This is a Hitskin.com skin preview
Install the skin • Return to the skin page
Demokratët marrin bashkinë e Tiranës pas më shumë se një dekade
Faqja 1 e 1
Demokratët marrin bashkinë e Tiranës pas më shumë se një dekade
Kolegji Zgjedhor rrëzoi të premten kërkesë padinë e Partisë Socialiste për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së, që shpalli kandidatin e mazhorancës Lulzim Basha fitues të garës për Tiranën, me 93 vota më shumë sesa kandidati i opozitës Edi Rama.
Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë kërkesë padinë me të cilën PS-ja kërkonte detyrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të shqyrtonte pavlefshmërinë e rezultatit në 284 qendra votimi në Tiranë.
Relatorja Sashenka Jonuzi tha se padia është bërë jashtë afateve ligjore të dorëzimit. Përfaqësuesit e PS-së në seancën e Kolegjit u larguan menjëherë pas publikimit të vendimit, duke mos dhënë asnjë deklaratë për median.
Vendimi i sotëm i jep fund sagës së zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës, duke bërë që demokratët të marrin kryesimin e kryeqytetit, pas një qeverisje prej më shumë se një dekade nga socialistët dhe kryetari i tyre Edi Rama. /Telegrafi/
Similar topics
» KQZ nuk pati votat e mjaftueshme te miratonte aktin per keshillin Bashkiak te Tiranes
» Lulzim Basha betohet si kryetar i bashkisë së Tiranës: Fushata mbaroi, tani nis puna
» Grabitja me vrasje në argjendari, 50 të shoqëruar në policinë e Tiranës
» Policia e Tiranës jep versionin: Ja si e vranë me 5 plumba Arjan Selimin
» Tutor i dy prostitutave në Durrës, arrestohet oficeri i policisë së Tiranës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi