This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Matura, plotësimi i formularit A2, fundi i javës që vjen
Faqja 1 e 1
Matura, plotësimi i formularit A2, fundi i javës që vjen
Plotësimi i formularit A2 nga maturantët do të bëhet nga fundi i kësaj jave ose fillimi i javës tjetër. Kështu njofton Agjencia Kombëtare e Provimeve, që njofton se deri në fund të javës do të jetë gati sistemi dhe udhëzuesi përkatës për maturantët, i cili do të publikohet në faqen elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Maturantët paraprakisht duhet të bëjnë pagesën pranë shkollave që të mund të futen në sistem për të plotësuar formularin. Në rast se ata nuk e shlyejnë detyrimin financiar prej 2000 lekësh, nuk do të jenë pjesë e maturës, pasi mesatarja e tyre nuk shihet online në sistem për t’u përllogaritur.
Afati për plotësimin e formularit A2 do të zgjasë 3-4 ditë, periudhë që specialistë të AKP-së, e konsiderojnë të mjaftueshme për të bërë aplikimin. Në udhëzimin që do të publikojë MASH-i brenda disa ditësh, do të përcaktohen edhe hapat se si do të bëhet plotësimi.
Formulari mund të plotësohet nga çdo kompjuter që ka lidhje me internet.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Similar topics
» Matura shtetërore, 9 për qind e nxënësve ngelës, formulari A2 brenda javës
» Plotësimi mes Gruas dhe Burrit
» Matura, publikohet formulari A2
» Inati po me vjen qe....?
» Vjen nje moment dhe.
» Plotësimi mes Gruas dhe Burrit
» Matura, publikohet formulari A2
» Inati po me vjen qe....?
» Vjen nje moment dhe.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|