This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Matura shtetërore, 9 për qind e nxënësve ngelës, formulari A2 brenda javës
Faqja 1 e 1
Matura shtetërore, 9 për qind e nxënësve ngelës, formulari A2 brenda javës
Një numër prej 9 për qind e maturantëve që kanë hyrë në provimet e Maturës Shtetërore këtë vit, kanë rezultuar ngelës. Sipas zyrtarëve të ministrisë së Arsimit, në përfundim të nxjerrjes së rezultateve për provimet e Letërsisë, Matematikës dhe Lëndëve me zgjedhje, 9 për qind e maturantëve rezultojnë mbetës, dhe 5 për qind rezultojnë të kenë arritur notat maksimale.
“Akoma nuk është futur koncepti që atë kujdes që kanë ndaj letërsisë maturantët gjatë viteve ta kenë edhe ndaj lëndëve me zgjedhje. Rezulton rreeth 9% ngelës dhe 5% me nota mbi nëntë”- tha Arben Fagu, nga MASH.
Sipas tij, brenda kësaj jave pritet të fillojë shpërndarja e formularit A2, në përbërje të të cilit do të ketë më shumë programe studimi të renditura. Formulari është i një rëndësie të vecantë, pasi në bazë të tij maturantët do të rendisin dhjetë degët sipas preferencave.
“Në datë 22 e marrin maturantët. Ne jemi pak më përpara. Sa më shumë tua lësh në dorë aq më mirë është se konsultohen, mendojnë, rishikojnë. Ka rrezik ta nxjerrim shumë shpejt. Do luftojmë ta nxjerrim brenda kësaj jave”- tha Fagu.
Ndryshe nga vitet e kaluara kur maturantët edhe pse ishin mbetës kishin mundësi për të zënë një vend në universitet, tashmë me ndryshimet e reja, ata nëse rezultojnë mbetës në një provim humbasin të drejtën për të aplikuar duke humbur një vit.lajmifundit
Similar topics
» Matura, publikohet formulari A2
» Matura, plotësimi i formularit A2, fundi i javës që vjen
» Tokelau, kombi 100 për qind diellor
» Studimi, 30 për qind e gjimnazistëve në Tiranë, kryejnë seks në pub-e
» Bulqizë, 15-vjeçari qëllon me armë brenda shkollës
» Matura, plotësimi i formularit A2, fundi i javës që vjen
» Tokelau, kombi 100 për qind diellor
» Studimi, 30 për qind e gjimnazistëve në Tiranë, kryejnë seks në pub-e
» Bulqizë, 15-vjeçari qëllon me armë brenda shkollës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|