithe kultura dhe dija e botes
per shekuj me rradhe. Mbase vetem tek ju personalisht jo por, tek te
gjithe njerzimi po.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi